Një urim për Ramën vjen dhe nga Lugina e Preshevës, por heshtje totale nga Albin Kurti dhe...Vuçiç

15 Maj 2025, 19:34Politika TEMA
Një urim për Ramën vjen dhe nga Lugina e Preshevës, por

Nga Italia, Franca, Gjermania, Britania, të shumtë ishin liderët europianë që uruan kryeministrin Edi Rama për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Sakaq, një përshëndetje speciale ka ardhur edhe nga Lugina e Preshevës.

Ka qenë kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka uruar kryeministrin Edi Rama për mandatin e ri qeverisës, duke theksuar mbështetjen dhe vlerësimin e shqiptarëve të Luginës për lidershipin e tij.

Në një letër urimi, Sinani vlerëson fitoren e Ramës si “dëshmi e besimit të qytetarëve të Shqipërisë në udhëheqjen vizionare dhe reformuese” të kryeministrit, duke e cilësuar këtë sukses si frymëzues edhe për shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë të veçantë për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për ngritjen e zërit kundër pasivizimit të adresave dhe për përkrahjen e vazhdueshme në përballjen me vështirësitë me të cilat përballemi çdo ditë”, shkruan Sinani.

Mes të tjerash Sinani vlerëson gjithashtu rolin që po luan qeveria shqiptare përmes institucioneve diplomatike në mbështetje të shqiptarëve të Luginës, duke e cilësuar këtë angazhim si “burim shprese dhe qëndrueshmërie”.

Ndërkohë, bie në sy mungesa e urimit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, çka tregon dhe njëherë se marrëdhëniet mes dy liderëve shqiptarë janë të akullta.

Edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ashtu si Kurti, nuk e ka uruar kryeministrin shqiptar për fitoren e zgjedhjeve.

Ndërkohë, Rama ka marrë mesazhe nga Giorgia Meloni, Pedro Sanchez, Volodymyr Zelensky, Keir Starmer, Orban Viktor, Ursula von der Leyen, Emmanuel Macron, kancelari gjerman Merz, Antonio Costa etj. (Voxnews.al)

8 Komente

  1. V
    Vetfundosje organizate terroriste

    Bibini vetfundosjes eshte si Vucici Serbis

    Përgjigjjuni
    1. k
      kxp

      Kurvi dhe vellacko i tij ne Beograd kane hallet e veta. Nji eshte tu u rrxu nga ballkoni i hapur e tjetrin po e rrxojne studentet.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        VUCICKA DHE ALBINDENOVICI HANE NE NJE HALE DHE DHJESIN NE NJE KUZHINE ,NE ATE SLLAVO RUSO

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ali Pasha

          Nuk ja duam urimin ketij pis burre , ketij Serbi , ketij zafarit te komunistit vrases Non Grata , pune koqevaresh te Al -Bin jo te tjeret .

          Përgjigjjuni
          1. K
            King D

            Uron nje bote e tere kmsh.. shqiptari shqiptarin jo.... s'eshte pune simpatie por respekt njerzore... pasi kjo bote vlen pasi jemi te kundert njeri me tjetrin.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koci

              Po kush po pjerth per urimin e Vucic e aq me pak per Alpidhin more aman . Alpidhi qe mundoget te rrexoje Ramen me ate kandidatin me mustak Bojken loqen . Sa tru ka Alpidhi ne koke Rama i ka mune maje te atij mikur . Alpidhi eshte me mut nga Saliu , mendoni sikur te fitonte Salmuti pa mbaruar tera kutite do ja kishte bere urimin .

              Përgjigjjuni
              1. b
                bimi

                kam nje pyetje! Po Rama e uroj Albinin per fitoren?

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ilir

                  O bimi …. Albini , ska fituar …!!!!! Kan 2 muaj ne ngerc.

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje