Nga integrimi te lufta kundër korrupsionit: Tabaku zbardh takimin me ambasadoren Yuri Kim

27 Shtator 2022, 18:29Politika TEMA

Nga integrimi te lufta kundër korrupsionit: Tabaku zbardh takimin me

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur pas takimit me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në një postim në Twitter, Tabaku thotë se pjesë e diskutimeve me diplomaten amerikane ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, dhe përmbushjes së kushteve duke nisur nga lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e zgjedhjet e lira.

Deputetja demokrate bën të ditur se ka shprehur edhe shqetësimet e opozitës për disa nisma si amnistia fiskale, pasaportat e arta dhe legalizimin e kanabisit.

Postimi i Jorida Tabakut në Twitter:

Sot diskutova me @USAmbAlbania prioritetet e procesit të integrimit europian, rëndësinë e përfshirjes së Kuvendit. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin:Lufta korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira&ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës!

Gjithashtu fokus të veçantë me @USAmbAlbania morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si:

Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop !

E angazhuar për të mbikqyrur&kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike!

I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijrave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria.

3 Komente

  1. V
    Vasili

    KETO TAKIME PO I ULIN SHUME REPUTACIONIN KESAJ ABASADOREJE!I KA MBETUR TE TAKOJE GRIDEN DHE SALINJANIN DHE TI VERE KAPAK REPUTACIONIT TE SAJ.APO MOS DO TE NA MBUSHE MENDJEN QE ESHTE VERTET GUVERNATORE E KETIJ VENDI.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      Jorida Tabaku duket me e pershtatshme per momentin per kryetare te PD-se.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Uroj qe Jorida te jet kryetarja e bashkise Tirane ne keto zgjedhje. Do ishte zgjedhja me e mire. Edhe nga zona gri qe eshte shumica do ishte shume e pranushme edhe do te votohej ne mase.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje