
Pas shtatë muajsh në paraburgim për çështje spiunazhi në Shqipëri, Svetlana Timofeeva kërkon ndihmë shqiptare për azil politik, me arsyetimin se nëse esktradohet në Rusi , atje do t’i rrezikohet jeta nga persekutimi.
Përmes një letre të gjatë të firmosur nga avokati Isuf Shehu, 34-vjeçarja që konsiderohet si spiune nga prokuroria e Elbasanit, shpjegon se gjatë vitit 2018 ka dalë haptazi kundër Putinit dhe për këtë shkak drejtësia ruse e kërkon për akuzën e marrjes së paligjshme të informacionit.
“Federata Ruse ka paraqitur kërkesën për ekstradim për një vepër me karakter politik, pra kërkohem për qëllime politike”, shkruan më tej Timofeeva, në kërkesën për azil të dorëzuar drejtorisë së përgjithshme të zhvillimit për migracionin dhe azilin si dhe policisë së kufirit në Tiranë.
Duke kujtuar konventën evropiane, si argument tjetër të persekutimit, Timofeeva shton bindjet e ish-bashkëshortit, që e konsideron një përkrahës të Putinit. Bindjet politike, nënvizon 34-vjeçarja e arrestuar në Shqipëri, së bashku me Mikhail Zorin dhe Fedir Aplatov, ishin shkaku kryesor i divorcit.
Duke e barazuar misionin e medias me atë të blogerimit, e dyshuara si spiune në Shqipëri, kujton dënimin në 6 korrik 2020 të gazetares Svetlana Prokopyevën, e cila mbas një transmetimi ku kritikoi në radio klimën represive në Rusi, u dënua nga një gjykatë ushtarake. Timofeeva parashikon se edhe ajo do t’i nënshtrohet trajtimit çnjerëzor dhe torturues, në rast se ekstradohet.
Timofeva, Zorin dhe Alatov po përballen me gjykatat shqiptare për dyshimet e spiunazhit. Ata u kapën në flagrancë në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh duke fotografuar. Ndërsa në sendet personale të tyre u gjetën mjaft matëriale të tjera të disa pikave të rëndësishme që njihen si infrastrukturë kritike.
Eshte spiune apo e dyshuar per spiune? O njerez shkruani me pergjegjesi!
Po car kar pergjegjesie mer daj, Kto i mbajten sa kohe brenda per spiune te rrezikshem. Sikur ka mbet sekrete te medha ushtarake neper tunelet e shembura te shqiperise qe i interesuakan Rusit , kinezit apo afrikes. Po kto jau bene me zi se ne kohen e Enverit.
Kush kupton se ndersa akuzohet per spiune tani del qe nuk qenka spiune e keqe prandaj dhe kerkon ta mbroje shteti shqiptar?!!!!
Présumé de innocence do te thote qe zonja eshte e pafajeshme deri ne momentin qe drejtesia e shpalle fajtore si spiune apo i jepe pafajsine nje journal serrioze si i zotit Baze nuk duhet te beje te tilla gabime....
Ka te drejten e vet per Azil ne Shqiperi . Deti ,ushqimi ,dashuria e shqiptareve ,pallimi si ja don loqka ,cfar do deshironte me shume nji spiune profesioniste e dekonspiruar nga jeta ? heh . bo mi qejf ne shqypnie
Hajde lojë, hajde…….??? !!! Një kamuflim një çikë si nga Vuqidoli dhe nga Qepani. Sikur të ishin në mëndjen e dy idiotëve patologjikë, Mond Spaho dhe Aldo Bumçi.
Kjo eshte per te qeshur. Po pse budallenj na dine ne Ruset??? U mundua shume kjo per te gjetur kete alibi??? Spiunia Ruse kerkon azil ne Shqiperi se i "rrezikohet jeta" ne Rusi?????? Hajde mendje hajde. Kesaj i thone qe ti japesh gjarperit strehe ne Shqiperi.
Shqiperia nuk ka pse te merret me kete spiunen. Kjo le te shkoje te kerkoje strehim politik ne ndonje ambasade Perendimore aty ne Tirane , te aplikoje per Azil politik ne vendet e EU-se, por jo ne Shqiperi Shqiperia ti japi nje afat per 3 muaj dhe pastaj ta nxjerri jashte Shqiperise , pa hezitim
Kjo "spiunia e Putinit" qe "kishte ardhur per te kryer akte sabotazhi" e qe aq shume shkrime ju kushtuan ketyre perrallave nga Uturaku mediatik i pushtetit...po na kerkon Azil per tu mbrojtur nga Putin! Tani kjo ka vene ne hall Endrush Fugacen se si ta arnoje ne nje fare menyre ate Rrecke rrenash qe ka thurur rreth asaj "Agjentes se Putinit" para ca muajsh...
kjo ska lidhje me spiunen po fare fa54e ,mjzfton te shohesh faqet e saj ne internet per t ekuptuar qe kjo kete gje e ka bere edhe ne rusi ,sipas kesaj logjike ka spiunuar vendin e saj ?? kesaj realisht i rrezikohet jeta ne rusi pasi e akuzojne per hyrje te paautorizuar ne objekte te rendesise se larte.......lereni rehat njeriun e shkrete ....cspiunim do bente tek ato baza te mbaruara ky u kap kjo ....budallalleqe
Epo taman si ne kohen e XHAXHI ENVERIT!