Nisja e negociatave, Biden: Mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë! BE po ndërmerr hapa për integrimin e Ballkanit Perëndimor

19 Korrik 2022, 15:49Politika TEMA

Nisja e negociatave, Biden: Mbështesim aspiratën për një

Presidenti i Amerikës, Joe Biden ka reaguar për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE duke thënë se mirëpret hapat e Bashkimit Evropian për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.

Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit. Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për të rritur angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre”, shkruan Biden.

 

3 Komente

  1. N
    Non grata

    Non grata kete e ka paditur ne gjyqin e Roskovecit dhe pritet ti kerkoje falje po a do ta pranoje non grata

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Nuk mund te denohet non grata nga gjykata e Roskovecit se mbron avokati, kerriçi i Fahriut, Klevis andikapati.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Firmat e themeluesve të PD-së 1991

        Bota duhet të jetë BE, që mundësia sejcilit të përballoj problemet, të jetë possible.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje