
Sot është dita e fundit e Ilir Metës si President i Republikës së Shqipërisë. Mandati i tij 5-vjeçar mbaron këtë 24 korrik.
Bajram Begaj do të marrë detyrën si kreu i ri i shtetit. Begaj, i cili është votuar vetëm nga maxhoranca do të betohet në Kuvend, në një seancë të posaçme ditën e sotme. Pritet që në Kuvend të jenë të gjitha grupet parlamentare, përveç deputetëve mbështetës të Sali Berishës, të cilët ende nuk kanë dhënë një konfirmim.
Kuvendi do të mblidhet sot në orën 18:00 dhe Begaj, sipas procedurës do të betohet me dorën mbi kushtetutë. Më pas ai do të drejtohet drejt Presidencës.
Atje Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën. Tekstin e betimit në Presidencë, Begajt do t’ia lexojë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj.
Më pas, Ilir Meta do të lërë Presidencën dhe nga ky moment nis një cikël i ri për Begajn si president i Republikës. Ai u zgjodh kryetar i ri i shtetit në qershor. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Edhe këtë herë Shqipëria nuk ka një president konsensual, të gjithëpranuar, pasi marrëveshja mes opozitës dhe maxhorancës dështoi.
Pogrami i ceremonisë në presidencë:
18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve
19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë
19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë
19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi
19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.
19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta
19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.
19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë
20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.
Meta president do mbahet mend si koha kur u neperkemb dinjitetin i institucionit!
Hiqjani emrin fare dhe thuajni veq mbiemrin. Bajrame fuck shit nuke kuptohet a ështe Turke a po Shqiptare.
Do te mbahet mendi si presidenti me i dobet deri sot.Presidenti qe nuk qe kurre president,por nje kryetar partie. President qe nuk shkoi me shume se ne Kosove e te pritej si presiden. presidenti me arrogant,me luftenxites, me shfaqe e fjalor prej rrugaci sic ishte rasti tek zyrst e FRD-se. Fytura e tij e shemtuar dhe fjalori i tij do te jene shembelltyra e tij sa here qe do te diskutohet per te. President qe bashkpunoi me opoziten per te rrezuar qeverine te cilen e dekretoi vet. Si perfundim do te mbahet mend si presidenti me qesharak e me i perbuzur i popullit te vet,me perjashtim te interesaxhinjeve,te cilet neser e shkelin me kembe ,ashtu si shkelen Lulzim Bashen shoket e vet.
Desha te shkruaj dy fjale ....i ke thene te gjitha Sokol ........te lumte
Sot eshte dit e vecante per shqipteret , festoeni si te mundeni .....iku nga presidenca nje lamash qe na telendisi ne syte e mbare Botes ....iku nje president negativ qe nuk u ftua zyrtarisht nga askush ....festoni bashkeatdhtare ....eshte dit e vecante ....
Sa fytyre te ndyre qe ka ! Tipik skurre anadolli. Nuk e ka vene kot PPSh-ja e Rames kete. Gjarperinj ju duhen