
Nga Nga Anesti Barjamemaj A2 CNN
I tejmbushur me njerëz dhe i skuqur nga flamuri kuqezi, pallati i sportit në Milano këtë fundjavë foli shqip. Festa kuqezi nisi që në orët e paradites, ku këngëtarë të shquar shqiptarë ngritën në këmbë turmën.
Në sallën ku u dëgjua dhe himni ynë kombëtar dhe ai italian, si dhe me bashkatdhëtarët tanë që krahas flamurit të zemrës mbanin edhe flamurin e kombit ku kanë ndërtuar jetën, kryeministri Edi Rama bëri një ftesë për të ndalur ritmin e festës. Në ekranet gjigande u shfaq e shkuara. Pamjet dramatike dëshmuan edhe një herë vuajtjet e shqiptarëve të sapodalë nga komunizimi që rrezikuan jetën duke tejmbushur anijet me të cilat kërkonin ëndrrën e përtej detit, ëndrrën italiane.
Ajo nuk ishte e tillë për vite me radhë dhe kryeministri Edi Rama solli disa herë gjatë fjalimit të tij atë që thuhej e shkruhej pas çdo krimi në Itali. Por, sot është kohë tjetër. Rama u ndal të bënte një dallim për trajtimin e emigrantëve shqiptarë nga Italia dhe Greqia, ku mblodhi emigrantët para dy javësh: “Ju nuk ndërruat emrin”.
Dy marrëveshje shënjuan raportet mes dy vendeve në pak muaj, duke përforcuar dhe imazhin e një raporti miqësor mes Edi Ramës dhe Xhorxha Melonit. E para është marrëveshja për pritjen në vendin tonë të emigrantëve të vendeve të treta që shkojnë në Itali. Në kronologji vjen e dyta, por për shqiptarët më e rëndësishmja, është marrëveshja e pensioneve.
Destinacioni ynë i pashmangshëm është Bashkimi Europian. Kryeministri çoi mesazhe përtej pallatit të sportit, drejt liderëve europianë duke bërë thirrje që zgjerimi të mos mbetet peng i burokracive.
Përballë një diaspore që nuk heq dorë së dërguari para në vend, ato që i njohim si zëri i remitancave, kreu i qeverisë tregoi mirënjohjen për çfarë emigrantët kanë bërë për Shqipërinë ndër vite. Rama tha se është koha që Shqipëria t'ua shperblejë.
As këtë herë nuk bëhet fjalë për një premtim për votën e diasporës, por ata të kthehen në vendin e tyre se atdheu i pret krahëhapur.
Hartim i klases se 8
Me gezoi fakti, qe me se fundi mbas kaq shume vitesh vuajtjesh e perbuzjesh te ketyre dy shteteve, qe z. Kr. Edi Rama me fjalimin e tij te pakursyer jua tregoi se kush ishim e do te jemi neve shqipetaret ..... Me erdhi mire, qe u siguroi edhe te drejten e pensioneve...!!! Me erdhi shume mire qe kjo eshte nje ndihme e madhe per nje pensionist, por ne te njejten kohe u ndjeva e befasus dhe me dhimbje une erdha mbas 34 viteve per t'mos u kthyer me me mbajten 11 mije $ ... Se ne vitin 98 keta na paskan bere ligjin se ; pensioni u dashka mare deri ne 3-vite !!! JAM e indinjuar por e pa fuqishme per aresyeje moshe te di se si mund t'i mbahet pensioni i nje pensjoniste e dale ne pensjon ne vitin 87, kur Kam paguar cdo 15 ditesh sindikaten, e atehereshme.... Kush I mori keto para? Ku shkuan? I lutem Z. Mero Baze te mos e fshij kete koment.., Faleminderit..,
KRENAR .
KRENAR