VIDEO/ Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Anëtarësimi i Shqipërisë do ta forcojë BE! Në 2 muaj është bërë më shumë se në 15 vjet

17 Dhjetor 2024, 09:40Politika TEMA
VIDEO/ Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Anëtarësimi i

Shqipëria hapi negociatat për një tjetër grupkapitull atë të ‘Marrëdhënieve me jashtë’. 

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit është përshpejtuar në mënyrë të jashtëzakonshme, falë angazhimit të Hungarisë dhe presidencës së saj.

Szijjártó nënvizoi se Shqipëria ka bërë më shumë përparim në 2 muajt e fundit sesa në 15 vitet e kaluara, duke hapur dy grupkapituj të rëndësishëm për anëtarësimin në BE.

“Pas 6 muajsh përpjekje mund të them që kemi arritur që të kemi një arritje për ne. Në mënyrë që të shpejtojmë aksesin për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me presidencën hungareze kemi arritur ta shpejtojmë.

Sa i përket vendeve të rajonit, ne arrijmë ta kuptojmë shumë mirë, paqen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne i detyrohemi një far respekti ktyre vendeve dhe ky proces i ka pasur datat e shtyra. Prandaj ne do të donim që të gjitha vendet e BP të ishin pjesë e BE. Në 6 muajt e fundit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar procesin e zgjerimit.

Për Shqipërinë në 2022 filluan themelin negociatat, ndërsa në dy muaj kemi pasur dy konferenca ndërqeveritare dhe janë hapur dy grupkapituj. Më shumë kanë ndodhur në dy muaj se 15 vjet. Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer. Ndaj po e hapim këtë grupkapitull sot që Shqipëria të ecë përpara. Herën e fundit para 3 vitesh që ne hapëm një grupkapitujsh për Shqipërinë, është interesi ynë i përbashkët që ky vend të arrijë.

Kompanitë hungareze tani janë pjesë e tregut shqiptar. Një nga kompanitë e Telekomit është prezente. Duke pasur parasysh, qeveria shqiptare dhe hungareze nënshkruan një marrëveshje jo para shumë kohësh për të trajnuar administratën”, tha ai.

7 Komente

  1. E
    Eri

    Nuk na mbetet vec te themi me te madhe, THANK YOU HUNGARY!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir, ish Turk

      Faleminderit Janosh

      Përgjigjjuni
      1. n
        na ishte nje here...Johannes Hahn

        Janosh kodoshi nuk e di ndoshta se Turqia ka nga 2002 me shale hapur (negociata te hapura) me BE e as nuk duket anetaresim gjekundi! Kjo BE qe me anetaresimet e fundit te Rumani

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fener Zizi

          O Naishte ,edhe Motra jote keshtu na pret me shale hapur, eshte normale ne Perendim.

          Përgjigjjuni
        2. n
          na ishte nje here...Johannes Hahn

          Fenero, ke pare vehten ne pasqyre e ke shkru per vehten ato brrockulla sepse une nuk kam moter. Te fala nga shpia...

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vitet e Pritjes .......per te hyre ne BE

            Me apo Pa Hungarine vendi i Rajonit eshte ne BE sidomos per popujt qe e kane shprehur vokacionin per tu bere pjese e EUROPES politike, por realiteti eshte me dritehije ,Shpesh fjaleve te bukura per mbeshtetje dhe Anetaresim te shpejte iu ben hije te zeze Organizimi i dobet shteteror dhe korrupsioni ne keto vende qe kane pasur kohe boll te pastrohen nga keto fenomene , psh vetem SHQIPERIA ka konsumuar 35 vjet demokraci dhe akoma nuk ka nje date per antaresim , e pra koha ka qene e bollshme por deshira ka munguar dhe kur themi deshira ,kuptojm mungesen e vullnetit te nje nje klase te tere politike qe e nisen me 90 dhe akoma aty jane e nuk kane ikur dhe me gjase po nuk u futen te gjithe brenda ose te largohen me deshire si gjest i vullnetit te mire aty edhe do te vdesin duke e kaleruar kete popull, kush ne pushtet e kush ne opozite e vazhdojne te shijojne privilegjet e Talljes me interesat e Popullit duke e servirur kete TALLJE si gjasme " POLITIKEn E .DITES".Nga ana tjeter vullneti proBE ne popull nuk eshte edhe aq deshire integrimi ,(Kujtojme ketu qe ka plot popuj te zhvilluar europiane qe nuk ua ndjen shume per BE)se sa nje thirje per ndihme e lexuar mes reshtash qe fsheh paaftesine dhe pamundesine e popullit qe ta Beje SHqiperine si BE AI VETE , pa Pritur meshire nga BE.Dhe duke folur per vet BE , deklarata e ministrit se ne keto 6 muaj Shqiperia ka ecur sa 15 vjet tregon qarte qe edhe BE ajo vet nuk ka ndonje deshire te zjarrte per ta futur Shqiperine ne gjirin e saj dhe se kjo ceshtje po rezulton me shume se merite ceshtje LOBINGU dhe Interesash dypaleshe ndershteterore sesa merite e mirfillte , ndersa ne arenen nderkombetare po te mos ishte Konflikti Rus , as qe do ti rruhej askujt per" Shqiperine Evropiane te enderrave te nje nate Dimri"dhe as per kete popull te vogel problematik ne kete qoshe te Ballkanit, Por edhe Ky miku jone Szsijarto me kete supermbeshtetje e ka nje hile brenda , kur thote qe BE behet me e forte me Shqiperine brendda , kjo duket si tallje kur te gjithe e dine dhe e thone qe nje zinxhir eshte aq i forte sa eshte e forte hallka e tij me e dobet , e pra Shqiperia nuk i ka letrat ne rregull qe te jete Hallka me e forte e BE

            Përgjigjjuni
            1. A
              Alba-Free

              Respekt per Hungarin dhe Hungarezet...sepse kane Bere ate qe nuk e kane bere "Miqete" e medhenje te Shqipetareve.........

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje