Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha pas mbledhjes së qeverisë se u miratua pr.ligji për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e Urës së Bunës, projekt i dakordësuar gjatë mbledhjes së qeverisë me atë të Malit të Zi.
Me gjatës 310 metra, kjo urë, tha Balluku do të shkurtojë në mënyrë shumë të ndjeshme distancën mes dy vendeve duke ndihmuar turizmin.
“Kjo urë do të ndryshojë të gjithë mënyrën e komunikimit midis dy vendeve, të cilat kanë 34 km plazhe të cilat për t’i aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km.
Ndërkohë që me ndërtimin në urën e Bunës, me 310 metra do të përshkruhet në vetëm 2 minuta. Rezulton që investimi të shkojë diku tek 1.5 miliardë lekë që do të ndahen 50 me 50 mes të dyja vendeve” tha Balluku.
Shtetarë e politikanë shqiptarë, kudo që veproni: Go forward! Harry up! Përpara, nxitoni! Ditë të mira do të vinë për gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë në Ballkanin Perëndimor. Ky by-pass, pra Velipojë-Ulqin; Hekurudha Porto Romano-Porti Thatë Prishtinë, Autostrada Shkup-Qaf Thanë në kuadrin e Korridorit VIII, etj si këto, edhe pse hëpërhë projekte, duke u realizuar do t'i bëjnë kufijtë shtetërorë, që derimë sot i kanë ndarë shqiptarët padrejtësisht, edhe në kuadrin e BE, do të jenë një formalitet. Sa më shpejt të realizohen ato, aq më afër do jenë dhe ditët e atij bashkimi real, të shumë dëshiruar e të shumë pritur.

Nje super projekt
Nuk eshte i pranueshem per ne ky term - Ballkani Perendimor. Shpesh here vete Europianet e Brukselit e kane quajtur Europa Juglindore - South East Europe. Etiketimi i Gadishullit Ilirik, Ballkan Perendimor eshte shqetsues per vete faktin qe e lidh kete rajon me Turqine, (ballkan ne turqisht do te thote mal). Nuk ka pse te imponohet emertimi turk ndaj atij europian ose edhe shqiptar - Gadishulli ILIRIK Perendimor. Historikisht ne Mesjete keshtu eshte quajtuar - Illyrian Peninsula.