Rama: Ambicia jonë është anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade! Duam ta bëjmë Shqipërinë Evropën e rajonit tonë

17 Dhjetor 2024, 09:57Politika TEMA
Rama: Ambicia jonë është anëtarësimi në BE brenda

Kryeministri Edi Rama thotë se konferenca e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ka ardhur falë mbështetjes së vendeve anëtare.

Nga Brukseli, në konferencë për shtyp, Rama deklaroi se ambicia është që negociatat të mbyllen në vitin 2027, ndërsa anëtarësimi të realizohet brenda kësaj dekade.

“Nuk ka dyshim në mendjet tonë se një Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar, më e sigurt. Ambicia jonë nuk është sekret, duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në vitin 2027 dhe me shpresë anëtarësimi ynë të mbyllet brenda kësaj dekade...

E kam përsëritur shpeshherë që është e rëndësishme të jemi në mes të Evropës dhe është bekim që vendet me histori si e jona, dhe që jetojnë në kontinente të tjera, që duan të bëhen demokraci dh ekonomi tregu të hapur nuk munden, prandaj kanë më tepër vështirësi. Ndërsa ne e kemi.

Ky kapitull i dijes dhe të një shteti që funksionon ashtu si një shtet anëtar i BE se si të ndërtojë institucionet dhe të krijojë kushtet për ndarjen e pushteteve, është një dhuratë për ne që jetojmë në mes të Evropës, që ne ta shohim të ardhmen në BE.

Prandaj ne duam të bëjmë sa më mirë të jetë e mundur dhe besoj se të gjithë ne, do ta bëjmë Shqipërinë Evropën e Ballkanit Perëndimor sepse jemi të mirë pozicionuar për ta bërë këtë. Ky bashkëpunim për ta bërë një gjë të tillë, dhe jemi të përkushtuar të shikojmë me sytë e së ardhmes dhe jo me të së shkuarës që ka parandaluar vendin dhe rajonin, dhe shumë vende në BP që të progresojnë aq sa duhet.

Thënë të gjitha këto, dhe me bindjen se ne jemi në momentin më të mirë të historisë tonë dhe që BE është në momentin më të mirë për të kuptuar se sa të rëndësishme janë vendet e BP për të ardhmen e saj. Më duhet të ndaj me ju me sinqeritet që kam mbyllur diçka që ne kemi filluar ta dyshonim, tashmë BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar këtë. Nuk është aq e madhe, por është fakt që është aty dhe që pulson dhe jeton”, theksoi ai.

 

 

2 Komente

  1. C
    Comments

    Ambicie e panevojshme pasi BE ka falimentuar.Sot nga BE na vijn vetëm arkmorte me shqiptar të moshave nga 0 në 88 vjeç.Jo plumbi, thika, arma,puna skllavërore, vetvrasja , shamatat për të mbijetuar et etj.Sot kompanit e BE-së janë të interesuar për ndonjë projekt në vendin ton që do ishte fitimprurëse, për ndonjë kamp emigrantësh, për dhënie hua me interes të lartë., ku sa i përket vizitave turistike vetëm 50 000 turist nga BE kanë vizituar Shqipërin në 2024 (përfshir qytetarët tan me dy nënshtetsi) ndaj duan të përfitojn nga ne dhe jo si në 1990 ku ne mund të perfitonim nga ata dhe na zbrampsin.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ai nga Bregu

      Hahaha to Comments: qeke me looser sec e mendon ti vete. s'ke faj sepse je plakur or xhaje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje