Hapja e grupkapitullit të 6-të të negociatave, reagon ambasadori i BE-së: Një hap i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

17 Dhjetor 2024, 13:10Politika TEMA
Hapja e grupkapitullit të 6-të të negociatave, reagon ambasadori

Ambasadori i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka përshëndetur hapjen e negociatave për grup kapitullin e 6-të për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e jashtme.

Gonzat e ka cilësuar këtë hap si një tjetër arritje të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, dhe një njohje të përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Reagimi i plotë: 

Një tjetër arritje e rëndësishme!

Urime Shqipërisë për hapjen e negociatave për Grup-Kapitullin 6 – kapitujt për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e jashtme!

Kjo shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe një njohje të përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Inkurajojmë Shqipërinë të ruajë angazhimin dhe vendosmërinë e saj në avancimin e reformave të nevojshme në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë???????? në këtë rrugëtim sfidues.

 

Lini një Përgjigje