Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, "senatorët" që mbeten jashtë Kuvendit

15 Maj 2025, 21:40Politika TEMA
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, "senatorët" që

Disa deputetë me karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk morën votëbesimin e qytetarëve më 11 maj.

Vendin e tyre pritet ta zënë figura të reja, të rinj në moshë dhe pa përvojë të mëparshme politike.

Po kush janë veteranët e politikës shqiptare që mbeten jashtë Parlamentit dhe do t’u duhet të dorëzojnë çelësat e zyrave?

Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Partisë Socialiste, jashtë mbeten: Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Plarent Ndreca, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka.

Nga aleanca “PD – Shqipëria Madhështore”, nuk u rizgjodhën: ish-presidenti Ilir Meta, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Petrit Doda, Dhurata Çupi dhe Shpëtim Idrizi.

Ndërkohë, në Kuvend hyjnë emra të rinj dhe ende të panjohur për publikun, si Sara Mila në Elbasan – kandidatja me më shumë vota në rang kombëtar, Zegjine Çaushi në Fier dhe Marjana Koçeku në Shkodër, e njohur si “Neomalsorja” në rrjetet sociale, kandidate e PS-së në listë të mbyllur.

Emrat që për vite me radhë “ngrinin kartonin” në seancat plenare, sot mbeten jashtë loje, ndërsa një brez i ri hyn në skenën politike me premtimin për të ndryshuar rregullat e saj.

6 Komente

  1. c
    cfar ? S E N A T O R E T !!!!!!! E kujt ?

    E Hales Politike 34-vjecare ? Ptuuuu medie bordello .

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ermal

      Vetem bythlepires te edvinit

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cicerone

        Po i qive robt plako! Kur u bene senatore keto?!.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deputete e bija botës!

          Mooooos! Çfarë n'a thatë Mrika dhe Qershia jashtë kuvendit. Gjynof që të dyja se mos kanë ngel pa k... se pa bukë se besoj me aq sa ja kanë q... rropt të dyja tek Mbrojtja.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sqepari

            Me sjell kenaqesi ikja e tyre. Duhet te ikin dhe ndonja 50 te tjere e tju hapi rrugen qe u kane bllokuar te rinjve.

            Përgjigjjuni
            1. k
              km

              Rrotacionet,rigjenerimi i brendeshem gradual,periodik eshte normale per njerezit e emancipuar.Respekte dhe falenderime per ta.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje