'Ndal presionin mbi SPAK!' KLP reagon ndaj sulmit të Sali Berishës

24 Nëntor 2023, 12:40Politika TEMA

'Ndal presionin mbi SPAK!' KLP reagon ndaj sulmit të Sali

Këshilli I Lartë i Prokurorisë ka dalë në mbrojtje të prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai të cilët sulmohen publikisht nga Sali Berisha pasi po hetojnë dosjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani për të cilën Berisha akuzohet për korrupsion pasiv ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.“Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta” thuhet në deklaratën e sotme të KLP-së.

Në të njëjtën kohë Këshilli mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të prokurorëve të sipër përmendur dhe të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush.“Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përfiton nga rasti të shprehë konsideratën e lartë për prokurorët e Prokurorisë së Posaçme për misionin që kanë marrë angazhim të kryejnë, por edhe si personalitete me integritet të lartë. Rezultatet e punës së kësaj strukture, aktualisht janë vlerësuar pozitivisht nga të gjithë aktorët në vend, duke bërë të mundur rritjen e besimit të publikut tek drejtësia, pritshmëri kjo e reformës në drejtësi e ndërmarrë dhe miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në dakordësi të plotë” thuhet në deklaratën e KLP-së

Së fundmi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë.

Prej 20 nëntorit kur GJKKO firmosi masën ë sigurisë detyrim me paraqitje për Sali Berishën dhe arrestoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, ish kryeministri përmes deklaratave publike ka vijuar intimidimin publik ndaj prokurëve të cilët kanë në dorë dosjen e tij të hetimit për aferën e privatizimi të kompleksit Partizani.

6 Komente

  1. P
    Preshi I lushnjes

    o KLP !!!! salih gerdeci po tall karin me juve , ju vazhdoni I bini bythes me karin e salih shpellarit , ju keni pjerdhur , po beheni lolo te salih mutit, merreni zvarre ne burg se po beheni gaz I botes

    Përgjigjjuni
    1. P
      Preshi I lushnjes

      o KLP !!!! salih gerdeci po tall karin me juve , ju vazhdoni I bini bythes me karin e salih shpellarit , ju keni pjerdhur , po beheni lolo te salih mutit, merreni zvarre ne burg se po beheni gaz I botes

      Përgjigjjuni
      1. P
        Preshi I lushnjes

        o KLP !!!! salih gerdeci po tall karin me juve , ju vazhdoni I bini bythes me karin e salih shpellarit , ju keni pjerdhur , po beheni lolo te salih mutit, merreni zvarre ne burg se po beheni gaz I botes

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoxhi

          Dakort por fajin e keni ju që skeni bythë ta arestoni Berishën dhe tjetra bëni punën ashtu si duhet dhe jo me frikë.Berisha me ato që thotë për ju duhet arestuar dhe të përgjigjet.Ai ju quan bandë kriminale!Atëhere mos reagoni me fjalë por me pranga ,,

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati idealist

            Prokurorët nuk kanë faj,por një gjykatëse e apelit të GJKKO që nxjerr nga burgu dhëndërrin e malokut.Çfarë mund të thuash për I Olldashin që nuk është e korruptuar apo e frikësuar ?

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asd

              Nese do godasesh krimin, duhet tia thyesh turinjte dhe jo te godasesh sa per te nisur sherr. Procesi i drejtesise per raste te tilla kriminale duhet te niste me "maxi proces", pra arrestime dhe burgime massive. (Shikoni si veprojne ne Itali) Brenda nje dite arrestoni te gjithe ata qe kane marre pjese ne vjedhje, ata qe kane ndihmuar, ata qe jane korreluar (te nderlidhur), ata qe kane perfituar dhe ata qe mund te ngrihen e te "bejne rremuje" - per te gjitha proceset qe jane ne zhvillim. Duhen arrestuar me burg 250 mafioze, pastaj nxirrni letrat dhe u jepni datat e proceseve. Eshte gabim i tmerrshem qe arrestuat vetem Malltezin, dhe pastaj e leshuat. Eshte gabim i tmerrshem juridik qe keni lene partnerin e tij Fatmirin vetem paraqitje. Nuk e mendoni se si e perpunojne kete te fundit cdo dite qe te ndryshoje e modifikoje deponimet? Kam dyshimin qe prokuroria nuk ka vertet qellim ti denoje keta grabites, por jane te "shtyre" vetem nga rroga dhe nga kurset e drejtesise ne SHBA.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje