Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, reagon politika: Na trondite me ikjen tënde

18 Shtator 2024, 15:08Politika TEMA
Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, reagon politika: Na trondite me

Vdekja e parakohshme e ish deputetit demokrat, Gerti Bogdani, ka tronditur miqtë dhe kolegët e tij. Bogdani ndërroi jetë mesditën e sotme për shkak të një arresti kardiak.

Të shumtë janë deputetët, përfshirë kryeministrin, kryeparlamentarja, etj, të cilët shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të politikanit.

Elisa Spiropali

“Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani. Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç! Ngushëllime nga zemra familjes! U prehsh në paqe! Të ndrittë shpirti."

Blendi Klosi

"Lajm i trishtë ndarja e parakohshme nga jeta e Gerti Bogdanit. Ngushëllime të afërmve dhe familjarëve. U prehtë në paqe."

Erion Veliaj

“I keqardhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gert Bogdanit – ngushëllime bashkëshortes dhe familjes. U prehtë në paqe!”

Lulzim Basha

"Jam i tronditur nga lajmi për largimin e papritur e të parakohshëm nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit tim Gerti Bogdani. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes në këto orë të vështira. Mendimet dhe lutjet e mija janë me ta në këtë dhimbje të madhe.

Një shpirt i lirë dhe i përkushtuar ndaj të tjerëve, një politikan i talentuar dhe me vlera, Gerti shërbeu me pasion dhe integritet në funksionet e tij publike, duke nderuar Partinë Demokratike me përfaqësimin dinjitoz brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë ditë zie, kur familja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, demokratët kujtojnë me respektin më të madh modelin e intelektualit konsensual dhe njërin nga përfaqësuesit e tyre më të përkushtuar, dhe unë një mik të paharrueshëm. U prehtë në paqe!"

Agron Gjekmarkaj

"I keqardhur dhe i trishtuar nga ikja krejt e papritur nga kjo jetë e ish deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Një i ri ambicioz dhe që la gjurmë në çdo angazhim politik dhe shoqëror. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmëve dhe miqve të tij."

Ilir Meta

"Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani. Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme. I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!"

Lini një Përgjigje