Deklarata e SHBA, Lulzim Basha: Asgjë e re. Berisha përpiqet të mbajë me mashtrime militanët, ndërkohë që është në aleancë me Ramën

17 Dhjetor 2024, 18:46Politika TEMA
Deklarata e SHBA, Lulzim Basha: Asgjë e re. Berisha përpiqet të

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për Report TV, komentoi reagimin e ambasadës amerikane, e cila refuzon çdo bashkëpunim me personat e sanksionuar “non grata”. Basha theksoi se kjo nuk është diçka e re, por një vazhdim i qëndrimeve të mëparshme ndaj Sali Berishës.

Ai akuzoi Berishën për manipulimin e militantëve dhe përpjekjen për të mbajtur pushtetin përmes aleancave me Edi Ramën. Basha theksoi se Berisha ka hequr çdo shpresë për fitore dhe ka përfunduar me një bilanc negativ pasi i përdor demokratët për interest e tij personale.

“Nuk ka asgjë të re. Ka të re vetëm për ata që vazhdojnë të manipulojnë, ose përpiqen të manipulojnë militantët për t’i mbajtur pas vetes, ndërkohë që vet Berisha e ka shprehur qartë se çfarë dëshiron të arrijë në këto zgjedhje. Kur ka hequr çdo shpresë për fitore, të paktën ka qenë i sinqertë kur ka thënë që “është ‘Makbethiane’ të fitosh me Edi ramën”. Dhe kur ka vendosur të kthehet në mburojën e Edi Ramës.

Pra, për çdo demokrat që ka pasur ndonjë fije shpresë apo ka mbjtur veten me gajret se me të vërtetë ato që deklaroheshin nga zoti Berisha do të bëheshin të vërteta. Kjo shpresë nuk ekziston më. Dhe kjo deklaratë e SHBA nuk është më asgjë tjetër vetëm vijim i qëndrimeve. Ndërkoh që nuk duhet të harrojmë që përveç problemeve të hapura me SHBA, zoti Berisha sapo ka mbyllur me bilanc negativ me veten e vet edhe gjyqin në Britaninë e Madhe. Pra, kjo strategji e mbajtjes në fokus të problematikës personale me shpresën se kjo do të zgjidhet, nuk është gjë tjetër veçse një efejt anësor i strategjisë që ai ka zgjedhur.

Një strategji për të nënshtruar sa më shumë demokratë dhe opozitarë, interesave të tij personale, kauzës së tij personale. Kjo është tragjedia jo vetëm e opozitës, të PD, demokratëve dhe vendit sot. Edi Rama e ka mbushur kupën në çdo aspekt. Nuk ka pasur në këto 34 vite një qeveri më të inkriminuar, më të lidhur me krimin, më të kapur me krimin se ajo e tij. Më të korruptuar dhe në dëm më të drejtpërdrejtë në ekonomitë familjare të shqiptarëve, tek fëmijët e shqiptarëve, tek shpresat e shqiptarëve për ndryshim. Dhe nga ana tjetër një pjesë e madhe e mediave që janë pjesë e ekosistemit Rama-Berisha, vazhdojnë merren nga mëngjesi deri në darkë me thagmat që këpusin këta ditë për ditë, e në veçanti zoti Berisha” – u shpreh Basha.

5 Komente

  1. I
    Ik o lul atje ne vendin e mullinjeve

    O lulash,kush do i heqi vizat me pare me ameriken,ti apo babai jote sali krimineli

    Përgjigjjuni
    1. Z
      ZHDUKENI KTE SURRAT NGA MEDIA

      KUSH DO ME DIT CFAR MENDON KY DORDOLEC I CILI DUHET TE MERRET NEN HETIM PER DISA SHKELJE LIGJORE NE PUSHTET - TRADHETI NDAJ ATDHEUT -VJEDHJET DISA 100-ra MILIONA $ NE RRUGEN (PA ASNJI PLAN ETJ SI ME QEN NJI QEVERRI NE XHUNGLEN AFRIKANE ) VRASJEN E 21- JANARIT - FIRMA HEDHUR BAKOJANIT PER DHURIMIN E DETIT GREQISE (PASI BAKOJANIS I FUTI GISHTIN NE BYTHE DORDOLECIT LYLI ) BASHKPUNIM ME DIK MARTIN KUNDER UCK - TANI IMAGJINONI JU SE PIKERISHTE KY PISSS ANTISHQIPTARE QE PRET TE DENOHET ME SHUME SE 30-VJET - DEL E PELLET MEDIES GJASME SI POLITIKAN !!!!!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        M.t i biri m.t i jati m.t ai qe beri t'ane

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spartaku

          Luli ka mësuar formulën Berisha Rama. Po kjo formulë nuk të çon asgjëkundi more asgjkafshë. Po zgjohu o djalë, bëj një punë, me çfarë rron ti dhe familja jote? Me çfarë e mban partin? Si nuk tu mbaruan parat që ke vjedhur, njësoj si Saliu dhe ti. Po mbani mend o njerëz ky bën lojën e Sali Berishës, tall menderen me njerzit. Ja këta që vdesin për popullin hallexhi. Ti e ke treguar vehten, njësoj si babai jot ke vrar njerëz në bulevard, nuk je më i mirë.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lul sa eshte ora.

            Bo bo kush flet per mashtrim Lulli qe me pantallona te shkurtera rrezoj bustin e diktatorit Enver dhe ne marreveshjen me Rammen zbythi nga "Cadra e Lirise" protestuesit e ngujuar me muaj perpara kryeministrise, sipas marreveshjes ne naten e 17 Majit e cila edhe sot e kesaj dite nuk eshte bere e ditur.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje