Gazetari Poli Hoxha komentoi mesazhin e qartë të SHBA për ish-kryeministrin Sali Berisha, se nuk bashkëpunojnë me persona të përfshirë në korrupsion madhor.
Për gazetarin Hoxha, ky reagim i Ambasadës amerikane në SHBA ishte i pritshëm nisur edhe nga sulmet që Berisha po drejtonte ndaj SPAK, por edhe vetë SHBA e sekretarit Blinken.
“Ishte i pritshëm ky reagim. Nuk e prisja kaq shpejt, por si duket ashpërsimi i deklaratave të Berishës skundër SPAK dhe SHBA si shtet. P.sh dje deklaroi se Blinken ka realizuar grusht kundër demokracisë në Shqipëri, që e ka pas fjalën për shpalljen tij non grata dhe njëkohësisht krijimi i një atmosfere sikur SHBA do amnistonte zotin Berisha me ardhjen e Trump.
I gjithë ky iluzion që u krijua nga Berisha, por më shumë nga përkrahësit e Berishës. Ishte edhe një fyerje për SHBA, se kanë fytyre, prestigj pastaj janë republikanë e demokratë dhe në fund për çështje të tilla është diçka që s’ka ngjyra partiake”, tha Poli Hoxha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV.
Hoxha thotë se të tilla deklarata do bëhen edhe më të ashpra me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë.
“Kjo retorikë dhe kjo sulme sikur po fyenin SHBA, po merrnin nëpër këmbë SHBA. Ëndrra për mbështetësit, se një ditë kjo deklaratë do vinte dhe besoj se do jenë edhe më të ashpra me ardhjen e Trump në shtëpinë e bardhë. Një lloj retorike që fyen vetë Trump, por edhe SHBA në përgjithësi. Si duket u mbush gota dhe doli kjo deklaratë shumë e qartë dhe e ashpër”, tha Hoxha.
Gazetari Hoxha thekson se nuk ka asnjë shans që Berishës t’i hiqet non grata.
“Ky është iluzion. Mund të kishte një fije shprese nëse Berisha nuk do ishte në hetim aq më tepër s epo shkon në gjykim, duke vërtetuar një pjesë shumë të rëndësishme të motivacionit që është korrupsioni madhor, të cilin e citon SHBA.
Kemi zotin Berisha që kanë ngulur këmbë që ai është kandidati për kryeministër. Imagjino një kandidat për kryeministër. Berisha e di shumë mirë si funksionon, që non grata thjesht firmosen nga Blinken, por në rastin e Berishës përgatiten nga 15 agjenci inteligjente”, shtoi gazetari.
Mos dëshpërimi çeçenët se i iku jeta poshtë ballkonit duke u spërkatur me shurrën e Sali komunistit
Gazetat dhe Media duhet te injorojne cfaredo lajmi per Berishen dhe Ilir Meten. Ka disa muaj qe Senatori i NJ, Kryetari Komisionit te jashtem te Senatit eshte shpallur fajtor, pritet ti jepet denimi. Askush nuk e permend me, iku koha e tij, tani me te ka pune vetem drejtesia. Keshtu eshte situata e Sali Berishes, keshtu eshte situata e Ilir metes. Mediat duhet te injorojne cfaredo ata flasin, ata kane pune vetem me drejtesine, jo me popullin.
Ngadale o Poli, ngadale. Jane me rrezik keto qe shkruan. Do i nxjeresh pune "Latif Dreqit", do e veshe ne mundim sepse po e detyren qe ai te dhjese varrin e gjyshit tend se i ke share baben e vet. Do e mundosh te shkretin "Latif Dreqi" se ka ca kohe qe po vuan nga kapslleku dhe do e mundosh shume fare.