Spiropali: Jo Kuvendit të gjuhës së shthurur, por mendjes së ndriçuar

30 Qershor 2024, 17:40Politika TEMA

Spiropali: Jo Kuvendit të gjuhës së shthurur, por mendjes së

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin, ka dhënë një mesazh sot në ditën e parlamentarizmit. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ka apeluar opozitën që të lërë gjuhën e shthurur dhe dhunën në Kuvend e t’i kthehet logjikës e luftës normale politike.

Postimi i plotë

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, uroj të mësojmë nga historia.

Ajo na ka dëshmuar se debatet më të forta dhe më jetëgjata janë ato me fjalët më të zgjedhura, se Kuvendi nuk është arenë e fjalës pa fre, po freri i çdo lloj abuzimi me fjalën, se të jesh përfaqësues i popullit tënd nuk është vetëm detyrë partie, por mbi të gjitha e gjithçka detyrë Shqipërie, dhe se funksionet ligjvënëse, monitoruese e mbikqyrëse të Kuvendit nuk janë fjalë goje, por detyra që marrin vlerë vetëm kur kanë për qëllim të vërtetën.

????????Shqipëria2030 në Bashkimin Europian???????? nuk është slogan elektoral, por angazhim kombëtar plotësisht i realizueshëm.

Uroj që opozita të kuptojë e të brendësojë rëndësinë e saj duke parë përtej penxhereve e hekurave që ia pamundësojnë vështrimin e horizonteve më të gjera e të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, Antikorrupsionin dhe në Komisionin për Dezinformimin, duke dëshmuar përgjegjësi e pjekuri në këtë prag mbylljeje të sesionit parlamentar.

Sesioni tjetër, një hap më pranë zgjedhjeve, uroj të mos shtojë nxehtësinë, por cilësinë e punës së Kuvendit tonë të përbashkët.

8 Komente

  1. s
    shkelqim

    Mjere ai qe e ka grua kete....nuk shikon dot njeri ne sy nga MJAFTI.

    Përgjigjjuni
    1. l
      landi

      Kjo me sjell ne mend Esterin te shkelqimi dhe renia e kurtizaneve te Balzakut.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari i theshte ..

        Respekte se je njeshe per Politike...se ketyre horrave dhe hajduteve dhe spiuneve ju ben tete me dy..te lumte per guzimin se zgjuarsine ta ka dhuruar zoti... Si z.Merkel je per Politike...Suksese...

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tarrasi

          Ja foli dhe Lenka Çuko.

          Përgjigjjuni
          1. 2
            27 _cm / Fi _ 70 mm

            Me pelqen Humori i Elizes ,por si tha Doktori Skeletit Klient ? Me vjen keq , por tshme eshte Teper Vone . (Per rrespektin qe kam patur per ty, te kisha ngrit njiher ne kto krah muskuloze ,te jetoje q!rjen e Jetes ) _A nuk e shikoni vehten se jeni te njejtt Plehra si Partneret e tuj ishPushtetre saleh hamutaj etj ! Eshte vertet pafytresi e psuportueshme kjo qe i bet juve Shqiptareve . Do j ulim Shllvret e do ta shkerdhejme edhe Kryshkerdhten Antishqiptarin KM tend te gjate mashtruesin e paskrupull ,qe e rren mendja se po na mashtron me brockullat e tij prej Putane . Mos harro ate gje Eliza .Eshte budallek me ja mohu vehtes ate gje .Jam person Serioze Diskret .

            Përgjigjjuni
            1. E
              E.S.

              telefonin please

              Përgjigjjuni
            2. Q
              Qytetar

              E mban mend "Skenderbeun" kur bente me mikrofon ne goje "Gridare.... Gridare" ?,... kjo eshte etika e xhisnit tuaj pervers ???

              Përgjigjjuni
              1. N
                Ne.Ta

                Ti d.m.th je mendjendritur? Së pari Ti nuk ke respekt për veten tënde. Tjetërson tiparet se do të jesh një tjetër dhe pastaj pozon me pamjen e re , demek "shikomëni mua sa e bukur jam". Kaq. Mbrapa fytyrës së tjetërsuar ka boshllëk jo tru. Unë nuk votoj as P.S, as p.d. Votoj EDI RAMA sepse e shikoj me sytë e mi çfarë ka bërë dhe bën për Shqipërinë. Falë tij,shumë prej jush, merrni rrogën e deputetit. Dhe keni paturpësinë të bashkoheni me lloj,lloj llumi për ta rrëzuar,thua se do fitoni një vend në parlament me zotësinë tuaj. Je një IDIOTEe talentuar.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje