Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Basha: Kombi humbi një mbrojtës të identitetit kombëtar

1 Korrik 2024, 09:42Politika TEMA
Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Basha: Kombi humbi një

"Kultura dhe letërsia ka humbur një zë origjinal të jashtëzakonshëm, kombi ka humbur një mbrojtës të flaktë të identitetit kombëtar", kështu shkruan Lulzim Basha për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.

Lajmin për vdekjen e kolosit të letrave shqipe, Basha e cilëson të trishtë për kulturën dhe kombin shqiptar.

“Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, është një lajm i trishtë për kulturën dhe kombin shqiptar. Patriarku i letrave shqipe, ambasadori i kulturës shqiptare në botë, shkrimtari që mbajti gjallë vetëdijen dhe shijen letrare për gati gjysmë shekulli, mbylli sytë përgjithmonë për të fituar pavdekësinë në altarin e letërsisë dhe kulturës së përbotshme.

Me veprën e tij letrare, me shumëllojshmërinë e zhanreve dhe universin e temave, Kadare është krenaria e kulturës kombëtare dhe përfaqësuesi më i denjë i letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Me largimin e tij nga kjo botë, kultura dhe letërsia ka humbur një zë origjinal të jashtëzakonshëm, kombi ka humbur një mbrojtës të flaktë të identitetit kombëtar, familja dhe të afërmit njeriun e dashur, miqtë dhe kolegët  mikun e tyre të pazëvendësueshëm.

Në këtë ditë të trishtë, jam pranë familjes dhe të afërmve me lutjet për paqe të merituar dhe amshim të paharruar!

Le të prehet i qetë, shkrimtari ynë i madh”, shkruan Basha në facebook. 

Ismail Kadare lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

6 Komente

  1. b
    boll hongre mut putan serbo-greke

    doli dhe ky surrati ndyre .qe i dhjesin Shqiptaret ne gojee

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Mos o Lulushkur, se ti je një bythë pambuk, që përdhos emrin dhe veprën e Is Kadares. Do të dukesh si dikushi, por ti je askushi.

      Përgjigjjuni
      1. e
        e po...

        KOmbi ja qite nene ju ! Kadare beri dhe hengeri sa deshi me te dy krahet.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Fatkeqesisht burrat me te mencur Po I rrallohen Shqiperise. Po i shtohen vetem qelbesirat dhe vampiret e tipit Lyl e kompani

          Përgjigjjuni
          1. 7
            7 x7 =42

            Nuk ngeli Lulushi te jap konsiderata per te madhin Kadare. Kadareja rojti me nder dhe djersen e tij. I sherbeu kombit, ndersa Lulushi e beri corbe Pd-ne. Per interesat e tij ai punoj qe Pd-ja te percahet dhe qe te mos vije ne pushtet as ne vitin 2025

            Përgjigjjuni
            1. s
              salkulla

              Ketu ske te drejte , corbe ishte , corbe e gjeti dhe corbe e la ...Luli thjesht ishte stelth ..e cfaj te ka dylberi Lul qe PDja i kish themelet ne rere ?? Keto jane perfundimet kur te gjithe ne PD e kane mendjen te pasurohen shpejt , padrejtesishjt , dhe te vjedhin ...

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje