Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga Brukseli ku u pyet lidhur me grup kapitullin më të vështirë të Shqipërisë për negociatat me BE, theksoi se integrimi në BE është një proces i gjatë dhe i vështirë, ku çdo hap kërkon një konsultim të hollësishëm dhe një dialog të vazhdueshëm.
Ai theksoi se Shqipëria ka bërë përparim dhe se hapja e grupeve të kapitujve është një shenjë e rëndësishme e këtij progresi.
“Nuk ka kapitull apo paragraf që është i lehtë me BE-në, pra çdo gjë duhet të kalojë me shqyrtim të hollësishëm, me bashkëpunim të ngushtë, nëpërmjet dialogut të përbashkët dhe mirëkuptimit ne presim siç e kam thënë të hapim grup kapitujt, por në të njëjtën kohë nuk po e gënjejmë veten sepse kjo ka për të qenë një punë e vështirë dhe ne do të bëjmë çdo hap, jo vetëm për të këmbëngulur në atë që themi por edhe të punojmë për të përmirësuar atë që bëjmë.
Ndaj e vlerësoj shumë këtë proces pasi siç Komisionerja e tha shumë mirë, ndihmon vendin që të rritet, të piqet, të transformohet dhe të bëhet një shtet ku institucionet janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër.
Dhe kur i gjithë sistemi që punon si garantor për demokracinë dhe sundimin e ligjit, çdo gjë tjetër funksionon. Për këtë grup kapitull që kemi hapur sot, nuk ishte shumë e vështirë, pasi Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE sa i përket diplomacisë, sigurisë”, tha Rama.
Më tej shefi i qeverisë theksoi se ëndrra që Shqipëria synon të plotësojë brenda kësaj dekade është finalizimi i martesës me Bashkimin Europian dhe kthim mbrapa nuk do të ketë.
“Edhe vetë shqiptarët janë mbështetës për këto lloj politikash dhe ne kemi bërë një zgjedhje të qartë si komb që ne duam të martohemi me BE-në. Të harrojmë të gjitha divorcet e së kaluarës.
Nuk ka kthim mbrapa, ka vetëm rrugë përpara dhe ne duhet t’i japim shqiptarëve atë çka po presin me shekuj.
Dhe këtu po sjell një fjali emblematike të poetit tonë kombëtar, që është poeti i rilindjes sonë, që ka shkruar për shqiptarët: ‘Dielli lind aty ku perëndon, në Perëndim’”, deklaroi kryeministri.
I TROKET NE KOK VETEM DIVORC E MARTESE TRAPI !!!!!! HAHAHA BEN IDIOTIN PARA BE ME TREGU SE CFAR RROSPIE ORDINER ESHTE ! MOS KA NDERMEND TE DIVORCOHET PERSERI ?????? E SHKRETA LIDA THUJ -KUSH DO JA NJOMI VRYMAT
Psycho Edramovic duhet te bind/provoje per BE-ne qe shteti shqiptar nuk ka ne duar drejtesine, shteti ose regjimi i Edrames nuk eshte i lidhur koke. e kembe me Krimin e organizuar.Thjesht, te tjerat jane pacavurre, ose zhgarravina qe vetem kuptohen nga Tualet Palla, Erjon Brace dhe shumica e komentuesve ne Tema..LOL
Filluan bajgat e Saleh serbit, Kalec kari me shokë të vjellin diarre.
Duhet ti ktheni pronat tẽ zotērve, pastaj shohim dhe bējmē.
METAFORE BANALE. artikulohet keshtu sepse i intereson te minimizoj hyrjen ne BE. BANAL DHE SOCIOPAT.
Tani Si u katandis Shqiperia me politikane servila, cdo gje e shitem I bie qe ne e paguam cmimin per nusen. Ajde ne Trashegime Rama dhe bythe te forta.