VIDEO/ Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama nga Brukseli: Lidhja jonë është e pandashme

18 Dhjetor 2024, 11:23Politika TEMA
VIDEO/ Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar tejet të rëndësishme marrëveshjen e partneritetit për sigurinë dhe mbrojtjen me BE, të firmosur të mërkurën në Bruksel.

Në fjalën e mbajtur pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rama u shpreh se lidhja e Shqipërisë me BE është e pandashme.

“Është për ne një ditë e gjatë dhe e rëndësishme. Ne jemi zgjuar me një ndjesi të këndshme sepse kemi hapur një tjetër grup kapitujsh. Është moment shumë i mirë. Ndihemi të privilegjuar, kemi kaluar rrugë të gjatë.

Kjo marrëveshje është e rëndësishme, lidhja jonë është e pandashme, duhet ta forcojmë çdo ditë e më shumë. Shpreh falenderimet e mia për BE, që po shtyjnë përpara këtë agjendë”, theksoi Rama.

2 Komente

  1. V
    Vlonjati

    Lidhja duhet zevendesuar me shitje, vetem per shitje eshte ky tradhetar

    Përgjigjjuni
    1. k
      kirurg

      I lodhur, i gëzuar, krenar, i përmbajtur, dinjitoz.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje