Misteri i molotovistëve italianë në protestën e 8 majit

10 Maj 2026, 19:10Politika TEMA

Misteri i molotovistëve italianë në protestën e 8 majit

Nga Ylli Pata

Në protestën e PD-së në mbrëmjen e 8 majit, mediat i referohen policisë së janë kapur tre të rinj italianë, që ishin aktivë në hedhjen e molotovëve.

Të dhënat mbi identitetin italianëve janë të pakta, megjithatë kanë nisur të jepen hipotezat e “zakonshme” nëpër emisionet e ndryshme televizive mbi këtë rast, që mund të përbëjë apo jo një fenomen.

Megjithatë, ka një indicje, madje disa që kryqëzon një realcion të çuditshëm të establishmentit të Sali Berishës me segment politikë italianë.

Prej disa vitesh tashmë, është vënë re një fenomen i çuditshëm, mediat italiane që janë përgjithësisht pranë së majtës, apo të lidhura me segmente politike të së majtës, e kanë bërë stacion permanent selinë e PD-së dhe zyrën e Sali Berishës.

I cili intervistohet sa herë ka shkrime, reportazhe apo dokumentarë të këtyre mediave. Nello Troçhia, gazetari italian që shkroi librin e “famshëm” për takimin e Aruba-s, ku sipas tij mblidhet kupola e madias shqiptaret, përpara se ta hidhte në botim, erdhi në Shqipëri, ku të vetmin person të rëndësishëm që takoi ishte Sali Berisha.

Është një fenomen i çuditshëm, se mediat e majta, që kryesisht janë të lidhur me radikalët populistë të “Movimento 5 Stelle” të Giusepe Conte-s, kanë një marrëdhënie të rregullt me Sali Berishën.

Ndërkohë mediat pranë qendrës së djathtë, përkatësisht pranë koalicionit qeveritar të Giorgia Melonit, si Il Giornale, Libero, apo edhe televizionet që i përkasin këtij harku politik, intervistojnë rregullisht Edi Ramën.

Ka prej dy vjetësh që Shqipëria u kthye në kalë beteja në politikën italiane, si pasojë e pilemikave dhe përplasjes mbi kampin e Gjadrit, që u ngrit pas një marrëveshje ndërmjet qeverive të Tiranës dhe Romës.

Ky relacion ndërmjet mjediseve të së majtëve radikalë në Itali dhe PD-së, është vënë re edhe në aktivizmin online të këtij mjedisi që është mjaft aktiv në rrete sociale.

Ndërkaq, edhe shqiptar që jetojnë në Itali, kryesisht në moshë të re, të cilët janë aktivistë të të majtëve radikalë italianë, janë vënë re në mjedisin shqiptar me komentet e tyre.

Sipas të gjitha gjasave, filli bashkues më shumë se një simpati për opozitën e Berishës, duket një inat me Edi Ramën që ka lidhur relacion me Giorgia Melonin.

E majta në Itali, është mjaft e pasur me element, qëndrime dhe ideologji radikale. Madje kohët e fundit, këto qëndrime, kryesisht kundër Izraelit, apo për çështe idologjike si “të drejtat themelore” po kthehem në kalin kryesor të betejës. Duke u kthyer në një kalë beteja në liftën për lidershipin e opozitës përpara zgjedhjeve parlamentare që mbahen në mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, e majta italiane ka një traditë të gjatë, madje që e pasuron në vazhdim me aktivizmin e dhunshëm e anarkik. Rasti më i fundit i bujshëm ishte ai i manifestimeve me rastin e 25 Prillit Ditës së Çlirimit nga Fashizmi, ku aktivistët e të majtës radikale dëbuan nga kortetë e tubimeve italianët me origjinë hebreje që i përkasin të majtës. Emanuele Fiano, ish-parlamentar i Partisë Demokratike, partia më e madhe e së majtës italiane, i biri i një të mbijetuari të holokaustit, u dëbua nga tubimi në Milano, sepse mbante stemën e brigatës antifashiste hebraike që ka qenë pjesë e rezistencës në Luftën e Dytë Botërore. Ndërkaq, elementët, apo grupet radikale të kësaj të majte janë të njohur edhe jashtë Italisë.

Ilaria Salis, një europarlamentare e Aleancëss ë Majtë, pjesë e grupeve radikale, u arrestuar në 2023 në Budapest, pasi ishte pjesë e grupeve që u përplasën gjatë një manifestimi kundër të djathtës ekstreme.

Salis u dënua nga një gjykatë hungareze dhe rasti i saj u bë mollë sherri me qeverinë hungareze të Victor Orbanit në atë kohë.

Ndërkohë, aktet e dhunshme në manifestimeve në qytetet italiane janë të zakonshme nga repartet radikale të majta. Siç janë gjithashtu, edhe nga mjaft grupe të djathta, të cilat gjithashtu janë të ashpra, të dhunshme, e në disa raste edhe vdekjeprurëse.

Por Italia është një vend i madh, ku grupet apo ideologjitë radikale, edhe pse herë pas here janë prezente më shumë, apo kanë pasur relevancë, ata s’janë bërë shumicë. Kjo sepse ekziston një shoëqëri e pjekur dhe civike e moderuar, si dhe ka institucione të forta e një shtet të konsoliduar. Në Itali, gjithmonë ka dominuar ai grup që ka arritur të kapë qendrën e moderuar të vendit.

TemA

25 Komente

  1. K
    Klasa e parë

    Traktoristëve më mirë

    Përgjigjjuni
    1. -
      ----------------------

      ------------------

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        5 Stelle paguhet nga kinezet. Normale qe do ndihmojne komunistin breisha.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

          Ouuu, një Berishist i majte ketu, nuk ta paska pelqyer komentin o Loni. Berisha ka qenë është dhe do të vdesë anarkist radikal i majtë. Kjo duket edhe nga protestat që organizon. Tipik komunist anarkist. Por debilët që ka në PD nuk para marrin vesh nga "majtas-djathtas". Ata janë analfabetë që urrejne regjimi e Enverit Hoxhës, jo sepse Enveri ka qenë i majtë, por sepse kane patur probleme me kryetarin e kooperatives, ose kryetarin e keshillit, ose me sekretarin e byrose se kooperatives. Ata nuk e kane idenë nëse një program partie është i majtë apo i djathtë. Saliu iemban me gajret, dhe Saliun njohin. Problemi qëndron Tek ata qe gjoja jane te aresimuar, si Alimehmeti, Tabaku, Baz Gardhi e me radhë. Nuk flas per spiunin Edi Paloka, të trashin Nul Noka, Katunarin Xhelal Mzati, apo dy Kerriçët - i Faros dhe i Këlliçëve. Flas per ata qe dine të lexojnë dhe perseri shkojnë mbas Komunistit Katunar Sali.

          Përgjigjjuni
      2. N
        Napoleon

        MOLOTOVISTE MO M O L O T O V I S T E T. , JO MOLOVISTE

        Përgjigjjuni
        1. A
          AI

          Fija apo filli qe i lidh e ka nyjen ne MOSKE. Ish luftetare italiane ne radhet e ruseve kunder Ukraines, jane kthyer ne Itali e angazhuar ne "protestat" kunder qeverise Meloni. Jane ata qe rekrutojne te rinj IDIOTE, dhe u mesojne luften guerrilase kunder forcave te rendit.Jane te njejtat taktika te Albin kurtit kur ishte ne opozite e te protestave antiqeveritare neper Ballkan sidomos. Nuk duhen nenvleresuar.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emigrant

            Pirth o pirth o gazetar leshi Movimento 5 yje nuk esht radikal por eshte ajo qe u dha fukarenjve dinjitet ju dha per te ngren gjeri sa te gjenin pune Dhe ata skan asnji lidhje me radikalet Ishte ajo qe detyroj pundhenesit te jepnin pagen sendikale te gjitheve puntoreve Prandaj gjejeni kush i paguan keta molotovist dhe mos akuzoni kot

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigrant

              Pirth o pirth o gazetar leshi Movimento 5 yje nuk esht radikal por eshte ajo qe u dha fukarenjve dinjitet ju dha per te ngren gjeri sa te gjenin pune Dhe ata skan asnji lidhje me radikalet Ishte ajo qe detyroj pundhenesit te jepnin pagen sendikale te gjitheve puntoreve Prandaj gjejeni kush i paguan keta molotovist dhe mos akuzoni kot

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali ram shiqere birisha

                Emigrant,,te pjerdhsha 5 Stellen,,,dha rediti di cidatinanza jugut për vota,,Sali Berisha i dytë që blinte votat,,,për cilët fukarenj për napolitanet,,qe skan punu mai her ne jeten e vet,,vetem qyl nga shteti,,,e boni grop shtetin me reditin e citadinances,,,i msoi robt demebela,,nuk punonte mi njeri,,bravo melonit që e hoqi per parazitet,,,

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigrant

                  E ku di gje o koqe Reddito i citadinanzes beri qe pundhenesit tu jepnin hakun puntorve o koqe A e di ti qs nji puntor ne jug nuk futej ne rregulla nga pundhenesi dhe rrogen ja jepte ne dor 800 apo 900 euro Dhe kjo beri e puntoret e kishin me mir reditin sasa te masakroheshin ne pun Por kjo pati te mirat e veta tregu i punes u rregullua rroga e puntoreve u ngrit menjihere dhe te gjith u futen ne rregulla Dhe rediti u eliminua ne maksimum Ti koqe do jesh ndinji qe ke ngrit ndinji dite private ndertimi dhe je mesuar te mos i paguash mir puntoret Dhe bravo 5 stele per kete ligj

                  Përgjigjjuni
              2. E
                E Verteta

                Thjeshte fare PD eshte parti komuniste dhe domosdo qe lidhet me part idhe media te majta

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asgje e vertete

                  Italianet nuk behen pis per salikermen

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emigranti

                    RAI 3 i komunisteve sa here flet per Shqiperine, intervistat i ben me berishen, lubonjen qe flet kodra pas bregut, ate nofull madhen, shtrembesiren... Lalen. NUK KA tv ne Europe e as ne bote qe ta shaje Shqiperine me shume se Rai 3 Ndoshta ne Shqiperi ka, nuk e di. Nje e dy dhe Narko shtet, narko shtet, dhe kjo sa here qe Shqiperia duhet te nenshkruaje ndonje dokument te rendesishem e te beje hap perpara per ne BE.Kjo eshte e qellimshme, keq dashese . Keta me siguri qe i paguajne dhe mire , ndoshta Putin osé Serbet, ata nuk e duan Shqiperine te ece perpara. Nuk ka shpjegim tjeter kjo pune. Nese nuk quhen ANTISHQIPTAR keta... me thoni cfare ben me shume nje ANTISHQIPTAR? Kaq kane mundesine... kaq bejne. Armiku, me shume nuk te ben dot ne kohe paqeje.

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Analist

                    Cfare thame e cfare beme.ku e kishim fjalen e ku vajti.Nuk kuptuam dot kishte italiane ne protesten e salit kush i solli perse ju dogj barku sa u paguan a duhet te vijne italiane te hedhin molotove mbi policine e mbi institucione e te tjera.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Seti

                      Nuk keni kuptuar asgje. Thjesht jane njerez dhe nese jane italiane akoma me mire se e kane kuptuar qe rama eshte super i korruptuar dhe protestojne. Kaq e thjeshte eshte. te gjithe duan ta heqin ramen, vec se nuk dalin per shkak te berishes. Italianeve nuk u rruhet per berishen, dhe me kete rast shkojne ne proteste

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Don

                        Ti qenke trushperlare fare 2 1 =3 5

                        Përgjigjjuni
                      2. K
                        KOCI BAKO VFLP

                        Je kokra e injorantit politik o Ylli.Pa marë mundimin për ta çuar deri në fund leximin arrijë të kuptoj injorancën tuaj politike.Je i vetmi sahan lëpirës në gazetari.Çfaqi e mbro bindiet tënde politike por mos bëjë lis forcat e tjera politike.Sa për kujtes e majta nuk është trendi si modelet e fustaneve ,pantallonave apo këpucëve ,por ajo është IDEAL I PROLETARIATIT.TË majtat e sotme nuk jan si ato të fillim shekollittë 19 ,sepse ato sollën në pushtet proletariatin doni apo jo ju dhe takëmi tuaj.Ju me këtë logjikë e bëtë NËNËN LAKURIQ NË SYTË E BOTËS.

                        Përgjigjjuni
                        1. .
                          ...

                          Ama analizë që i ke bërë të majtës italiane dhe të djathtës shqiptare, o Ylli, s'ka të dytë. I lidh radikalizmi, nuk ka rëndësi arsyeja, por se ç'lidhje kanë këta të majtët italianë kundër agresivitetit Izraelit dhe pjesëmarrjes së tyre në trupat pushtuese ruse ndaj Ukrainës, lexuesi duhet t'i marrë me mend. Ha, ha, ha, kjo ndoshta, sipas artikullshkruesit, lidh anarkistët (të majtët janë kundër anarkizmave) italianë të stërvitur në Ukrainë prej rusëve, për të ndimuar të djathtën shqiptare me molotovistë të paguar, për inat të të majtës shqiptare që bashkëpunon me Melonin!!!. Pse, mo, kështu veprojnë partitë? Një konspiracion i vërtetë. Të "majtët", që person numur një kontakti kanë Berishën, janë aristokracia, jo udhërrëfyesi i të majtës italiane, as A.Gramshë. Janë siberishas (mohues si shën Pjetri).

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lubi Malltezi

                            Jane te paguar nga sperma serbe Shkelzen Karadzic 300-500 euro ne muaj qe te hedhin molotove gjate protestave.Kete pune mund tia kishin bere falas serbet se e kane gjak.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kavalioti

                              Debatikasit italiane ne ndihme internacionaliste te kriminelit Berisha...

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Trapajane hesapi

                                Analize e dobet. Rrugace E element te kriminalizuar ka kudo. Edhe ne Itali. Ka edhe element e bandite qe punoje me pagese, pra mercenare. Por kjo nuk do te thote se Jane komuniste. As qe I lidhet fare ideologia komuniste me veprimtari e e tyre terroriste. E kam pare ate emisionin e Rai 3 ku Sali Berisha, Klodiana Lala dhe nje I trete deshmojne per mafien shqiptare. Mashtrime teresisht te hapura Mos doni te thoni qe edhe Klodiana qe I organizon atentatin vehte, eshte komuniste? Per pak Para she's in gjithecka. Ajo wshte zedhenese e krimit te organizuar. Keto emissione te Rai 3 Jane te financuar a nga PD dhe Saliu, asgje me shume. Keshtu edhe rruga et bandite italiane, Jane te blere, mercenare te paguara per kete pune. Nuk Kane te bejne fare me komunistet. Pale, po nxirrni dhe Putini komunist. Po "krasnovi", a eshte komunist? Po ISIS.?

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lexues

                                  Si s’ke turp, sejmen i Rames, qe merr neper goje te majten italiane qe i ka rrenjet tek PCI: Parti parlamentare, qe u distancua nga Moska qe ne vitet 60-te, dhe qe beri lufte pa kompromis kunder mafias, fashisteve, te korruptuarve dhe terroristeve te te gjitha ngjyrave, ne mbrojtje te kushtetutes, njerezve te punes, progresit shoqeror, arsimit e kultures. E majta italiane s’i hedh as qurrat nje dordoleci si Sali Berisha dhe as nje kaposhi qe kendon mbi pleh si Edi Rama.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Ciao Qimo

                                    Gjate i re , por per keto Italianet ketu nuk na the asnje info. Ti kete paguar Saliu thua ?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Analist

                                      Sale Berisha kriminel e ka vendin ne burg shkateroi shqiperine.Vrau shoket e tij me budall Azem e me radhe .Eshte i specializuar per kriminel te vrer aq me teper qe eshte me shkolle dhe gjithe jeten nga fshatar ku lindi ky jetoi ne bllok dhe hengri ushqime te mira e kalori dhe vazhdon te jete i serte dhe i forte.Eshte non grata por harxhoi shume para mbi 20 milion dollare e genjyen lobistet non grata nuk i hiqet me .Ajo(non grata) eshte nje menyre per ti ulur pasurine vet saliut dhe gruas e femijve por nuk arin asgje do e vuaje gjithe jeten qe o zot e paste sa me te shkurter.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Salo Ura

                                        Agjent italian

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje