Spahiu: Përplasja e Gjykatës Lartë me Kushtetuesen, rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë

16 Dhjetor 2024, 22:18Politika TEMA
Spahiu: Përplasja e Gjykatës Lartë me Kushtetuesen, rast i

Kriza me Gjykatën Kushtetuese dhe çështjen e mandatit të kryetares së këtij institucioni Holta Zaçaj u diskutua mbrëmjen e sotme në një emision televiziv.

Juristi Kreshnik Spahiu e cilëson përplasjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si një rast të paprecedent në historinë e Shqipërisë, duke e lidhur me përpjekjet për të zëvendësuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, dhe disa anëtarë të tjerë.

‘Me gjithë debatin që po ndodh. Të gjithë në fakt kanë një të përbashkët, që në vetvete ka një vullnet dytësor që të zëvendësojë anëtarët e GJK dhe kryetaren. Nëse ndryshohet kryetarja e GJK dhe hiqet para afatit e njëjta praktikë do ndiqet dhe për 3 të tjerë Toskën, Becin, Bejtja. Shkon efekti zinxhir. Toska dhe Beci shkojnë me të njëjtën praktikë si Zaçaj. Nuk shtrohet fjala për një njeri apo 6 muaj mandat.’

Ai paralajmëron për një efekt zinxhir nëse kjo ndodh, duke theksuar se veprimet janë të motivuara politikisht dhe të lidhura me konjuktura brenda llojit.

‘Kur thuhet 2028, pyetja është që në 20208 punon apo nuk punon. Për të gjithë injorantët kur përfshihet viti ushtrohet detyra dhe nuk mbaron. Përfshihet brenda ushtrimit të detyrës. Kjo nuk është zëvendësuese e Tushes, nuk ka marrë mandatin e saj. Nxitimi është për dhjetëra arsye. Nuk ka ambasador amerikane. Janë para zgjedhjeve. Këtu kemi një deklaratë ku konsiderohet GJK para 10 ditës gjykatë naziste dhe Zaçaj drejtuar puç shteti, deklaratë e kryetarit të opozitës. Këtu ka absolutisht bashkim interesash politik dhe konjukturave brenda llojit.’

Ai nënvizon ndikimin e drejtpërdrejtë të SHBA-së në drejtësi dhe e quan përpjekjen për të larguar Zaçajn si një akt politik që ka hapësira ligjore për t’u sfiduar. Ndërkohë, ai kritikon edhe deklaratat ekstreme që kanë etiketuar Gjykatën Kushtetuese si “naziste” dhe e sheh këtë situatë si një bashkim interesash politike.

‘E di nga ka ardhur Zaçaj? Nga SHBA. Në Shqipëri Boston dhe SHBA më të rëndësishme se hëna. SHBA kanë ndikim të drejtpërdrejtë në drejtësi, këta po shfrytëzojnë një vakuum. Holta Zaçaj po hiqet për shkak të një vullneti politik. Hapësira ligjore ka shumë.’

5 Komente

  1. Z
    Zazaza Cecece

    O Kreshnik, ketu ja ke fut komplet kot fare. Olta Zaçaj nuk duhet te ishte zgjedhur fare aty ku eshte. Eshte juriste e paafte dhe pa principe, intrigante e paarritshme, hajdute e madhe dhe grua e piset. Ka qene gjithmone sinonimi i deshtimit ne jete. Olta Zaçaj ne GJK eshte perdhunimi me i madh qe mund ti behej GJK. Tani ti po merresh nese perdhunimi po ndodh me kanatiere vesh apo çvesh.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zazaza Cecece

      O Kreshnik, ketu ja ke fut komplet kot fare. Olta Zaçaj nuk duhet te ishte zgjedhur fare aty ku eshte. Eshte juriste e paafte dhe pa principe, intrigante e paarritshme, hajdute e madhe dhe grua e piset. Ka qene gjithmone sinonimi i deshtimit ne jete. Olta Zaçaj ne GJK eshte perdhunimi me i madh qe mund ti behej GJK. Tani ti po merresh nese perdhunimi po ndodh me kanatiere vesh apo çvesh.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zagali

        Zaçaj te hiqet menjehere se mbaroi mandatin.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...

          Viti nuk është datë, o Kreshnik, është periudhë kohe me 365 data, si shekulli i ndarë në 100 vite, ku sejcili vit ka nga 365-366 data. Nëse, ju, juristët e përcaktoni kështu, si thoni ju për ne injorantët, ju qofshi; kini lënë një fashë shumë të gjerë për korrupsion (plot 365 data të përfshirë në një vit që cilësohet e që përmbledh një periudhë). Vendimet përcaktohen me data, ose cilësohen: gjatë gjithë vitit, deri në datën x etj, Tiranë, më 1 janar 2025 (kjo është datë, më duket). Fjala "deri" në shqip është kufizuese e pjesës pasardhëse të shprehjes.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli

            Kjo eshte injorante ne fushen e drejtesise,o Kreshnik djali!!!Si ka patur mundesi qe ka penetruar ne ate zgjedhje qe eshte bere o Kreshnik djali!!!Kur arrin gjykata kushtetuese te drejtohet nga nje cope mishi me dy sy,nuk mund ta kuptoj une,qytetari i thjeshte drejtesine,dhe per me teper Gjykaten Kushtetuese!!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje