Komisioni i Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nuk ka marrë një vendim për vijimin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia, duke ia lënë kështu këtë përgjegjësi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë zyrtare KQZ-së, duke kërkuar marrjen e masave për të vijuar në mënyrë të rregullt procesin e numërimit dhe vlerësimit të zarfeve “B” të kontestuara nga grupet e numërimit.
PS thekson se mungesa e vendimmarrjes nga KZAZ po pengon përparimin e procesit dhe kërkon që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të marrë një vendim për të garantuar përmbylljen e numërimit në përputhje me udhëzimet ligjore.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike kërkon nga KQZ qartësi dhe transparencë duke i kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të sigurojë dokumentacionin teknik dhe ligjor që vërteton se votat e diasporës janë marrë dhe dorëzuar nga vetë zgjedhësit. PD ngrit shqetësime për integritetin e procesit dhe akuzon Partinë Socialiste për manipulime gjatë numërimit.
Në këtë kontekst, çështja e vijimit të procesit të numërimit të votave të diasporës nga Greqia mbetet e pazgjidhur, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komisioneri Celibashi.
Ishte e ditur që PD-ja, njëlloj si ujku, kërkon mjegull. Kërkon pretekste për të deligjitimuar votën e shqiptarëve. Kështu ka bërë gjithmonë. Sidoqoftë me vota apo pa vota greke, e ka ngrënë edhe një herë tjetër sa krahu.
Z.Rama mos harro qe shkove dhe u ule ne gjunje perpara emigranteve Shqiptare ne Athine. Tani Qelbashi i KQZ po fshin bythen me voten e atyre emigranteve. Po lejon spiunet e grekerve te bejne cte duan me voten e shqiptareve te Greqise.
E papranueshme qe i behet ky diskriminim dhe problematik diaspores se Greqise, te cilet paten edhe me problem me marrjen e postes.
celibash mos luaj me dy porta.........