“Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz”, Shehaj: Nuk mund të kishte koalicion të partive të reja, u kërkua që të shkriheshin në një

15 Maj 2025, 16:45Politika TEMA
“Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz”, Shehaj:

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj komentoi mbylljen e procesit të numërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Shehaj tha se është vështirë që rezultati në mandate të ndryshojë në Tiranë, sa i përket edhe numërimit të votave të diasporës.

“Janë votat nga Greqia që nuk janë numëruar. Besoj që nuk do ndodhë ndonjë çudi e madhe që rezultati të ndryshojë. Mandatin e dytë do ta komentoj kur të mbyllet përfundimisht numërimi. Kur të kemi rezultatin përfundimtar, do flasim”, tha Shehaj.

Më tej i pyetur nga gazetarët nëse do ishte më mirë që partitë e reja të bëheshin bashkë këto zgjedhje, për Shehajn kjo nuk do jepte një pasqyrim se sa peshë ka secila nga këto parti.

"Shumë e vështirë që rezultati të ndryshojë. Do komentoj mandatin e dytë kur të mbyllet procesi i numërimit. E vështirë të ndryshojë.

Ne e dinim që në fillim, sistemi është ndërtuar që partitë e vogla ta kenë sa më të vështirë. Nuk bëhej fjalë për koalicion për bëhej që të gjitha partitë të shkriheshin në një. Nga do kuptonim ne sa peshë zë secila nga këto parti.

Mbi Greqinë ka dyshime, por ka dyshime mbi gjithë procesin, duhet të presim. Nëse numrat janë ndryshe është diçka tjetër. Procesi duhet riparë nga fillimi. Jam i përqendruar mbi rezultatin e partitë Mundësia. Edi Rama ka 12 vjet 25 vjet që përfiton nga gjithë Shqipëria. Kam kërkuar besimin për të përfaqësuar qytetarët në parlament", shtoi Shehaj.

2 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Po çfar besimi te te japesh ty more fshatar , deri dje ishe ne breket e lulit , me vone ne te saliut , e pe qe nuk ta fershellente as nje nga koleget se si hileqar qe je hajdut ngrite particken pa nenkryetar pa te gjitha pa elektorat. Do ta shikosh mbas 4 vjetesh sa do te te vlej lekura o krietar pa mend e pa burri.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhoske ilia

      Politikani me I mire I djathti I vertete Suksese yllit te demokracise

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje