Mustafa Nano: Kam frikë se demokratëve do t’u duket bojkoti i katër viteve më parë më “i suksesshëm” sesa pjesëmarrja në garë

2 Maj 2023, 20:59Politika TEMA

Mustafa Nano: Kam frikë se demokratëve do t’u duket bojkoti i

Si ju duken këto zgjedhje?

Ashtu si u duken të gjithëve. Ngjan sikur nuk ka garë. Ngjan sikur kemi të bëjmë me një shfaqje të mërzitshme, fundin e së cilës e dimë që të gjithë. Socialistët do të fitojnë thellë, aq thellë sa dëmi i bërë prej bojkotit të Bashës katër vjet më herët do relativizohet. Kam frikë se demokratëve do t’u duket bojkoti i katër viteve më parë më “i suksesshëm” sesa pjesëmarrja në garën e 14 majit. Me sa duket, po jetojmë fillimin e fundit të Partisë Demokratike.

Pse është kjo gjendje?

Shkaqet janë disa. Më i rëndësishmi ka të bëjë me faktin që kjo parti është lënë të tërhiqet zvarrë prej interesave e ambicjeve të një njeriu të vetëm. Sikur të mos mjaftonte kjo, luajtën një rol edhe amerikanët me vendimin për ta shpallur non grata këtë njeri, gjë që demokratët nuk e kanë marrë seriozisht. Bëjnë sikur nuk e dinë se të të shpallin amerikanët non grata nuk është shaka për dikë që ka ambicje politike në një vend si Shqipëria. Të kesh këtë damkë në shpinë do të thotë të jesh i pazgjedhshëm. Sali Berisha pra është i pazgjedhshëm (unelectable). Ai është i tillë edhe për një vullnet lokal (për shumicën e shqiptarëve ai është një çështje arkivash, tanimë), por damka “non grata” e ka vulosur përfundimisht fatin e tij.

Sipas meje, amerikanët e bënë këtë ndërhyrje brutale me synime të mira, me fjalë të tjera për t’ua bërë të lehtë demokratëve ndarjen prej Berishës, që ndryshe dukej e pamundur. U dhanë atyre pra një arsye të fortë të ngriheshin kundër njeriut të prapë që u kishte mbirë në krye. Mirëpo, demokratët nuk e shfrytëzuan këtë gjë. As që kishin nevojë për një ndihmë të tillë. Madje, i bënë një lexim tjetër për tjetër ndërhyrjes amerikane. 

E morën për një punë të ligë të frymëzuar nga Sorosi, McGonigal-i, apo ku di unë kush tjetër, që të gjithë medemek të vënë në lëvizje apo të blerë nga Edi Rama!!! Dhe kështu janë bërë grusht rreth Berishës. Në këtë mes bëjnë ndryshimin njerëzit e PD-së zyrtare, të cilët nuk e dimë se sa janë. Unë jam kureshtar të di se sa është numri i demokratëve të ftilluar prej vendimit amerikan, dhe mezi po i pres zgjedhjet veç për këtë gjë. Kam frikë se ka për të qenë i vogël, sidoqoftë.

Mund të thuhet se me vendimin për ta shpallur Berishën “non grata” amerikanët kanë dështuar, qoftë edhe sepse nuk kanë ditur të lexojnë e parashikojnë këtë solidaritet rreth Berishës?

Absolutisht, po. Por nuk është se dështuan vetëm ata. Dështuam edhe ne të tjerët. Personalisht, isha i sigurt se Berisha, me t’u shpallur non grata, do hiqte dorë së qeni ferrë për PD-në, në mos, do të ishin vetë demokratët që do t’i thoshin Berishës: Tani koha jote mbaroi. Por me sa duket, nuk kemi ditur t’i njohim demokratët shqiptarë. Ndoshta ende nuk i njohim. Ndoshta janë të panjohshëm.  

Duhet ta shohim si faj të amerikanëve që sot nuk kemi opozitë e që, siç thatë edhe ju vetë në krye, në këto zgjedhje nuk ka garë?

Unë e shoh si faj ekskluziv të demokratëve, por edhe të gjithë atyre që i dhanë mbështetje pa kushte Berishës në betejën e tij për të mbrojtur “sovranitetin” e partisë, apo për t’u treguar vendin amerikanëve. E shoh si faj ekskluziv të të gjithë atyre që po ndjekin pa e ditur se ç’po bëjnë (apo ndoshta, duke e ditur fare mirë) këtë lojë berishiane, në një kohë që kanë pasur një zgjidhje më të lehtë: t’i thoshin Berishës të mos i bëhej havale partisë në këtë rrethanë. Mirëpo, ata e panë ndryshe këtë ngjarje. Vendimin për ta shpallur Berishën non grata e panë si një gjë në dëm të PD-së, e jo në të mirë të saj.

Një pjesë e tyre mendojnë se Berisha e ka ringjallur opozitarizmin…

Duhet të kesh sytë e Syrit ta besosh këtë gjë. Nuk ka asnjë degë ku të kapesh për t’iu mbajtur këtij pretendimi. Basha ishte ku e ku më i fortë. Ai i humbi zgjedhjet e fundit parlamentare për një qime. E filloi fushatën si humbës, por e mbylli në mënyrë spektakolare, me sondazhet që e nxirrnin vazhdimisht në rritje. Sikur fushata të kishte zgjatur edhe nja dy javë, Bashën ndoshta do ta kishim sot kryeministër. Ndërsa kjo opozitë që kemi është – përsëris – e pazgjedhshme.

Përveç kësaj, çfarë mund të quhet ringjallje e opozitarizmit? Gjuha e Berishës që vjen e pandryshuar prej vitit 1991 (çdo larje hesapesh mes bandave e banditëve e quan krim të porositur nga Edi Rama!!!)? Njerëzit që e rrethojnë, të cilët kanë përbërë në çdo kohë mbeturinat e mbetjet e PD-së, madje edhe të shoqërisë (njëri syresh s’e pati për gjë t’i thoshte dy herë një gazetari në debat e sipër: mbylle gojën se do të të rrah!!!)? Mungesa e një fytyre të re, qoftë edhe e një të vetmeje, sa për ta çmësyshur perceptimin se PD-ja është e vdekur? Aleanca e sforcuar me Metën, që krijon idenë e një gjëje të kërkuar anti amerikane?

Ç’mendim keni për garën në Tiranë?

Gara në Tiranë nuk bën ndryshim nga gara në përgjithësi. Madje, është Veliaj me fitoren në xhep që ka krijuar idenë e mungesës së garës kudo në Shqipëri. E gjitha kjo mund të lidhet edhe me faktin që Rama e Veliaj janë makina të frikshme elektorale (përcaktorin “të frikshme” ju ftoj ta merrni seriozisht e literalisht), por unë e lidh me një fakt tjetër: “shqiptarët e vlerësojnë opozitën e drejtuar nga Berisha-Meta aq keq, sa do të zgjidhnin pa e lodhur trurin t’ua rinovonin pa fund mandatin qeverisës Ramës e Veliajt”. Duket se për shumicën e shqiptarëve regjimi në të cilin po jetojmë (Rama + Veliaj i kanë shtënë të gjitha në dorë) është më pak problem sesa rrotacioni i pushtetit. Personalisht, nuk u vë faj që e shohin kështu.

Një mendim për Këlliçin.

Arma më e fortë e Këlliçit është që është “with no baggage”. Mirëpo, kjo s’vlen. S’mjafton. “With no baggage” është edhe im’atë.

Intervistoi Besmir Pula

17 Komente

  1. r
    raul

    Exelent, o mendjendritur, o Muc Nano qe je moderatori me simpatik dhe terhqes i ekranit, je intelektual smartbrain me kembe ne toke. Ja bere nekrologjine Hu Xhintaos 80 vjecar te foltores. E pate si e nxoren kinezet para 5 muajsh ish udheheqesin 80 vjecar Hu Xhintao nga salla e kongresit per krahesh e jashte, para 2000 delegateve . Ai po flinte gjume ne salle dhe Xi Xinping urdheroi ta nxjerrin jashte ne menyre ekzemplare dhe i thane ik tani shko ne shtepi , koha jote ka mbaruar. Kete gje duhet te kishte bere dhe Roland Bejko ne kuvendin kombetar , ta nxirrte per krahesh Hu xhintaon e foltores se vucidolit. Tani perbindeshi i vucidolit me damken e rende mbi kurriz bashke me spiunin Agush askush kokeducja tashme i shfryre toralisht, si tollumbace me breke neper kembe, po presin me tmerr fundin politik qe i pret nga humbja apokaliptike me 14 maj.

    Përgjigjjuni
    1. r
      ronny

      e ke thene sakte, super sakte per ata qe kane tru ta kuptojne!!!!

      Përgjigjjuni
      1. i
        i drejti

        foli me ne fund edhe krietari QELBESIRA BASHKOHUNI TE RREZOJME SALI BERISHEN haaaaaaaaaa he mutaf ta hedhen kocin lepije se po te ike koha per te marre rracionin haaaa je i neveritshem.

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ?

          Shyqyr qe e nxorret dhe Mut Nanon me ne fund

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironsi i Vjetër

            Ore, ky Muçi m'u duk i mençur këtu. Bravo Muçi! Berisha ka vdekur. Pas tij shkojnë aq sa mund të merrnin pjesë në përcjelljen e tij mortore. Kaq i kanë mbetur Berishës.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Anti sufllaqexhi

              Berisha eshte gjalle dhe po shijon jeten me miliardat e vjedhura. Po vdiq Berisha, bie Rama.

              Përgjigjjuni
            2. R
              Raimond vlonjati

              Sa i zgjuar eshte ky sharlatani mor aman ! Ky me kete llogjik te fyen intelektin e koqeve

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emiljano

                Pse kujton se je me i zgjuar se koqet ti budall,je i prapambetur or taj

                Përgjigjjuni
              2. C
                Ceno

                Fushatat jane jo vetem barometer i raporteve politike,por edhe barometer i pseudo gazetareve e pseudoanalisteve...na ndihmojne te shohim qarte se ku ushqehen jo vetem te varurit por edhe te "pavarurit" si puna e ketij gumenit ne kete artikull.Qente e slites se propagandes se Rames kane zene vendet prane litareve dhe terheqin forte me shprese se do bien ne sy te drejtuesit*Rames) dhe do marrin vendin e qenit Alfa.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  astrit

                  Mos ja qaj hallin demokrateve te berishes e kane ndare mendjen te hane bare dhe Zoti ja shtofte inatin!

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Noci

                    Problemi i atij numri jo fort te vogel qe i rrijne mbrapa Berishes eshte besnikëria ndaj Bajraktarit se shumica e zhurmes se ketij njeriu eshte veriu ku fryma e Bajraktarit eshte e gjalle edhe pse ky mund te kete shume te meta te denueshme.Tjetri vetem aty gjeti shpetim se kishin halle te perbashketa dhe ka mbetur pa elektorat .Ky eshte shansi i Rames qe nuk lodhet se me shume i ngelet ne dore se fiton se nuk ka gare. Ata qe kane mbetur ne PD nuk kane punuar per te sqaruar njerezit per problemin non grata dhe per te zmontuar rrenat e Berishes,bile ai vazhdon t'i sulmoje dhe keta ulin koken

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alfred

                      Ky dhe shume te tjere te te njejtit soj flasin sikur behet fjale per Marsin apo ndonje planet tjeter! Sikur nuk perballet cdo dite me nivel te tmerrshem stresi, ngado qe leviz! I gezohet edhe ky "rritjes" se vleres se prones,sic propagandon perdite lali horri?! Pastaj, c'eshte gjithe ky ngazellim me "non grata"-n? E gjithe puna e zonjes Kim ne Shqiperi, pergjate gjithe mandatit, ka rezultuar nje "big shit"! Keshtu qe, cdo shqiptar, mes dilemes per te ngrene bar, apo "shit"-in e zonjes Kim, do zgjedhe kollaj: Better grass than shit!!!! Edhe ky Muci eshte I lire te beje zgjedhjen e vet! Ne dac bar, ne dashte mut! Ne fakt, e ka edhe nje opsion te trete, qe eshte e reja e menu-se se kesaj fushate! Mund te zgjedhe te haje kukurec!!! Po,po, kukurec! E ofron Edvini vete!!! Kukurec me zorre qorre e me zorre te trashe!!!!..'' ........Ju befte mire kukureci I kuzhines "Edvin"!!! Gjak e dhjame!!!!!.......

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        shpirtskllaveruarit mediatike

                        Ja dhe Mu...Nano, nje cope Bajge qe ndihet e lumturuar te vdese aty ne Uturakut mediatik ku dhjet Qeveria e Bashkia bashke.

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          komentues

                          Hajde, nje komunist me shume, nje komunist me pak , cfare ndryshimi ben. Ndaj largohen shqiptaret, se e kuptuan qe demokracia ketu eshte mision i pamundur. Berisha ka problema pafund, por te gezosh se po shuhet opozita vec nje mendje-totalitar mund ta mendoje.

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Ju dhjefsha partitë

                            Çuditem si nuk e urren fytyren e vet kur e shikon në pasqyrë...e keni parë besoj kur nxehet...mutit i merr të keqen ky

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xoni

                              Injoranca e atyre shqiptareve qe mbeshtesin Berishen eshte e njejte me injorancen e shqiptareve qe mbanin rradhe te qanin per vdekjen e E.Hoxhes

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sali edepsezi kakaris cdo dite.

                                Bajga Sali e kompani nuk ka te ardhme.Problem kryesor eshte se kur do dorezoj gjene e vjedhur fshatari i varfer i Vicidolit ne origjine.Te huajt e dine qe eshte kusar kurse Shqipot rrine dhe veshtrojne.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje