“Na duheshin 83 mandatet për të çuar përpara integrimin europian”, Rama nga Elbasani: Përfytyroni sikur 9 mandatet t’i kishin molotovarët...

10 Maj 2026, 13:35Politika TEMA
“Na duheshin 83 mandatet për të çuar përpara

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-ë në Elbasan foli për ndikimin e opozitës në procesin e anëtarësimit në BE.

Rama u shpreh se opozita është “një katastrofë ambulate”, teksa shtoi se nëse 9 mandate do t’i përkisnin atyre negociatat për anëtarësimin në BE do të ishin bllokuar.

“Në ndërkohë që, nga ana tjetër vakumi i krijuar për shkak se opozita zyrtare është një katastrofë ambulante mund të mbushet me negativitet dhe pastaj edhe me një energji që mund ta pengojë në këtë rrugë dhe këtu nuk është çështja e aritmetikës, nuk është çështja as se ne e kemi përpara zgjedhje, se ne nuk kemi përpara zgjedhje përveçse në vitin e ardhshëm kur do të bëhen zgjedhjet vendore, por ato kanë rëndësinë e tyre, ama nuk vënë në pikëpyetje shumicën tonë prej 83 mandatesh, por nuk duhet që kjo atmosferë të vërë në pikëpyetje motivimin dhe përgjegjësinë, peshën e përgjegjësisë tek secili prej nesh, është shumë e rëndësishme kjo gjë. Dhe prandaj unë kam kërkuar që ne të jemi shumë më afër anëtarësisë dhe të bisedojmë shumë më tepër për çështjet e mëdha politike dhe çështjet e mëdha shoqërore. Ndërkohë që, ne duhet të flasim me të gjithë, pse duhet të jenë krenarë që janë pjesë e kësaj familje politike. Përtej situatave personale, se jo të gjithë kanë situata personale pozitive, mund të ketë njerëz dhe ka patjetër që kanë situata negative, por përtej kësaj”.

“Dhe për këtë arsye Partia Socialiste duhet të motivohet fort dhe duhet ta ndjejë shumë fort përgjegjësinë që të mbajë mbi shpatulla këtë proces. Pse? Se u lemeris dynjaja! “U bllokuan negociatat”, “u bllokuan negociatat”, “u bllokuan negociatat”, “u bllokuan negociatat”, “doli Gjermania, hyri Gjermania”. Si bëhet shpjegimi? Shpjegimi bëhet në radhë të parë ne duke folur me ju dhe pastaj ju duke folur me ata, me të gjithë. Sepse njerëzit e kanë në qendër të vëmendjes këtë çështje, sepse duan që ne ta realizojmë atë për të cilën na dhanë të gjithë atë mbështetje. Ta bëjmë realitet pasaportën e Bashkimit Europian për çdo shqiptar. Atëherë që të bëhet kjo na duhet forcë. Kur unë thosha na duhet një mandat i fortë, thoshin ky do të bëhet si Putini!”

“Por ja ku jemi sot në fund të janarit ne kemi kaluar 27 ligje mos gabohem që ishin një paketë që ishte vetëm për negociatat, sepse ne i kemi në tavolinë të gjitha detyrat. Janë pafund edhe thotë “deri në këtë muaj duhet të kaloni këto ligje, deri në atë muaj duhet të kaloni këto masa, deri në atë muaj…”. Dhe të gjitha këto janë për të përputhur legjislacionin me standardet e Bashkimit Europian. Nga këto 27, 7 ishin me 84 vota. Tani e përfytyroni ju sikur ne të kishim 75 edhe të tjerat kishin molotovarët se ku do ishim sot ne? Atëherë po, do na ishin bllokuar negociatat, sepse do na ishte bllokuar parlamenti jo me muskuj por me buzëqeshje duke thënë, “po më ne u japim votat juve patjetër, ne duam të shkojmë bashkë në Europë, por duhet njëherë të tërhiqet narko-regjimi, duhet të iki Edi Rama, duhet të mos ta ketë Partia Socialiste qeverinë, të bëjmë një gjë të përbashkët”, e bla bla bla e bla bla bla dhe ne do ishim në një situatë, do vinim vërdallë si ajo shprehja që thotë duke i gjëmu bishtit tonë. Prandaj duheshin ato vota! Prandaj unë insistoja që na duhet, na duhet, na duhet dhe prandaj ne duhet t’i puthim duart të gjithë atyre që na i dhanë ato vota, jo për këto karrige, po për atë forcë që ato vota kanë në Parlament, që ne t’i realizojmë negociatat”, tha Rama.

Top Channel

22 Komente

  1. C
    C

    Na duheshin 83 per te cuar perpara vjedhjet e filluara, dhe per te bllokuar arrestin e Ballukut,qe vendi te duket sikur eshte ne rruge te mbare. Tashti pallosha ka dale me tezen qe ndoshta do na duhet qe kapitujt te mbyllen edhe gjate 2028. Shtyje, hipokrit shtyje!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire ***___***____Straits

      Ne nje moment , kur mendonte se mikrofonet ishin mbyllur , Palloshi deklaroi :...Falenderojme nga zemra dhe i urojme jete te gjate , Saliut , sepse sa te jete ai ne krye te PD mandatet tona do te shenojne vetem rritje nga zgjedhjet ne zgjedhje....."!!!!!!

      Përgjigjjuni
    2. k
      kris

      Rilindasi i madh mblodhi socialistet dhe e shtin tutje antaresimin ne BE.Fajin e ka SaliVucidolli Rrip shternguar drejt europes!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eris

        Nuk ke faj qe ben trimin. Se ne Shqiperi vetem pleqte kane ngelur. Te ishte kryeminister ne ndonje shtet tjeter. Ta kishin futur molotovin ne byth

        Përgjigjjuni
        1. :
          :::;;

          Ju ka hequr tē drejtēn e punēs qytetarēve , krim ndaj njerzimit pēr punē krahu.Dēnimi i PS-sē ēshtē internim i detyruar jasht kufijve tē Republikēs tē gjithē ata qē nuk do Rama. Me anē tē SHIK, ministris sē brēndēshme, qē merren me sejcilin shtetas se ç'bēn nē familje, ç'thotē nē rrjete sociale, si duket nē televizione, ç'thotē nē kafene.Jsn tē gjitha kēto elemente komuniste qē analizohen nga sigurimi ( nji nga nji) dhe merren masa ndēshkuese duke ju prishur kontratat e punēs, duke i refuzuar punē tjetēr dhe shum e shum metoda primitif.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Il populous albanese

            Zoti Rama, dihet qe PD nuk perfaqson opoziten por nje grup te organizuar delikuent qe kane si qellim vetem pushtetin. Keta luajne me karta politike ! Por opozita e vertete eshte populli, njerzit e thjeshte! Por keta nuk kane perfaqsuesit e vet ! Jane te shtypur nga Pozita dhe Opozita (grupi I gangsterave Mul Noga Gazment Bardhi) populli opozitar qe ju nuk I llogarisni sic duhet ! Te papunet, puntoret me te ardhura shume te ulta,pensionistet, familjet me te ardhura jo te mira, jane te pastrehet ! Jane intelektualet qe nuk kane aksese ne politike ,Jane profesionistet qe nuk jane dakort me shume ligje, nuk jane dakort, me korrupsionin, massive, nuk jane dakort me pandeshkueshmerine. Zoti Rama mos u beni si Sali Berisha Jepni dorheqjen lejoni demokracine brenda PS. Une jam nje socialist. Beni zgjedhje demokratike brenda PS. Largoni servilat nga vetja juaj.lejoni meritokracine brenda partise ! Lerjani statement te rrinjeve ! Si me ty si pa ty Shqiperia do te hyj ne BE. Ajo do kujdeset per Shqiperine Hapni rrugen qe Shqiperia te hyj ne Europ. Hu merreni me Sali vdekjen shpellari me kostum te zi, per te zgjatur jeten tuaj ne politik.Mos harro se ke nje opozit te fort . Popullin shqiptar. Degjoi !

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fred

              Ky asht nje shkerthate qe qane hallet shqiptarve the nate ju fut thiken mbas shpine

              Përgjigjjuni
              1. s
                sapa

                Shqiptaret e ndershem shkuan vete ne BE sigurisht me "kontributin tuaj te madh" dhe po jetojne per bukuri atje duke e perjetuar me kenaqesi Shtetin e Vertete ,ate qe ti kur erdhe ne 2013 pretendoje tja u sillje shqiptareve!

                Përgjigjjuni
                1. X
                  XXXL

                  O Pallosh i Lubi Ballukut ku e ke Gys Agasin kryeministrin hije, a te ka "mbetur" ndonje shishe vere 33 mije euroshe, shkerdhej kete vend o hajdut shkerdheje, cfare thote Durres Marina po zhytet e po shkon ne Durresin e Vjeter, ku e ke halabakun Alabar??? Shkerdhate.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Elbasanasi i Zaranikes

                    Kush jane socialistet ne Elbasan, se as ne podium nuk njohim asnje nga drejtuesit e saj. Bashkia eshte mbushur me sherbetore te grupeve kriminale, qe nuk i japin asnje lloj sherbimi qytetarit, niveli i mireqenies se elbasanesve eshte ne renie cdo dite, ndotja e ambjentit eshte katastrofale, infrastruktura qe lidh qendren e qytetit me njesite administrative per toke, fshatrat te gjithe jane drejt boshatisjes se plote, kurse Kryeministri i gezohet futjes ne Europe???. E kujt i duhet Europa, apo e ç'na do Europa ne, per kosh mbeturinash?!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xhepisti gjate

                      Ha ha ha ha i ke edhe per ti qire ropt ketij mileti qe e grabitet perdite e per ate o xhepisto.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nastradini

                        Hajduti i Lindes me kapele

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nastradini

                          Ik o dordolec se qelbe te gjalle e te vdekur. Shko bashke me Belen ku jeni nisur e ku keni vendin dhe lere te marr fryme kjo Shqiperi dhe ajo parti.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lilituli

                            Pis femei e o Edi. She bur je koqe. Hajdut skizofren mburacak psikopat maskara I thua tjetri t dialog Mos na ca bythen. Me vjen ofendim te te kem krye minister qrlbesir ptuuu

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Forster

                              Edvin boll abuzove me 83 mandate,ti je njeri fodull,je hipokrit,je mosmirnjohës,te vret natën dhe të qan ditën,nje detyrë kishe nga Europa qe Sali-Kriminelin të mos e kishe më në politikë.Kurse ti e bere k/Parte,i dhe 50-deputetë dhe po e dieg Tiranën me molotovë.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Asd

                                Tu deshen per Belen.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nardi

                                  Tallu mer hajdut legen me fukarain tallu sa te kesh Salin.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. .
                                    .....

                                    Nje shprehje i diane thote : Nuk mund te zgjosh nga gjumi dike qe ben sikur fle. Ne kontekstin aktual ske pse i flet piktorit a doktorit per korrupsionin etj sepse ata e dine qe eshte aty ,thjeshte bejne sikur flene...... Nese vendi do ishte nje trup njerezor, korrpsioni do ishte si parazitet te cilet ngadale ushqehen me lendet jetesore te brendshme te tij ,trupi mund te vazhdoje te rrije ne kembe per vite me rradhe por gradualisht do behet me i dobet ,me i ngadalte dhe me i paqendrueshem .....keshtu do behet Shqiperia me keto ritme ....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Emigranti

                                      Gallata pafund nga hajdutet dhe te shiturit te serbi dhe greku. Si Sala edhe Rama jane arkitektet e shkaterrimit te Shqiperise. Popull ben sehire dhe ata akoma vazhdojne shit e shkaterro.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Propaganda dhe realiteti

                                        Ça integrimi do çoje para Ramë hajduti me atlete? Nuk i hoqi imunitetin Belës se aferat i kishin bërë bashkë. Sa të jetë Rama në pushtet nuk ka për të pasur integrim në BE. Si do integrohesh në BE? Me tece Tigri1

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Propaganda dhe realiteti

                                          O Mero prapë e çensurove komentin? O legen! Ti e vërteton vetë që je shërbëtor i Ramës dhe rilindjes së hajdutëve. Kaq ke në dorë kaq bën. Kjo tregon që nuk ka qeverisje por regjim. Vetëm regjimet kanë frikë nga fjala e lirë, nga e vërteta. Regjimet duan servila si puna jote, media si Tema apo Topi etj, dhe puthadorë si ata që venë i lëpihen Lali Erit atje te Spaku. Qesharakë! Prandaj mos na tregoni se kemi arritur standarte për në BE dhe qeveria i ka bërë detyrat e shtëpisë. Nuk vihet në BE me bythëq**llëqe politike apo mediatike. O xhuxhmaxhuxhë!

                                          Përgjigjjuni
                                        2. V
                                          Vlonjati

                                          Nga Gjergj Fishta A nigjon o ti njeri ne ate shkamb sa te jesh ti ne krye une shqiptar nuk jam ……. Hajdut

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje