Një letër drejtuar kongresmenit Zeldin, në lidhje me shpalljen non-grata të Berishës

18 Korrik 2022, 21:02Politika TEMA

Një letër drejtuar kongresmenit Zeldin, në lidhje me shpalljen

Nga Gary Kokalari

I nderuar kongresmen Zeldin:

Po ju shkruaj në lidhje me pyetjet dhe letrat tuaja që i keni drejtuar Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe që lidhen me shpalljen nga ana e DASH të ish kryeministrit Sali Berisha si persona non-grata për korrupsion. Për herë të parë, ju e pyetët sekretarin Blinken për këtë çështje gjatë një takimi online të Komisionit për Punët e Jashtme të Kongresit më 7 qershor 2021 dhe në dijeninë time, letra juaj e fundit ku i kërkoni sekretarit Blinken që t’ju përgjigjet, mbante datën 24 nëntor 2021. Megjithatë, pyetjet tuaja vazhdojnë të bëjnë jehonë në mediat shqiptare duke sjellë tensione të panevojshme politike brenda një vendi që është një nga aleatët më të mëdhenj të Amerikës.

Një pjesë e shqetësimit tuaj lidhet me faktin se Sekretari Blinken  nuk ka dhënë detaje në lidhje me korrupsionin e Berishës dhe ju thatë që zyra juaj ka marrë “shumë pak detaje” si përgjigje dhe ju e keni konsideruar këtë si “alarmante”. Ju po ashtu thatë që ishte mjaft “e dyshimtë” që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm kërkesën tuaj dhe keni aluduar se përcaktimi që ka bërë DASH mund të ketë qenë rezultat e asaj që ju konsideroni si një komplot kundër Berishës së orkestruar nga Xhorxh Soros.

Gjatë pyetjeve të drejtuara ndaj Antony Blinken më 7 qershor 2021, ju thatë: “Unë u përpoqa të gjeja prova mbi korrupsionin e tij (Berishës), por nuk gjeta asgjë.” Ç’është e drejta, “kërkimet” tuaja nuk do të kenë qenë shumë të thella, sepse do të kishit gjetur me qindra të tilla, për të mos thënë me mijëra referenca në mediat shqiptare, ku flitet për akuza të ndryshme për korrupsion dhe akoma më keq, vepra korruptive të kryera nga Berisha. Më tutje, në qershor 2021, me anë të emaileve që unë shkëmbeva me ju dhe me stafin tuaj, dhashë detaje mbi arsyet që më bënin të besoja se përcaktimi i Berishës nuk ishte kërkuar nga askush, por me sa duket, kjo ra në veshë të shurdhët.

Ndonëse e di që është humbje kohe, po i përsëris sërish ato që mendoj se janë provat e shumta që vërtetojnë poshtërsitë e qeverive të drejtuara nga Sali Berisha duke filluar me anarkinë e skemave piramidale të vitit 1997.   Shqiptarët e mbajnë mend mjaft mirë se si Berisha shfaqej përkrah Vehbi Alimuçës (Berni Madofi i Shqipërisë), drejtuesi kriminel i shoqërisë Vefa, e cila ishte një nga skemat më të mëdha piramidale në Shqipëri, ndërkohë që Berisha deklaronte që paratë e shqiptarëve ishin të sigurta. Ndërkohë që ai vazhdonte ta mbështeste Vefa-n, Berisha i shpërfilli paralajmërimet e shumta që vinin nga Banka Botërore, FMN dhe ekspertë të ndryshëm financiarë që i bënin thirrje t’u jepte fund skemave piramidale, por këto skema vazhduan të zgjeroheshin–ashtu siç e parashikova unë–dhe kjo situatë pasoi me një luftë civile që shkaktoi mijëra të vdekur dhe gjysmës së popullsisë shqiptare iu zhvatën kursimet e jetës.

U desh ndërhyrja e SHBA-së dhe e BE-së për të rivendosur sërish rregull në Shqipëri. Por Berishës nuk iu cenua aspak stili i jetës. Në fakt, pasi u rrëzua nga qeveria, ai u shpërngul në një apartament të ri dhe luksoz në lagjen më të shtrenjtë të Tiranës. Ju duhet të dini që skemat piramidale të Shqipërisë ishin një nga shkaqet kryesore të përhapjes së grupeve të krimit të organizuar në Ballkan sot.

Më pas ishte edhe skandali i AEY-së ku qeveria e Berishës tentoi t’i shiste municione të vjetra e të paligjshme kineze me vlerë 300 milionë dollarë Departamentit Amerikan të Mbrojtjes me anë të AEY-së, një kompani me seli në Majami dhe Henri Thomet, një trafikant i njohur i armëve në tregun e zi, i cili është i njohur për marrëveshjet e tij me qeveritë e korruptuara. Kosta Trebicka, një biznesmen shqiptar, të cilit kompania AEY i kish dhënë kontratën fillestare për të ripaketuar municionet kineze, më dha informacione për këtë skandal, pasi ai ishte përjashtuar nga marrëveshja. Ai më informoi se kontrata ishte pezulluar për shkak të presionit të ushtruar nga qeveria e Berishës për t’ia dhënë atë një miku të Berishës, i cili thuhej se ishte ortak biznesi me Shkëlzen Berishën, të birin e Sali Berishës. Gjatë një bisede telefonike të regjistruar mes Efraim Diverolit, President i AEY-së dhe Trebickës, teksa shprehu shqetësimin e tij për sa i përket korrupsionit në Shqipëri, Diveroli tha: “Çështja ka shkuar deri te kryeministri (Sali Berisha) dhe i biri. Unë nuk luftoj dot me mafien. Është bërë çështje shumë e madhe. Kafshët kanë dalë jashtë kontrolli.”

Marrëveshja e AEY-së me qeverinë Berisha ishte një përpjekje për të mashtruar Departamentin tonë të Mbrojtjes për një shumë prej 300 milionë dollarësh dhe me krenari mund të them që unë e kam demaskuar skandalin e AEY-së dhe kjo aferë paraqitet edhe në librin War Dogs, i cili flet për AEY-në dhe më vonë u bë edhe film me protagonistë Bradley Cooper dhe Jona Hill. Për fat të keq, gjashtë muaj pasi ky libër doli edhe në faqen e parë të New York Times më 27 mars2008 https://www.nytimes.com/2008/03/27/world/asia/27ammo.html  Kosta Trebicka u gjend i vdekur në rrethana të dyshimta në një rrugë rurale në jug të Shqipërisë. Ju duhet të dini që unë bëra të mundur që Kosta Trebicka të dëshmonte para një komisioni të Kongresit në lidhje me AEY, kështu që një dëshmitar kyç i qeverisë amerikane vdiq në rrethana të dyshimta pas dëshmisë së tij. Unë ju sugjeroj që nëse jeni i shqetësuar për Shqipërinë dhe korrupsionin, ju duhet të kërkoni edhe një hetim mbi vdekjen e Kostës. Ju duhet të kërkoni po ashtu një hetim se cilët, mes zyrtarëve të lartë të qeverisë Berisha, e lehtësoi skemën e AEY-së. Unë do t’ju asistoja me kënaqësi në këtë hetim.

Më pas kemi edhe privatizimet e ARMO-s dhe Albpetrol-it, dy nga asetet më të mëdha shtetërore në Shqipëri duke iu shërbyer në “pjatë argjendi” Rezart Taçit, një miku të Berishës, duke përdorur procedura të manipuluara tenderimi. Që të dy tenderat iu dhanë fillimisht kompanive fantazmë derisa Taçi u shfaq si fitues në çastin e fundit. Në rastin e ARMO-s, Taçi nuk i përmbushi dot detyrimet financiare të parashikuara në kontratë, sepse ai paraqiti një situatë financiare fiktive gjatë procesit të tenderimit dhe kjo çoi në falimentimin e ARMO-s.

Pavarësisht fiaskos së ARMO-s, qeveria e Berishës pati guximin që t’ia jepte tenderin e Albpetrol-it Taçit dhe ai mund ta kishte zhvatur edhe atë aset shtetëror po të mos ishte për ndërhyrjen time për të vërtetuar se garancia bankare me vlerë 100 millionë dollarë që Taçi tentoi ta përdorte në mbështetje të ofertës së tij ishte një mashtrim i pastër. (Shikoni kopjen e bashkëngjitur të emailit nga avokati i American Chartered Bank dhe linkun përkatës të Financial Times). Ju duhet të kërkoni po ashtu një hetim se pse është përdorur një bankë e siguruar te FDIC me qëllim që t’i jepej Albpetroli një mikut të Berishës. Jam i gatshëm t’ju ofroj ndihmën tim edhe për këtë.

Si ARMO ashtu dhe Albpetrol ishin shembull i pastër i praktikave korruptive të qeverisë Berisha dhe ndoshta një ditë, Taçi mund të thirret të dëshmojë për rolin e tij në këto mashtrime.  Për fat të keq, na duhet të presim, sepse aktualisht, Taçi është në kërkim nga drejtësia për akuza mashtrimi dhe pastrim parash për llogari të mafies palermitane.

Në lidhje me teorinë tuaj të komplotit të Sorosit, informacionet tek të cilat ju i bazoni pyetjet që i drejtuat Sekretarit Blinken ishin thjesht një përsëritje e narratives së librit të Matt Palumbos mbi Xhorxh Sorosin dhe që mban titullin “Njeriu pas Perdes”. Dhe unë kam arsye për të besuar se ata që jua kanë ofruar juve këto informacion të rremë janë personat që e kanë ndihmuar Palumbon të sajojë këtë histori në librin e tij. Libri ju referohet juve duke pyetur Blinkenin: “Çfarë informacionesh specifike mund t’i ofroni këtij komisioni për të justifikuar këtë lëvizje dramatike (sanksionimin e Berishës)?”

Vetëm dy paragrafë më poshtë nga citimi juaj, Palumbo shpalos “provën” kryesore për komplotin e Sorosit për sanksionimin e Berishës:

“East-West Management Institute ka ofruar faktet që lidhen me akuzat e ngritura nga Departamenti i Shtetit ndaj Berishës. Instituti kryesohet nga një grua me emrin Delina Fico, që mban titullin e drejtueses së programeve të shoqërisë civile në Institutin East-West. Krahas Central European University, East-West Management Institute është një nga dy grupet e Sorosit, të cilat ai i ka konceptuar si institute të përhershme.”

Më lejoni të filloj me disa sqarime. Fillimisht, siç mund të shihet shumë lehtë duke vizituar faqen e East-West, znj. Fico nuk është në krye të këtij instituti. Michelle Scott është Drejtore e kësaj OJQ-je dhe Adrian Hewryk është Presidenti. Nga faqja mund të konstatoni po ashtu se ndonëse East-West mund të jetë “krijuar” nga Soros, sot kjo OJQ financohet nga burime të tjera, përfshi këtu qeverinë amerikane, OKB-në, Bankën Aziatike për Zhvillim dhe Fondin Rockfeller Brothers.

Megjithatë, pavarësisht këtyre shtrembërimeve faktesh, unë fola me një burim në institutin East-West dhe ai person mbeti i habitur dhe i fyer që një është ngritur një pretendim i tillë skandaloz ndaj këtij instituti. Sipas pretendimit në fjalë, instituti na qenka i përshirë në një komplot të Sorosit. Personi në fjalë më informoi se kjo organizatë nuk ka asnjë lidhje me sanksionet e DASH ndaj Berishës. Unë u informova se Palumbo nuk i ka marrë kurrë në intervistë personat përgjegjës e të ashtuquajturit komplot në institutin East-West, dhe kjo tregon se qëllimi i Palumbos ka qenë që ta paraqiste Sorosin si një njeri të keq më shumë sesa të zbulonte të vërtetën. Unë kam bërë disa hetime në lidhje me burimin tim të informacionit dhe ai person është një profesionist që gëzon besueshmëri të lartë.  Ç’është e drejta, unë e besoj këtë person,  i cili më la të kuptoja se historia e komplotit të Sorosit mund të jetë fabrikuar nga ata që qëllimisht i dhanë Palumbos informacione të rreme–pak a shumë si dosja Steele.  Kjo përputhet me shtrembërimet që Palumbo i shërbeu si “fakte” në librin e tij.

Dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë kjo do të thotë që ju, duke përdorur materiale që bazohen në thashetheme, të njëanshme dhe të pabazuara në fakte, me dijeninë tuaj apo jo, i keni çuar kohë dëm Departamentit të Shtetit dhe Komitetit për Çështjet e Jashtme duke shpenzuar në të njëjtën kohë paratë e taksapaguesve. Por, për ta rënduar situatën akoma më shumë, ju folët në emër të Sali Berishës, një individ i cili është sanksionuar nga Departamenti i Shtetit për korrupsion. Unë jam shumë i gatshëm të punoj me stafin tuaj për t’i shkuar kësaj historie deri në fund dhe jam besimplotë që mund t’i shkoj, por nëse ju e refuzoni këtë ofertë, atëherë mua me të drejtë më lind dyshimi që ju po i shpërfillni provat e besueshme me qëllimin e vetëm që të bëni sulme me qëllime politike ndaj Xhorxh Sorosit. Sa për dijeni, unë nuk jam ndonjë admirues i madh i Sorosit, sepse jam i shqetësuar për përpjekjet e tij për të ushtruar ndikim në sistemin penal të drejtësisë me agjendën e tij progresiste, megjithatë, nuk i kam shumë qejf ata që përdorim dokrra dhe materiale të pabazuara në fakte për të pastruar figurën e një personi të shpallur non-grata për korrupsion.

E di që keni nevojë të besoni se Xhorxh Sorosi është gogoli i çdo republikani, por po ta shikoni këtë çështje më me kujdes dhe jo të ndikoheni nga servilët e Berishës, besoj se e vetmja gjë që do të zbuloni është fakti se Berisha ka bërë shumë të pabëra. Unë besoj se ju kam ofruar mjaft informacione që të paktën të keni dyshime se sanksionet që DASH i ka vendosur Berishës mund të jenë të justifikuara. Nëse do ta merrni mundimin të bëni disa kërkime, do të zbuloni që personi që fshihej pas skemave piramidale të Shqipërisë, ARMO, Albpetrol dhe skandaleve të AEY-së nuk ishte Xhorxh Soros, por Sali Berisha!

Unë e kam të vështirë ta besoj se ju u zgjuat një mëngjes të bukur dhe vendosët që t’i vinit në ndihmë Berishës, por e kam shumë të lehtë të dal në përfundimin se ndaj jush është lobuar nga individë të dyshimtë për t’u përfshirë në këtë çështje. Mos harroni po ashtu se një lobim i pa deklaruar për llogari të Berishës mund të konsiderohet si një shkelje e ligjit për Deklarimin e Agjentëve të Huaj dhe mund të përballeni edhe me penalitete për shkak se keni mbështetur një person që është sanksionuar nga DASH për korrupsion. Si rezultat, unë po ju kërkoj të ofroni informacione në lidhje me zanafillën e vendimit tuaj për të përdorur postin që keni për interesat e Sali Berishës.

Duke qenë se po merrni pjesë në fushatën për guvernatorin e Nju-Jorkut, unë ju sugjeroj që të mbroni në radhë të parë interesat e banorëve të Shtetit të Nju-Jorkut, që nuk besoj se kanë lidhje me lobimin pranë DASH për llogari të ish kryeministrit shqiptar, i cili është sanksionuar për korrupsion.

Ju faleminderit,

Gary Q. Kokalari

Albanians for a Democratic Albania

New York, NY

33 Komente

  1. I
    Ish-foltorist

    Edhe me te ashper ta kishit bere letren, nuk do t'ishte e tepert - bemat e sali berishes jane te shumta dhe me pasoja te renda jo vetem per Shqiptaret e Shqiperine, por edhe per mardheniet shqiptaro-amerikane. Sali berisha esht nje morr i kuq, sharlatan gjaksor e mashtrues pervers, qe kerkon te djege per te treten here kete vend. Falemnderit.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anti dumbabist, dhe patriot Shqiptar.

      Z. Kokalari, ashtu siç ka kontribuar gjithmonë familja juaj per çeshtjen e kombit Shqiptar, deshiroj dhe ju kerkoj të punoni edhe më shumë si avokat i popullit dhe kombit të shumë vuajtur Shqiptar. Persona si ju, mbajnë mbi supe barrën e rëndë të shpresave të popullit. Ju lutem z.Kokalari, rriteni edhe më shumë nivelin e luftës tuaj kunder kopilit Serb, Sali Berisha, që është komunisti i fundit Shqiptar, që është krimineli, hajduti, i korruptuari, minuesi i themeleve të kombit Shqiptar, si dhe dinamituesi i krenarisë Shqiptare dhe demokracisë së re që filloj të lulëzonte në Shqiperi. Tradhetari Sali Berisha, siç e dini edhe ju z.Kokalari, e refuzoj, dhe e refuzon ndihmen vllazerore të Amerikës së madhe, që ja jepte Shqiperisë dhe kombit Shqiptar, duke realizuar detyren e tij si spihun i Kadri Hazbiut dhe agjent i UDB-së Jugosllave sot Serbisë. Z. Kokalari, mos u dekurazhoni nga lobimet e disa shkerdhatave dhe spihunjve shqip-folës të Serbisë në Amerikë, që si prostituta që janë, mbrojnë dhe lobojnë për proksenetin e tyre Sali Berisha. Ata tradhetarë, duke lobuar per tradhetarin e kombit Sali Berisha, çojnë ujë me dashje në mullirin e Serbisë, Rusisë etj etj. Z. Kokalari, me shumë rrespekt ju pershendes, duke ju konsideruar si një nga patriotët më të mëdhenj të kombit Shqiptar. ps- shkrimi juaj i drejtuar z. Zeldin "dollari"...., meriton me shumë rrespekt një " Chapeau Monsieur".

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        E me te lumte pena mo Gary. Ti ia ke plas ne surrat gjithmone Saliut. Kush e di si po shkumon ajo kusherira jote.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ..

          Falemimderit qe e bete publike kete leter dhe pergezime per nivelin e larte te shkrimit. Si per nga permbajtha dhe stili, por me shume per korrektesine e admirueshme te gjuhes shqipe. Keta paçavureshkruesit qe na deshperojne me gomarlleqer dhe gabimet pa fund, duhet te mesojne shume prej jush.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Martin

            Gary Q. Kokalari duhej te ishte emeruar Prokuror i Pergjithshem i SPAK-ut ne Shqiperi te apkten per 3 vjet dhe jo Arben Llalla, komshiu i Sali Berishes dhe Ilir Metes ne plazhin e Lalezit.. .

            Përgjigjjuni
            1. F
              FCB

              Shko e re bq sorrosian.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ed

                Good bless you Gary Kokalari .Pac shendet dhe jete te gjate qe te ndihmohe ceshtja shqipetare ne amerike.

                Përgjigjjuni
                1. b
                  ben

                  Gravo zoti Kokalari. I jeni qepur Salih Berishes dhe uroj ta coni deri ne fund kete veper humanitare per popullin tone te vrare, vjedhur e dhunuar prej Salih Berishes dhe zagareve te tij.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Korcari

                    Po ky mo??!! Nje hic,nje emigrant mese i zakonshem,te tille ka miliona Amerika, behet si i forte dhe i rendesishem ne nje vend ku nuk e njohin as komshinjte.Me keq se nje Kokolari tjeter qe ka erdhur ne shqiperi dhe askush nuk e di cfare eshte.Me budallane te ze beleja!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. x
                      xheJ. eN. Bi.

                      O korçar.. ke të drejtë kur thua se me budallanë të gjen belaja dhe do vija në kandar ty dhe G.Kokalarin se kush është budallai.Dhe kandari më anoi nga ty dhe vërtet po të ketë Shqipëria edhe 999 të tjerë si ty na mori lumi se belaja na ka gjetur me kohë.

                      Përgjigjjuni
                      1. c
                        ceni, boston

                        Nuk e njeh ti se ti deri ne Maliq ke qene o Korcari, po google nje here emrin e tij nqtse di te shkruash dhe pastaj fole o ko..ke lo.e!

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Malo

                        Ka mare pagesen e do bej detyren….

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Emma

                          Gary Q. Kokalari eshte milioner, o shoku i Doktor sali Mortjes.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Malo

                            Edhe do te na bindi se ketu ne pellge mender politike ai qe e Asia bere gjynahe na qenka vetem Sali Berisha?po mire more dite zi Geri ma bej nje artikull per super vjedhjet qe Po ndodhin ne keto 9 vite apo je qerruar nga zyre e shurdhuar nga veshet.

                            Përgjigjjuni
                        2. A
                          Astrit

                          Te lumte Gary. Mr. Zeldin te mendohed disa here para se te perfshihet me Sali Kriminelin se do ta pesoje si James Traficante ne vitin 2000 qe beri fushate per Saliun ne Shqiperi por sapo u kthye ne Amerike perfundoi ne burg. Sliu eshte nje kerme e ngordhur qe bie ere te keqe.

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tom

                            Berisha ka sh.... dhe sh....dhen shqiptaret.Kjo tregon se edhe Zeldini ka qene pjese ne kete bashkpunim me SB,ose te pakten nuk ka perfituar nuk i ka dhembur gje.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              God bless America

                              Kongresmeni Zeldin i dergon ca pyetje Sekretarit Shtetit Blinken, dhe ja, atij tenton ti jape sqarime Geri apo Gary Kokalari nje shtetas shqiptar i amerikanizuar! Kush eshte Geri Kokalari pervec se antipodi i Evi Kokalarit? Nje hic qe vetquhen "Aktiviste". Kujtojne keta mjerane se nga qe kane nje pasaporte amerikane mund te marrin atributet e Departamentit te Shtetit. Ate leter te Gerit, nje nga mbi 300 milion shtetasit amerikane, ai senatori Zeldin vetem per leter higjenike mbase e perdor.

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                korrigjim i korrigjimit

                                Geri nuk eshte shtetas amerikan i natyralizuar. Geri eshte shtetas amerikan i lindur ne amerike. Ai si cdo amerikan, ka nje origjine nga diku tjeter, por kjo nuk e ben me pak amerikan. Amerikanet nuk i bashkon ngjyra e flokeve si Suedezet, Amerikanet i bashkon te qenit dakort me kushtetuten e tyre qe e respektojne.

                                Përgjigjjuni
                              2. V
                                Vini

                                Nje Kokalar qe ishte e sakte e vrau Enveri,te gjithe te tjeret njeri me tope se tjetri jane.

                                Përgjigjjuni
                                1. c
                                  cup frroku

                                  sa dollar ka marr zotnija per ket shkrim

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arbër

                                    Qëkur shkruan "zotnija", kuptohet që je nga tufa e saliqenve.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. x
                                    xhimi

                                    Zoti Kokalari si gjithmone jeni teper i sakte me shkrimet tuaja bindese por lobimi qe ben ky kongresmen sigurisht eshte i paguar nga krimineli Sali non grata dhe shpellaret e tije ne SHBA qe jane njelloj si ata idhtaret e Enverit qe thonin japim jeten per komandantin.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Franci

                                      Geri , shpjego sa te duash ti , dhe duket qarte qe shpjegimi eshte i cilesise se larte , vec mos haro qe Lee Zeldin eshte Kongresmen amerikan i financuar nga klani Berisha ......tani se kush fshihet ps klanit Berisha ajo eshte tjeter histori ..... Kongresmeni ne fjale nuk eshte hera e pare qe ka treguar kembet e para per mbrojtjen e Sali Berishes , eshte interesante se ku e gjen ate force per vete moshen e re qe ka kongresmeni .....te ishte ndonje si dikur Dana Rohrabacher do te ishte e volitshme ....po 42 vjecari ??? Ku e mesoi ai Saliun se eshte i ndershem apo jo ?? Apo paraja thuaj .....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Eni

                                        Ben ndonje pune tjeter ky? Berisha po shkon 200 vjec e nuk e kuptojne kta qe vetem e forcojne....po nuk e permende Berishen ai mbaron....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. "
                                          "BOHOTINA"

                                          Mire ia ke bere me nje sqarim shterues, por tek djalli Berisha ka plot fakte te tjera qe pa hipur ne pushtet ne 1992 me ngjarjet e 2 prillit 1991, me shkeljen e embargos se OKB per furnizimin me naft te Miloshevicit, me grabitjen e zgjedhjeve te 1996, trazirat e 1997, 1998, me Gerdecin, 21 janarin, vrasjen e Kosta Trebickes, Sokol Olldashit, etj...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Agim

                                            Bravo Zoti Gary Kokalari, patriot

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lali dhjeri

                                              Ej ne Shqiptaret jemi te veçante dhe ashtu ngelemi jo ne Amerike po edhe ne mars po te jetojme! Zoteria merr persiper te Sqaroje Kongresmenin Amerikan dhe te them te drejten mendova se do ishte interesant sepse tani do sillte fakte nga ndonje gjykate apo akuze nga ndonje prokuror brenda apo jashe shqiperise!!! Por cte lexosh , permbledhje shkrimesh nga Gazetat “e pavarura” , opinione Analistesh e politikanesh kundershtare , kto te thena e sterthena deri me sot. Por ky zoteria vazhdon te habitet sesi tjetri kerkon FAKTE ?. Çmund ti thuash ktij njeriu qe megjithese jeton ne Amerike gjykon si ne komunizem!!!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Genti

                                                Si ke nick name ashtu qenke dhe nga mendja. Po me vinka shume keq.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. A
                                                Artan

                                                Bravo z.Kokalari, ke folur dhe ne emrin e shumices se shqiptareve

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Landi

                                                  ne leter duhet te ishin paraqitur te gjitha bemat e Sali Berishes qe nga gerdeci te CEZ e vrasjet ne bulevard e plot e plote te tilla Resume e Salih Dordolecit eshte shume e gjate dhe embyushur me krime

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Lina

                                                    Ky kokepalari ngeli si ata te frontit te lagjes ,shkruaj letra nga te gjithe anet.Ik or pis se per nje vend ambasadori u prishe me Doktorin.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Lala i Lushnjes

                                                      Po ke ngel pa të mi Lina dil nga Tritani mbase i ka tepru ndonjë presh nga të Lushnjes.

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. D
                                                      Democrati

                                                      Bravo zoti kokalari te gjitha keto i dijne shqiptaret edhe Llalla edhe spaku se na jane bere ,te Ditera i di te edhe trebicka po shume shpejt doli per gja. ne jug te shqiperise se s’kishe buke te hente i gjori Trebicka vetem ai deputati juaj nuk ka marre vesh gje

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje