Ilir Beqaj: Jam krenar për 3 PPP. Sollën revolucion në mjekësinë shqiptare!

19 Korrik 2022, 09:14Politika TEMA

Ilir Beqaj: Jam krenar për 3 PPP. Sollën revolucion në

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qëndruar dje për rreth 8 orë e 20 minuta brenda ambienteve të SPAK, ku i është përgjgjur pyetjeve të BKH dhe 2 prokurorëve për tenderin e sterilizimit.

Në një intervistë për emisionin Shqip nga Rudina Xhunga, pak kohë më parë, i pyetur pikërisht për PPP-në e sterilizmit, Beqaj është përgjigjur se është krenar për këtë PPP, pasi sipas tij kjo ka sjellë revolucion në shëndetësinë shqiptare.

"Ato tre PPP-të e famshme, për mua kanë bërë revolucion në shëndetësinë shqiptare. PPP-ja e sterilizimit ka bërë revolucion në kirurgjinë shqiptare. 

Ka standart modern nga Tropoja, në QSUT, në Sarandë dhe falë asaj kontrate çdo njeri rri dy ditë më pak në spital. Minimalisht i kushton shtetit 200 dollarë më pak çdo shtrim në spital", u shpreh Beqaj.

7 Komente

  1. k
    kiu

    i befsh ilace te gjitha leket qe ke vjedhur. ti merriton nje shurre te pasterilizuar ne surrat

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koment socialisti

      Hajdut i ndyre. Po tenderin e rezonances te ushtaraku e harrove qe gelltite minimalisht 100 mije euro per fituesin e paracaktuar? E sa te tjera e te tjera poshtersi. Pese vite burg me Lefter Lefterin i ke hak.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Eni

      Po o koqe po....por pse pa gare e pse miqve e shokeve....ktu eshte Probleme jo ke ppp......

      Përgjigjjuni
      1. M
        Milano Moda ...

        Ik ore plere qe nga hundet u dalshin vuajtjet e shqiptareve neper spitale, pa i ilace e pa kujdes.. je nje nga njerzit me te peshtire

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          Përherë monstrat krenohen kur vendosin rekorde në veprat e tyre monstruoze. Kështu edhe me Beqajn dhe Ramën. Vjedhja me PPP e sterilizimit është jo vetëm rekord shqiptar, është rekord botëror. Këtu kemi parë edhe rrugë të florinjta që nga 6-7 milionë euro për km kanë fluturuar në 20 milionë, por të paktën ka pasur edhe ndonjë vend tjetër andej nga Afrika ekuatoriale ku mund të kenë vjedhur në këtë mënyrë me rrugët. Ama që një punë e cila bëhej shumë mirë për vetëm 3-4 mijë lek te vjetra të faturohet me kontratë 10 vjeçare 260 dhe 370 mijë lek, kjo vetëm në Republikën e Ramastanit ka ndodhur. Po dëgjojmë se do akuzohet për shpërdorim detyre. Kjo është tallje, është po aq e ndyrë dhe e paturpshme sa edhe vetë zhvatja me PPP. Shpërdorimi i detyrës është kur shkel ligjin gjatë kryerjes së detyrës. Në këtë rast do të ishte sikur të ishte vjedhur nja 10 apo 20 përqind gjatë tenderave për instrumenta apo materiale sterilizimi. Këta nuk janë në shpërdorim detyre, janë grup i strukturuar kriminal njësoj si ai i inceneratorëve. Kanë ngritur një sipërmarrje kriminale me plan të paracaktuar për të zhvatur deri në palcë paratë e shqiptarëve. Beqaj e ka ditur shumë mirë që sterilizimi është kryer mot e jetë me kosto 250- 300 milionë lekë në vit dhe nuk dimë që ai të ketë deklaruar apo denoncuar ndonjëherë më parë se kanë vdekur pacientë sepse nuk po sterilizohen siç duhet veglat e operacionit. Ai e dinte gjithashtu se ishte i sapondërtuar dhe i gatshëm centrali i ri i sterilizimit në QSUT i bërë me paratë e taksapaguesve, nëse ishte urgjent përmirësimi i shërbimit të sterilizimit. Megjithëse i dinte të gjitha këto krijoi një gjoja PPP ku 40% i ka një emigrant anonim Rrapaj i filmuar gjithandej me Ramën dhe Beqen, një sipërmarrje mafioze e cila në 10 vjet do ju gllabërojë shqiptarëve gati 200 miliardë lekë për të kryer një punë e cila deri dje kushtonte vetëm 2.5- 3 miliardë për aq vjet.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Moza

            E vertete Ilir, po shikoja ne internet per koston e sterilizimit kirurgjikal ne Europe, del qe eshte 20 deri 30 euro ne France, Belgjike e Gjermani, ndersa ne UK qe me rezulton vendi europian me kostot dhe cmimet me te larta per sherbimet mjekesore eshte nga 30 ne 45 pound per nje operacion. E tmerrshme se si kane guxuar te vendosin ne ate kontrate cmime qe jane 6-10 here me te larta se sa vendet me te shtrenjta te Europes. Burgu nuk eshte asgje per keta. Drejtesi behet vetem po t'ju sekuestrohen milionat e eurove qe figurantet gjoja aksionere te koncensionit jua kane derguar qeveritareve ne bankat dhe parajsat fiskale jashte.

            Përgjigjjuni
          2. Y
            Yll kolonjari

            QENDRO KRENAR DHE NE QELITE E BURGUT ILIR HAMUD BEQAJ. ATJE KE PER TA PARE DITE NATE REVOLUCIONIN 3 DIMENSIONAL QE KE SJELLE ME PPP-te.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje