Dashamir Shehi: Na kanë takuar edhe ne në Ambasadën e SHBA, por ne nuk bëjmë zhurmë si këta

18 Dhjetor 2024, 09:13Politika TEMA
Dashamir Shehi: Na kanë takuar edhe ne në Ambasadën e SHBA, por

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se është thirrur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, për të diskutuar mbi çështje me rëndësi për procesin zgjedhor në Shqipëri.

Ai tha gjithashtu se LZHK bashkë me partitë e tjera opozitare e kanë çuar këtë ligj deri në Gjykatën Kushtetuese, ku presin një përgjigje.

“Na kanë takuar edhe ne në Ambasadën e SHBA, njësoj si këta. Por këta bëjnë zhurmë, ndërsa ne nuk bëjmë zhurmë si këta. Kur të ftojnë në shtëpi, nuk dalin jashtë shtëpisë muhabetet që bëhen.

E njëjta situatë është. Ne e kemi bërë të qartë se këto probleme janë. Problemi jonë, që nuk është i këtyre zotërinjve, është ligji zgjedhor, që ne e quajmë dhunim të demokracisë.

PS dhe PD puqën votat për t’i zënë fushën të tjerëve. Ne e kemi çuar deri në Gjykatë Kushtetuese. Më shumë se kaq nuk kemi se çfarë të bëjmë, se matan gjykatës vetëm Zoti është”, tha Shehi.

3 Komente

  1. I
    Injoranca e qytetareve qe i japin rendesi !

    Do ti japi rendesi vetes qe ta shtyje edhe nja kater vite rrogen e Deputetit dhe qofte dhe Rrakine e rrushit falas nga qytetaret qe kalojne kohne me te .... injoranca pa kufi prandaj tallin bythen keta ... dhe populli ne gjume.... pfiu pfiu pastaj na e kane fajin Deputet...!

    Përgjigjjuni

      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

        Zot fale !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje