Një paradoks i dhimbshëm ka dalë në pah pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në zgjedhjet parlamentare të 11 majit; të paktën 23 kandidatë të Partisë Demokratike kanë fituar bindshëm në listat e hapura, por kanë mbetur jashtë Kuvendit për shkak të numrit të ulët të mandateve që i janë caktuar PD-së në qarqet përkatëse.
Lista e “fituesve pa mandat” përfshin emra të rinj dhe figura me kontribute në opozitë. Në Tiranë, Ilir Alimehmeti, një nga figurat më të votuara në rang kombëtar me 13,139 vota, nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re.
Tjetër rast është i Xhemal Gjunkshit në Dibër, i cili ka marrë 5,693 vota, më shumë se çdo kandidat tjetër në listë, por PD-ja arriti të marrë vetëm dy mandate, të cilat shkuan për emrat e listës së mbyllur – duke e lënë ish-gjeneralin jashtë parlamentit. I njëjti fat për Aulon Kalajën në Durrës, që me 7,069 vota preferenciale u rendit i dyti pas Arjan Ndojit, por demokratët siguruan vetëm një mandat në listën e hapur.
Në Berat, Parid Mahmutaj me 7,171 vota dhe Lefter Maliqi me 4,801 u lanë jashtë, ndërsa në Fier, Gentian Çela me 7,080 vota nuk arriti të sigurojë një vend në Kuvend. Në Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, dhe Vlorë, dhjetëra kandidatë të tjerë me mijëra vota ndanë të njëjtin fat.
Kjo tregon pazarin e Sali Berishë me listat. Në listën e mbyllu u futën njerëz besnikë të tij, ndërsa ata që kanë votë elektorale mbetën jashtë. Por vota ndaj emrave më sipër është dhe një lloj goditje ndaj Berishës, pasi qytetarët votuan ata që kryetari nuk i preferoi.
Emrat sipas qarqeve
BERAT
Parid Mahmutaj, 7171 vota
Lefter Maliqi, 4801 vota
DIBËR
Xhemal Gjunkshi, 5693 vota
Përparim Spahiu, 5505 vota
DURRËS
Aulon Kalaja, 7069 vota
Andia Ulliri, 5198 vota
ELBASAN
Qani Xhafa, 5958 vota
Ilirjan Alliu, 4848 vota
FIER
Gentian Çela, 7080 vota
Silva Hasaj, 4414 vota
GJIROKASTËR
Alma Kore, 3569 vota
Arben Ristani, 2881 vota
KORÇË
Kristiano Koçibelli, 5213 vota
Andrea Mano, 4845 vota
KUKËS
Isuf Çelaj, 7060 vota
LEZHË
Aleksandër Lala, 4217 vota
SHKODËR
Ted Kopliku, 6148 vota
TIRANË
Ilir Alimehmeti, 13139 vota
Ilir Metaj, 5660 vota
Asllan Dogjani, 5125 vota
Myslim Murrizi, 4188 vota
VLORË
Petraq Gjikuria, 3533 vota
Artan Liçaj, 3352 vota
Ne protest per ‘voten e vjedhur’ nga PS.. Te gjithe ne proteste… mos harroni Vrenozin e Korçes… do t’ju mesoj si te hani mut.!!!
Sa shpejt u pershtat Alimehmeti Saliut per nga sjellje e komunikimi
Aliu eshte nje Penis me syze ku me Fraza::::Tirona—-Partizoni dhe budallalliqe qe Duket sikur po flet me cunat e Lagjes: Sefer Daja do i jepte nje kshille//// Ti mor Cun qe te ka humb Luga ‚ Meri punet dal nga dale, Se ndoj dit do t‘humbi dhe Cuka qe ke ner shale. Me mos u bo bajat dhe i hutu, Bo ate pune qe ke mesu.
Ah Xhemol Xhemol ku i cove paret sa nje mol
Muli Nokes u ke lene pijen pa vene , mbasi te hsne mutin duhet te pijne dhe shurren e socialisteve , ju beft gjak e dhjame .
He mo Alimehmeti, ha dhe ti M.., si Vrenozi, por te pakten Vrenozi tall bythen me saliun, ben sikur i digjet per saliun po vetem sa tall bythen me te, po ti more mavri qe more dhe tabjatet e saliut, c'mutin deshe.
Ata që fituat pa djersë o PD ist - ja morët popullit dhe jo Salisë Saliu kishte nga i ati veç morra. ndaj u bashkua veçse me horra Ju o horra mirë që shumë fituat Me Salën më vonë pse qëndruat Bisha Sali vodhi vrau sa deshi Por më në fund fati s'i buzëqeshi U plak djalli dhe mënd nuk zuri Dhe populli me votë krejt e përzuri.