Ngjela për protestën e 7 korrikut: PD do shpallet anti-amerikane, Berisha do destabilizim që të shpëtojë veten

1 Korrik 2022, 15:10Politika TEMA

Ngjela për protestën e 7 korrikut: PD do shpallet anti-amerikane,

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi se me protestën e 7 korrikut “PD do të shpallet anti-amerikane”. I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, në News24, avokat Ngjela deklaroi se shqiptarët nuk do t’i bashkohen një proteste anti-amerikane, duke shtuar se Berisha do destabilizim.

“Ai nëse e shikon protestën dhe del në datën 4 dhe thotë “ne e konsiderojmë protestën në shesh si politikë antiamerikane”, çfarë ndodh? Mbaron, mbyllet, se nuk dalin shqiptarët në protestë antiamerikane. Nëse akuzojnë qeverinë, le të kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Duhet të ketë doktrinën e vet që thotë si zgjidhen krizat. Saliu do destabilizim, që të shpëtojë veten. As mos e diskuto fare.

Reforma në treg është pompimi i parave në treg. Ka bërë amnisti fiskale, por nuk e dimë sa do fitojë. Por, nëse do të fitojë, a do t’i rrisë rrogat? Për mendimin tim, rroga minimale nuk duhet të jetë më pak se 800 mijë lekë të vjetra. Ne nuk e njohim pompimin e parasë në treg. Ne njohim atë që na vjen nga Evropa Perëndimore, që është e sistemuar. Kriza ekonomike vjen, pasi kryeministri shqiptar nuk njeh tregun, kurse lëvizja e non-grata nuk ka lidhje as më tregun, as me paranë, por me vetë non gratan.

Moj zonjë, Berisha bëri ndonjë analizë? O zotëri, derisa del një lider i tillë dhe thotë “ku popull” për popullin e vet, nuk ka lidhje me shqiptarët. Ai do të jetë sundues. Zgjidhja është shumë e thjeshtë, me katër bomba gazlotsjellës, ata ikin. Unë nuk e pranoj këtë lloj politike”, shtoi avokati.

6 Komente

  1. a
    altin

    avokati dhe kompleksi ndaj amerikaneve ,ata i dine te gjitha ,ata jane me te zotet ,me te miret ata do bejne kete ,do fusin ne burg ate sharlatan studiosh qe asnje parashikim jo vetem qe si del po as i afrohet fare ,propozoj te hapin nje emision bashke me alfred cakon te pakten te na defrejne me perroin e tyre psiqik .......

    Përgjigjjuni
    1. q
      qytetar

      altin ! i din nje popull i tere edhe ti ...por nuk te intereson mbase

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kujtoni 1997 Gerdeci firmat piramidale 4 te vrare

      Non grata kerkone destsbilihim per te shpetuar veten dhe familjen kriminale Berrisha linde pyetja e thjeshte per cfare duhet te maresh pjese ne nje proteste e thirur nga nje non grata per korrupsione dhe minues te demokracise e thjeshte fare edhe Arjan Cani apo Ukju Fierit e kuptone jo vetem qe nuk duhet te jesh pjesmaresh por kete figure qe prodhoje 1997 duhet ta injoroshe

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poli

        Populli degjon veten askend tjeter...ju meruni me analizat tuajs

        Përgjigjjuni
        1. A
          Avokat Shpetim pylli prej Nroqit

          Spartak ndero marsh. Je komplet loqe me keto idiotizma qe broçkullis. Ne vend te meresh me Ed Ramen, kete kryeminister gagarel qe ka rikthyer komunizmin, meresh me Berishen qe eshte e vetmja shprese per te permbysur qeverine e hajnive Po mo po dhe Berisha ndyresir eshte, hajdut i korruptuar etj. etj. mirepo kete fare mbollet ju qe liajtet mender politiken anti-komuniste. Dil ti ne krye dhe permbyse kete qeveri koministesh. Ku Gramoz Ruçi koka e trafiqeve luan fijet ne prapaskene. Nese SHBA kerkon nje Shqiperi perendimore perveçse "non graten" Sal Berisha le ta qeroj kete super te korruptuarin Edi Rama qe ka mbjell varferi dhe shpopullim masiv. Nuk ka krah pune, kane ik e po ikin specialistet e te rinjte, po shpopullohet vendi nga qe ky pis kryeminister mendon veç per veten dhe oligarket e tij. Kastratin, Salillarin, Zamir Manen, Vsngjush Dakon,ate kokeroçken e Kukesit se spo me vje emri, Mos u boj bajat Avukat dhe mos lepi sumen e pushtetit se do themi qe e paske pat hak burgun e Enverit.⁷

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cani

            Ore si mundet robi te jete krenar qe ja fut kot! Ky eshte i papam!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje