
Botuesi Nikollë Lesi tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se beteja për Tiranën është e mbyllur, ndërsa Belind Këlliçi po luan për të qenë në të ardhmen pasues i Berishës në krye të PD-së. Ndërsa për analistin Enton Abilekaj theksimi i Tiranës në çeljen e fushatës në "Air Albania" la në hije bashkitë e tjera ku opozita kërkon fitoren, siç është Durrësi, Elbasani, apo Shkodra.
Lesi: Belindi luan si ajo siç vinim shishen e qumështit në radhë dikur, për të qenë kryetar i PD-së, kur ta dorëzojë Berisha, sepse unë betejën e Tiranës unë shoh të mbyllur.
Ideja e Belindit për autobusin falas nuk është e keqe, por është komuniste dhe ai prek kështu taksat tona. Nëse ai do të thoshte për një kategori të caktuar, pensionistët dhe studentët që janë pa biletë, po e pranojmë. Por me këtë të gjithë do të rrinë nëpër autobusë.
Abilekaj: Do të ishte më mirë të kishte të bënte me uljen e taksave, se sa me shtimin e kontrollit të shtetit mbi veprimtarinë e qytetarëve. Një i djathtë si kandidat thotë me pak shtet dhe më pak taksa, paratë tuaja do t’i përdorni më shumë vetë se sa ne. Në vende në zhvillim si Shqipëria me korrupsion të madh, rekomandohet me shtet të dobët që taksat të jenë sa më të ulëta që ekonomia të zhvillohet vetë. Fushata e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit patjetër do të jetë prioritet i opozitës. Ata në "Air Albania" theksuan Tiranën, por lanë në hije Durrësin, Elbasanin, Shkodrën dhe opozita nuk e ka këtë luks.
Hyrja e Belindit me autobus ishte gjetje, por duhej shoqëruar me daljen në pah edhe të kandidatëve të këtyre bashkive të tjera që pretendon opozita.
Ta shohim te gjithe te mbyllur garen e zgjedhjeve ashtu sic e shikoka ky Nikolle Le(he)si atehere dalim serish ne kohen e Merhumit te cilen Le(he)si e paska nostalgji per rradhet e qumeshtit. Dalim serish aty ku u larguam 30 e ca vite me pare, ne ate Socializmin fitimtar me 99.99% fitues zgjedhjesh por me emer te retushuar tashme ne Rilindje. Dhe pastaj serish do shohim nje tjeter Ylli Bufi nr-2 te dale e te deklaroje "kemi edhe 6 dite buke" e pastaj Nikoll Le(he)sat qe ti bejne avokatine garave te mbyllura..
Gjetje e "madhe" hyrja me autobus e Belos.Hajde analist hajde.Lum opozita qe ju ka.
Taksat për urbanin "falas" do merren diku. Parku i autobuzëve të bashkisë,riparimet e difekteve, pagesat e drejtuesve të automjeteve dhe pagat e shoferëve si dhe karburanti duan shpenzime gjigante nga bashkia. Mos i ngopni njerëzit me lugë bosh. Piramidat ranë pa lulëzuar.
Lesi po flet kundra Nokes qe i shiti partine.
Ik ore Les pirdhu me gjithë gjetjen e Kërriçit.
ky ka lepire 30 vjet te gjitheve i djegu sala gazeten ja lepiu perseri desh e vrau nano ja lepiu perseri pastaj erdhi radha e rames por nga qe rama kishte shum lepirsa e eleminoj se ishte lepires i vjeter pastaj i shiti partin ndokes dhe pret ndonje kocke kush tja hedhe se eshte mesuar te lepije bythen e pushtetit ik kar me zile.