Debati që shpërtheu në Kosovë rreth lajmeve të rreme të prodhuara nga një portal boshnjak dhe të transmetuar nga RTK, nxjerr në pah edhe një herë raportin mes medias, së vërtetës dhe pushtetit politik. Sipas portalit boshnjak ''Slobodna Bosna'', dy media kosovare online (përkatësisht në pronësi të gazetarëve Berat Buzhala dhe Ilir Mirena, zakonisht kritikues ndaj Albin Kurtit) financohen nga Beogradi.
Një akuzë shumë e rëndë për një vend që ka ende një plagë tragjike të hapur me Serbinë dhe shumë llogari që ende nuk janë mbyllur. Lajmi pa asnjë verifikim është publikuar menjëherë nga RTK, televizioni publik i Kosovës, i cili është shumë afër, apo thuajse kontrollohet tërësisht nga kryeministri Albin Kurti. Një hakmarrje e qartë politiko-mediatike ndaj dy portaleve opozitare.
Z.drejtori i përgjithshëm i RTK-së që e mbështeti këtë shpifje është gazetari Adi Krasta i cili për çudi është punësuar si gazetar i Qeverisë në Prishtinë dhe si gazetar i Opozitës në Tiranë. Në të dyja rastet (siç e vertetoi këtë herë në Prishtinë dhe shumë herë të tjera në Tiranë) Krasta nuk tregon siklet në përdorimin e lajmeve të rreme për t'i shërbyer shefit që e punësoi, dhe gati për të sulmuar kolegët dhe kundërshtarët politikë.
Mësimi i parë që vjen nga Prishtina, pra, ka të bëjë me moralin mediokër të këtyre inkuizitorëve mediatikë, të cilët sillen si engjëj kur janë në opozitë (vetëm pse janë në opozitë) por janë të gatshëm të bëhen djaj sapo të vijnë në pushtet.
Krasta i bën të dyja, dhe i duhet vetëm sa të kalojë kufirin: në Prishtinë botuesi-qeveritar i Krastës është Albin Kurti, në Tiranë botuesi-opozitar është Sali Berisha. Për këtë lloj "gazetarësh" gënjeshtra pa pyetje të kryqëzuara, ndryshe nga çdo gazetar tjetër vërtet epavarur, nuk është krim profesional, është rregull.
Mësimi i dytë nga Prishtina është se si reaguan gazetarët e tjerë në vend ndaj sulmit ndaj Berat Buxhalës dhe Ilir Mirenës. Nëse përjashtojmë Krastën dhe disa të tjerë, pjesa më e madhe e botës mediatike por edhe e botës politike u rebeluan kundër asaj shpifjeje flagrante, e cila synonte të hidhte dyshime mbi besueshmërinë e dy mediave kritike ndaj qeverisë. Edhe tre anëtarë të bordit të RTK-së dhanë dorëheqje.
Pikërisht e kundërta e asaj që ndodh në Shqipëri ku sulmet shpifëse të ndërmarra nga një organ partie kundër medias nuk shkaktojnë asnjë reagim dhe asnjë solidaritet. Ndryshe nga Kosova ku Kurti me sa duket zgjodhi të përdorë RTK-në për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë, në Shqipëri është opozita ajo që përdor këtë metodë staliniste kundër mediave: në pamundësi për ta përdorur RTSH-në (sikurse kur ishte në pushtet), Berisha prej vitesh po përdor televizionin e tij Syri për të sulmuar ata pak gazetarë që e kritikojnë.
Një operacion i mjerë në të cilin kontribuon edhe Adi Krasta, duke drejtuar programin e tij ''moralisto-stalinist'' në Syri TV, ku interviston njerëz të lidhur me Berishë i gjunjëzuar përballë tyre, pa pikë dinjiteti apo pavarësie kritike, dhe duke lejuar të shpifin pafundësisht ndaj çdo kundërshtari pa asnjë oponencë.
Natyrisht, nuk është vetëm Adi Krasta skandali i këtij sistemi, por standardi i dyfishtë që këtu në Shqipëri, përveç politikanëve, përdoret edhe nga gazetarët, të cilët janë shkaku kryesor i degjenerimit të plotë të botës së informacionit. Dhe nuk është rastësi që në Shqipëri, politikanët dhe gazetarët, janë të fundit në listën e burimeve të konsideruara të besueshme nga opinioni publik. (Shqiptarja.com)
PERVEC POLITIKANEVE MEDOMOS DUHET KONTROLL PASURIE I GAZETAREVE DHE ANALISTEVE.
Adi Krasta,është gazetari më gënjeshtar dhe mashtrues.Ama deri.....është elegant dhe virtuoz në paraqitje e renave. Përfaqëson atë specie insektesh ( miza të zeza,që mbështyjnë) që tërhiqrn nga era e mutit. Mjerë ata që i afrojnë,apo ju afrohet,sipas instikteve të tyre. Albin,hap sutë e kontrollo aromen që përhap,ti dhe qeverisja jote.
Ky esmeri Krasta , nuk eshte gazetar por nje megalloman ordiner qe eshte i gatshem ne çdo moment te lepije bythen e gjithe atyre qe e paguajne me mire , pa marre parasysh ato qe transmeton . Ne vitet 1990 Saliu me banden e tij ja transformoi surratin duke e kthyer ne nje kerme , e megjithate ai i harroi te gjitha dhe tani eshte kthyer ne nje qen besnik te tij , familjes e co. Jo vetem kaq po me porosi te Saliut dhe ne ujdi me Albinoviçin , ka shkuar te qelbe dhe shtypin e lire te Kosoves,deri sa dhe atje ti bejne ate qe i beri Saliu ne vitet 90 .
Nuk heq asnje presje per Adi Krasten.Por pse duhet te jete shpifjes ajo e Berati Buzehales,kete nuk e kuptoj.Ne cdo rast ,Duke bere opozitarin ndaj qeverise shqiptare,perkon ne mendimin me Beogradin..Madje ne disa raste merr ne mbrojtjen ish Agjentet te UDBme tendencen per rehabilitim.Pra nuk Jane te rastit veprimet e tij.
Nje kritike per shkrimin : Thuhet qe Opozita ne drejtimin e Sali Berishes perdor metode Staliniste ndaj mediave .Duke bere kete krahasim ju i shtoni vlerat Sali Kriminelit ai nuk ka asgje te perbashket me kohen e Stalinit ,Eshte vetvetja Hajdut Shkaterimtar i veprave qe dhuroi Stalini kur ne e filluam nga 0-ja e te tjera ndodhive qe jane veprat e Saliut njeriut me mizor ???Si Krasta dhe shoket e Krastes jane sahan lepires te Berishes apo ndonje tjetri qe e paguan mire . Me nje fjale ato qe pasqyrojne neper tv nuk duhet te meren parasysh apo te influencojne ne popull duhen injoruar ,dhe keshtu i bie vlera vet FLORIRITqe paraqesin
Pse, budalla është Krasta të shajë Berishën Po Metën? Po vila që ka në gjirin e Lalzit? Apo t'ia hedhë në erë Berisha me gjithë atë vetë brenda...