Kryeministri, njëherësh kryesocalisti Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Elbasan, në kudër të turit të takimeve të quajtuar “Punët e Shqipërisë”.
Duke folur para strukturave drejtuese të partisë, Rama deklaroi se nuk mund të flitet për media të kontrolluara nga pushteti në një vend ku, sipas të dhënave të tij, 57% e portaleve janë kundër qeverisë.
“Ka forca e faktorë politikë, mediatikë dhe socialë që prodhojnë e shpërndajnë në mënyrë marramendëse gënjeshtra, gjysmë të vërteta dhe akuza”, u shpreh Rama gjatë takimit në Elbasan.
Për këtë arsye, Rama u kërkoi socialistëve të Elbasanit që të vijojnë angazhimin e tyre politik pa humbur motivimin, pavarësisht kundërshtarëve politikë dhe presionit mediatik.
“Vakumi i krijuar për shkak se opozita zyrtare është një katastrofë ambulante mund të mbushet me negativitet dhe më pas edhe me një energji që mund ta pengojë në këtë rrugë. Këtu nuk është çështja e aritmetikës dhe as se ne kemi përpara zgjedhje, sepse ne nuk kemi zgjedhje përpara veçse vitin e ardhshëm, kur të kemi vendoret. Ama kjo nuk vë në pikëpyetje shumicën tonë prej 83 mandatesh.
Nuk duhet që kjo atmosferë të na heqë motivimin. Prandaj kam kërkuar që të jemi shumë më afër njerëzve dhe të bisedojmë shumë më tepër për çështjet e mëdha politike dhe shoqërore. Ne duhet të flasim me të gjithë se përse duhet të jenë krenarë që janë pjesë e kësaj familjeje të madhe politike”,- tha Rama.
Gjithashtu, Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër realizimit të “ëndrrës historike” për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se 3-4 vitet e ardhshme do të jenë vendimtare dhe më të vështirat për vendin.
“Nuk kemi qenë kurrë kaq afër realizimit të një ëndrre historike. Hapat e fundit që kemi përpara janë edhe më të vështirat, sepse është faza kur duhet të përputhim të gjithë organizmin tonë shtetëror me atë të BE-së, jo vetëm në aspektin e ligjeve, por edhe të standardeve”, deklaroi Rama.
Kontrolli i qeverise ndaj mediave, nuk matet me lirine e portaleve.Portaleve edhe te duash ti Pallosh , i rruan topet , se ai mund ta publikoje faqen e portalit ne nje server te huaj , paguan edhe nje tarife te vogel per anonimitetin e domainit , dhe as e merr vesh ne emer te kujt eshte rregjistruar.............kontrolli i qeverise matet me televizionet.....dhe 95% e televizioneve ne Shqiperi jane zagare te qeverise....keshtu qe mos keput genjeshtra !!!!!
Maskara i ndyre.
Neser do te thote na pengoi te hyjme ne BE Saliu apo portalet. Me e bukura do te jete kur te thote ne i beme detyrat, por lufta ne Ukraine dhe Iran e kushtezoi Evropen qe te mos merret me zgjerimin. Por ama ne 2037 e vdekur eshte kjo pune. Me ka thene Aleksandr Soros! Ai i di mire keto pune, se 12 yjet ne flamurin e BE jane cifute, madje ne pronesi te babes se tij George Soros! Po ka qe ne 2001 qe tallet me ju o popull i dashur! Te dy, Sali e edvin thone jane ne kilometrin e tyre te fundit... te largimit te tyre nga jeta politike e vendit! Do zoti...
Popull, keta kane ikur me gjithe Saliun por ruhu se mos Saliu ne pd e Edvini ne rilindje emerojne te vetet apo si veten ne krye te tyre! Se te dy kete po luftojne te realizojne!