Qarku i Elbasanit në këto zgjedhje parlamentare theu dy rekonde.
Për herë të parë Elbasani dërgon në parlament 10 deputetë për PS dhe 4 për PD, rezultat i cili nuk është shënuar kurrë më parë në një qark ku përgjithësisht mandatet janë ndarë 8 me 6.
Nga ana tjetër në Elbasan ka dalë kandidatja më e votuar në të gjithë Shqipërinë. Sara Mila, e dalë nga platforma deputeti që duam, ka marrë 18 626 vota.
Por a ishte kjo pritshmëria e socialistëve, apo edhe për ta ky rezultat shënoi një surprizë?
Nga lista e hapur e PS në Elbasan shkojnë në Parlament, Sara Mila, Sajmir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi dhe Agron Gaxho.
Ndërsa PD humbi të 5 e saj në listë të sigurt Aurel Bylykbashin.
Teksa ende numërohen votat e diasporës, duket se mandatet kanë shumë pak gjasa të lëvizin.
Për të rifituar mandatin e saj të 5 në Elbasan PD i duhen minimum 1815 vota dhe kjo duket shumë e vështirë në kushtet kur trendi i diasporës shënon 59.46% për PS dhe 21.55% për PD.
Edhe në këtë qark Nisma Shqipëria Bëhet vendoset si forca e tretë politike duke marrë në total 10.40% të votave.
Sa mire qe ka humb ai Aureli se do na cante prapanicen ne kuvend.
Ketij Aurrel bylykderrit mire ti behet se e zuri haku i popullit te Elbasanit kur para 4 vitesh bllokoi rrethrrotullimin e Bradasheshit me nje tufe banditesh dhe pengoi qarkullimin e lire drejt Tiranes per 3 ore.
Mir I behet delenxhiut ,cun i ri shkon pas nje te vdekuri. Ka edhe shum figura nga shqupi qe sduhet te ishin ne kete kuvend se as shihen as degjohen. Te jete ne kuvend deputet ne nivelin e flamur nokes e te palokes ti vesh dinamitin.
Gjithsesi, në kuvend një Bylykbash hyn, pak rendesi ka, a eshte në të mëngjër, apo në të djathitë.