
Disa prej mbështetësve të opozitës e kanë konsideruar si jo miqësor mesazhin apo sinjalet e sjella nga fjalimet apo qëndrimet e dhëna nga Presidenti i ri i Republikës Bajram Begaj. Kishte disa qasje të tille, por Lutfi Dervishi shkonte më tej, duke theksuar se Begaj nuk foli për Kosovën, nuk foli për politikën e jashtme, nuk foli për të larguarit.
Në fakt Bajram Begaj pati një fjalim krejt ndryshe nga Presidentët e zgjedhur deri më sot, madje nuk pati një por dy fjalime; një në Parlament dhe një në Presidencë.
Në Parlament, Bajram Begaj ka bërë deklaratën më të fortë që një President i Republikës ka bërë që nga viti 1990. Ai tha se nuk do të qëndrojë neutral ndaj politikanëve që do të vënë interesat politike e personale, mbi ato të vendit. Është një deklaratë e fortë, madje shumë e fortë, që kërkon realisht të diskutohet e të zbërthehet. E në radhë të parë, duhet t’i kërkohet kreut të ri të shtetit që ta sqarojë. Por simbolika që Begaj dha me këtë deklaratë është e qartë: ai nuk e konsideron veten një president i politikës, edhe pse është zgjedhur vetëm nga një pjesë e saj.
Megjithatë diferenca e fjalimit të presidentit të ri ishte reforma në drejtësi. Një qëndrim shumë i qartë, i cili përbbën një ndryshim epokal nga Ilir Meta. i cili e kundërshton, e ka luftuar, nuk i konsideron institucionet e drejtësisë si pjesë të shtetit port ë Ramës, edhe pse partia e tij por edhe ai vetë çojnë material sa herë duan të bëjnë politikë.
Bajram Begaj është një President që e mbështet reformën në drejtësi- fort, sa e përmendi disa herë në fjalimin inagurues. E ky përbën një zhvillim shumë i rëndësishëm politik. Dy shtyllat e tij janë pikërisht mbështetja e reformës në drejtësi dhe marrëdhënia me aleatët stategjikë të vendit si SHBA e BE. Të cilët Meta i kishte në krah të kundërt. Ky është realisht ndryshimi i madh mes dy presidentëve, pastaj dikush mund të jetë me njërën palë apo me tjetrën, por Begaj, nuk se ka bërë një ndryshim axhende, thjesht ka ardhur tek një pikë, të cilën Ilir Meta e kishte braktisur, duke hyrë në luftë me SHBA. Dhe jo sot, por prej vitit 2016. E ky është ndryshim i madh…
TemA
Vari karin, Pse nuk e botoni qe keta dy loqet jane kushurinje?????
Lutfi Dervishi Paterice e vjeter e Fatmir Mehdiut, nuk them per Patericen fizike te trupit.
Ore e kuptoni ?? Shpetuam me ne fund ....edhe sikur mos te beje gje nga cpremtoj Presidenti i ri , me harin qe nuk do shikoj me suratin e poshter te Ilir Metes ne presidence .... e keni kuptuar iku nje cinik , nje plere , nje sharlatan iku koka e korupsionit ne Shqiperi .....na turperoi boterisht ne syte te partnereve tane ....jepini non grata qelbesires jo neser por dje .....
Ndryshimi???!!! Cepani vs Bajrami? = lol
Bravo Ylli Pata I agree with your comment.
President Bajram Begaj eshte njeriu me i mire i promovuar ne ate pozicion nga Edi Rama. Me ne fund vendi ka nje shtetar normal . Saliu e Like floriri do te privokojne edhe ca dite e ndoshta muaj rremuja, protesta ,por populli nuk genjehet aq lehte sa duan pulitikanet e zene si miu ne çark.
Ndryshimi kryesor do te jete se presidenti i tanishem, Bajrami, nuk do t'i ktheje asnje vendim, asnje ligj Edvinit.
Vë në dritë rrugën e gabuar të Bashës kur ishte ministër i jashtëm që tradhtoj me detin, vë në dritë vjedhjet e Nanos me doganat, vë në dritë gabimet e Ramës me inceratorët, borxhin publik, jetën e varfër dhe shtrim i rrugëve me kosto të lart duke e krahasuar me vëndet e tjerra fqinje, duke theksuar që ndryshimin se bën Berisha por referendumi i tijë siq është ligji Macron në Francë. Vëndi im tha është President Republike pas 25 vitesh.