
Zyrtari i partisë ‘Djathtas 1912’, Edvin Kulluri, është shprehur se se PD ka rënë në nivelin e rreth 31% të votave, ndërsa partitë e vogla janë rritur në 20 %.
Komentet Kulluri i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, ku tha se rritja e partive të vogla para zgjedhjeve, është më e madhja në një kohë kaq të shkurtër, shkruan A2 CNN.
Kulluri tha gjithashtu se rënia e PD i dedikohet ciklit të mbyllur të Sali Berishës në krye të PD-së dhe luftës së brendshme gjatë këtyre viteve në këtë forcë politike.
“Sondazhi i fundit tregonte që me një pjesëmarrje diku te 60 %, PS është diku te 48.5 %, PD është 30.7 apo 31 %, ndërsa partitë e reja ishin diku te 20 % e votave. Ka ndodhur nga nëntori në dhjetor, për një muaj janë rritur nga 14 % në 20 %.
Shtimi i votave ka qenë shumë i shpejtë për partitë e vogla. Kjo shpjegohet me ciklin e mbyllur të Berishës në krye të PD-së, gjithë krizën që ka kaluar PD në këto 7 vite. Mos mendo se shikojmë vetëm ne të dy, shikojnë edhe njerëzit, ata mendojnë më shumë se ne për politikën.
Njerëzit e vuajnë në kurrizin e tyre politikën e një vendi. PD ka rënë me 400 e ca mijë vota gjatë krizave të veta. Por PS ka një specifikë që është pak më solidare si parti, pra solidaritetin e kanë mënyrë funksionimi të vetën. PD është më liberale”, tha Kulluri, shkruan A2 CNN.
O Kullur,te kam ndjekur diten e sondazhit.Nuk je realist ne gjetjet e sondazhit.Te mos u genjeje mendja se ini vertet 20 %..Dardha e ka bixhtin mbrapa.Ato jane votat e pd dhd pd do i mate prape.
Mire e Kullur! Partit e vogla! Tik Llapja - veze e prishur, mashtrues natyral, po bene namin! Anetaret I japin 10000 Euro ne muaj??! Mendo sa I jep vjerri prokuror I denuar per korrupsion, per te pastruar ato te shkretata e fshehura!
E ka kapor shume mire si teme Kulluri por nuk ka shpjeguar arresyen se perse PD-ja ka rene!E thene ndryshe Saliu bashke me sojin e Kullureve jane xhaketa te kthyme e per rrjedhoje edhe fshatari me i humbur si puna e Ermal Peçit e deri tek Roland Qafoket u ka humbur besimi se opozita mund te behet pa nje ridjegje apo shkaterim te Shqiperise.Ndaj o Kullur mos na hap barkun por hapini rruge te rrinjeve me ideale qofte me djathta apo te majta qe ky vend te shkoje perpara drejt shoqerive te emancipuara duke çuar te rene ne fshatrat e Shqiperise dhe jo duke sjelle frymen fashatareske ne kryeqytet. Emancipimi shoqeror mund te sjelle ndryshimin ne Shqiperi e jo ju xhaketat e kthyeme.
Do fitoni me 36 Gusht
Kullurja shpreson ne nje numurim perfekt votash, Sala vertet e shkerdheu PD. Partite e vogla do grabiten ne vota dhe per rrjedhoje votat e tyre do tu kalojne kryesisht PS. Ndekohe vete PS punon dhe qeveris vetem per te fituar vota, mos kujtoni se mendon per pensionistet. Prandaj Kullur deklaro qe tani humbjen e opozites.