Nikoll Lesi tregon përplasjet me Fatos Nanon: Kisha mbetur pa lekë, ai tallte menderen me mua. Por pastaj i tregova vendin dhe donte të më arrestonte

19 Korrik 2022, 10:17Politika TEMA

Nikoll Lesi tregon përplasjet me Fatos Nanon: Kisha mbetur pa lekë, ai

Botuesi Nikoll Lesi ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Lesi foli për gazetën “Koha Jonë”, ngjarjet që e shënjaun politikën dhe median shqiptare në vitet 90', por u ndal edhe te personazhe me të cilët ka patur përplasje.

Një prej tyre, ish kryeministri Fatos Nano, të cilin sot Lesi e konsideron “mosmirënjohës”, sepse thotë se bashkë me gazetën e ndihmuan të dalë nga burgu, por më pas Nano kërkoi arrestimin e tij.

“Filloi përplasja me Fatos Nanon. Kur ai ishte kryetar i PS, i burgosur padrejtësisht, “Koha Jonë” e kishte si një lloj simboli, sepse kishte të drejtë. Ne e ndihmuam për të dalë nga burgu.

Pastaj me Nanon, kur erdhi në shtator 1997, pasi u dogj gazeta “Koha Jonë”, për 42 ditë nuk doli gazeta. Unë ngela me gjithë stafin për të paguar. Hyra në borxhe dhe i pagova. Një pjesë ikën te Nano, Vladimir Prela, Ben Blushi, etj.

Në këtë moment i shkova Fatos Nanos, te hotel Rogner, i vajta me një lloj idealizimi të kohës, nuk e dija akoma kush ishte Nano i vërtetë… Nano i mori gjithë njerëzit e mi, ju ofroi punë. Unë i thashë, gazeta është djegur dhe derisa e ka djegur shteti dhe ka dokumenta, duhet të paguani dëmshpërblim, që të laj edhe borxhet, të filloj prapë punën.

Ai më tha, tako Kristinën… E kishte për sekretaren e vet! Kur dal jashtë më thotë mua, Lad Prela, më thotë Nikoll ka tallur menderen Nano. Më hipën nervat, shkova në parlament, iu lëshova me të gjitha bateritë. Pas kësaj, filloi kontrollet te “Koha Jonë”.

Unë nuk e ndihmova as për të më dhënë para dhe as për pushtet.

Në 2003 erdhi kryeministër dhe “Koha Jonë” filloi disa dokumente për Albakopter, një kompani e bashkëshortes dhe fillova kritikat në gazetë dhe parlament.

Në fakt, materialet sekrete, që ta marrë vesh ai për herë të parë, mi jepnin nga doganat dhe tatimet njerëzit e Nanos. Njerëz që nuk e donin si kryeministër.

Ai kërkoi imunitetin tim në parlament për shpifje dhe për tu arrestuar. Fatos Nano, njeriu që e ndihmova për të dalë nga burgu, që e nxorrëm nga burgu bashkë me gjithë gazetarët, kërkoi arrestimin tim. Aty pastaj kam bërë spektakël të paparë, e munda 72 vota me votim të fshehtë, për heqjen e imunitetit”, tha Lesi.

5 Komente

  1. j
    jaku

    Kjo eshte per ata shpellare qe perdorin fjalet "lider historik" ne fakt ne histori do te mbeten por si ndyresira te kombit dhe keta jane Nano dhe Sali non grata, ky ne fakt eshte me historik se ka dekoraten e larte NON GRATA....

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Nano o Nikoll nuk ka ngelur kurre pa leke....po ti je plere....e mbaj mend si gidite ministrin Xhani ne parlament...si nje rrugac.....

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arian

        Rri shit pordh me ato që ikën.prandaj sbere prokopi se je njeri i keq

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ti nuk mendon.

          Ky Lesi, tërë jetën e vet, mbeti duke lehur. Duhet menduar Lehësi jo, Lesi.

          Përgjigjjuni
          1. u
            uskania

            Ke lehur për para, asnjëherë për drejtësi, or NIKOOOLLË!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje