
"BurdaForward GmbH", kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e Durrësit që portali kishte publikuar në muajin nëntor.
Të dyja shkrimet e publikuara nga "Focus Online", u përdorën asokohe nga partia demokratike për të sulmuar qeverinë, duke ngritur spekulime mbi koncensionin e Portit të Durrësit.
Por sot, kompania mëmë e websajtit gjerman, njofton se të dyja shkrimet janë fshirë nga platforma, pasi rezultoi se ato ishin të gabuara dhe të publikuara pa autorizim.
"Dëshirojmë t'ju informojmë se të dy artikujt mbi Portin e Durrësit, i datës 29 nëntor, dhe ai i datës 20 nëntor, janë fshirë", shkruan bordi editorial.
Në letrën e bordit editorial për publikun, i bëhet thirrje gazetarëve që të heqin nga raportimet e tyre të gjitha referencat mbi këto dy artikuj të gabuar.
Nuk dihet nëse kjo thirrje do të bjerë edhe në veshët e Gazment Bardhit, që citonte dy shkrimet për të sulmuar qeverinë shqiptare, por letra e bordit të "Burda Forward", tregon se në rastin më të mirë, shkrimet ishin me burime të pasakta, ndërsa në rastin më të keq, të nxitura dashakeqësisht.
![]()
Fix e vertete, njesoj si per lajmin e zgjedhjes se Ugly Hasanit si kreu I OSBE-se, apo qe Komisioni I Venecias shpalli Xhaçkën si strategjikja me korrekte ne pervetesim e pronave publike dhe private.
Të pa atorizuar nuk do te thote se nuk jane te vertete .
BRAVO!
Po i gabuar cfare do thote? Sali ti je?
Pse nuk e citoni te plote arsyen, ishin te gabuara thuhet, pervecse te pa autorizuara.
ARTIKUJT U SHKRUAJTEN NEN KUJDESIN E ALBINLADENOVICIT.........PER TE SHKATERRUAR SHQIPERINE PER LLOGARI TE RUSO SERBEVE
Ehe kerkuan falje jo se e ndjejne, por per lajme te genjeshtra kercet gjoba dhe ti hedhe trute ne ere. Nuk te fal gjykata gjermone por dhe legjislacioni ne fuqi.
Po ta hedhe qeveria ne gjyq? Jane marre vesh o mik. ........ kupton
Ne qofte se artikujt kane qene vertet te gabuar ose te shkruar nga dashakeqesia, Gazi i Bardhajve nuk e ka problem ta dredhe. Nuk eshte hera e pare qe e dredh. I eshte bere ves tani dhe nuk e le dot.
Kompania e websitit te paguaje demin per shkrimet e rreme, e ti lere pordhet e faljet, me demshperblim mbledhin mendjet mediat falso.
Hahaaaaha, po vete Gazmendja nuk i ka shkruar per gazeten Gjermane keta artikuj??? Si mundet qe te mos ju referohet Gazmende b..???
Gazi duhet t'i kerkoje falje Ballukut,sepse hengri me shume se duhet siç e kane zakon pedeistet,qe njohin vetem genjeshtres per te vertete dhe e servirin