Një sondazh që flet qartë për Berishën, por dhe Ramën

16 Nëntor 2023, 10:13Politika TEMA
Një sondazh që flet qartë për Berishën, por dhe

Në emisionin Repolitix në Report Tv u publikua sondazhi i radhës në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja ku qytetarët janë pyetur për temat më të rëndësishme të aktualitetit politik, duke nisur që nga marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, hetimi i SPAK për ish-kryeministrin Berisha për aferën "Partizani" apo dhe kaosin e shkaktuar nga Rithemelimi në Parlament.

Shqiptarët nuk e mbështesin Sali Berishën në sulmet e tij ndaj drejtësisë. 74.5% e qytetarëve të anketuarve në sondazh mendojnë se Sali Berisha duhet të ishte paraqitur në SPAK për t’u përballur me drejtësinë për dosjen e ish kompleksit Partizani edhe pa një autorizim paraprak nga Kuvendi e vetëm 17.4% e qytetarëve përgjigjen “jo”.

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, PS do të ishte fituese sipas të dhënave të sondazhit, ndjekur nga grupimi i Sali Berishës forcë e dytë. Në sondazhin e muajit nëntor pyetjes se për kë parti do të votonit, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, 35.5% e të anketuarve janë përgjigjur PS, 18.1% PD e Berishës, 4.7% PD e Bashës, ndërsa forcë e katërt me 3.2% renditet PL e Ilir Metës.

Të gjitha forcat politike kanë një rënie nga një muaj më parë, ndërsa rritje me 3% ka përqindja e qytetarëve që nuk do të votonin.

Edi Rama vijon të dominojë arenën politike, duke qënë më i preferuari në mesin e 4 politikanëve më të rëndësishëm në vend, por krahasuar me një muaj më parë, përqindja e qytetarëve që nuk preferojnë asnjërin prej tyre, është rritur me 6%.

Të pyetur se çfarë mendimi kanë për punën e qeverisë, 24.3% e qytetarëve përgjigjen pozitiv, 14.2% anoj pozitiv, 30.1% anoj negativ ndërsa 31.4% negative.

Por qytetarët janë edhe kundër aksionit të fundit në parlament të nisur nga opozita me kaos dhe bllokim diskutimesh. Vetëm 15% e qytetarëve e konsiderojnë pozitiv aktivitetin e opozitës ndërsa rreth 80% e tyre mendojnë se veprimtaria opozitare është negative. 

Skenari i kaosit dhe i dhunës, për qytetarët nuk do të shtojë përkrahjen në elektorat, e rrjedhimisht votat për të, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Pyetjes se a mendoni që strategjia e opozitës, për bllokimin e aktivitetit të parlamentit do tja shtojë përkrahjen në elektorat, 73.5% e tyre thonë jo.

Nisur edhe nga zhurma e prodhuar së fundmi, qytetarët janë të ndarë për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. 38.7% e tyre janë pro, ndërsa pjesa tjetër 55.6% ose 1.135.000 janë përgjigjur kundër marrëveshjes, mbi të cilën do të sillen në Gjadër të Lezhës azilkërkues në Itali.

14 Komente

  1. H
    Haa erdhi polici shpejte te Shkullaku ne WC

    Keta anketues 74.5% a e dine qe po vajti ne polici Berrisha mbushe breket me mute shurrose policin nga frika . Tregohuni pak human dhe te aresyshem ky frikacak duhet mbyllur ne spitalin psqiatrike te konvertohet denimi me qendrim ne spitale derivsa te vdesi.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Likja

      E mirë mirë...vazhdojmë matemi me plakun Mere... Na mbeti metri aty ...

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gazeta

      PS duhet te kuptoj tani qe Rama u plak dhe nuk ka cfare jep me. Vetem budalleqe si kjo me Melonin ben. Duhet te iki tani per te miren e PS. Ky sondazhe eshte me keq sesa duket. Shumica ne PS jane kunder marreveshjes me PS.

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesi s'ka, te pakten denigrim

        Gazeta pseudonim; para se te japesh mendimin per te prishur shtepine, na thuaj se çfare projekti ke per te ndertuar te rene, se ndryshe do te mbulohet shpejte nga driza dhe ferrat. Pra, ne qoftese nuk e kupton, po ta çkoqit: para se te ikij Rama, kush propozohet per ta zvendesuar? Se ndryshe marrim malet ne pastaj. Dhe duhet kuptuar se ne Shqiperi nuk ka as ps as pd as lsi, por ka Sali Sheqere, Edi Rame dhe Ilir Muti. Inteligjenca dhe intelktualizmi shqiptar politik ka nje keqkuptim te madh se e ka semundjen ne tru: te formojme parti, per te bere pasuri dhe jo per Shqiperine dhe shqiptaret sepse shembullin e filloi Saliu me plepat dhe do mbaroje kur te des Saliu duke u shuar gradualisht. Po do nja 50 vjet. SE SPAK dhe drejtesia ne Shqiperi duan te ja zgjasin jeten Saliut qe te perfitojne dhe ata dhe niorit e tyre. Hel, u beftene gryke, atyre dhe pasardhesve!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazeta

          Kush do vij pas Rames? PS ka eksperience. Te behet si u be me Nanon. Kesaj rradhe PS ka me shume njerez qe mund te marrin lidershipin e PS si Balluku apo Veliaj. Por edhe te tjere qe kane profil me te ulet. I gjithe brezi i pishtareve te demokracise na dolen hajduter, kriminela ose thjesht te pa afte qe i kane bere deme ketij vendi. Rama u plak para kohe, te iki ne shpi e te bej pushime me Saliun dhe Ilirin ne Dhermi ose te iki ne SPAK si shoket e tij.

          Përgjigjjuni
      2. C
        Centrali Berthamor

        Kush janë këto trushplarë që përbëjnë 18% për Sali Berishën. Prandaj ky vend to vazhdojë të sundohet nga derrat, babëzia dhe injoranca

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zalo Zaloshnja

          Thene ne konfidence keto Sondazhe ky Kushoja im Edi mafishja i stis me sponsorizim nga Bashkia Tirane.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora.Vlora

            Sikur nje referendum te behej ne keto momente per marveshjen me italine Rama do merte te gjatin ,dhe do ishte fundi i tij ,fakti qe e beri ne menyre te fshehte dhe pa u kosultuar me asnje tregon edhe njehere se asnje s do e aprovonte

            Përgjigjjuni
            1. b
              brunilda

              aman kur flasim ne per emigrantet qe jemi akoma duke emigruar sikur te jen vend qe se kan par emigrimin me sy ,sikur nuk jemi shperndare neper bot e kemi bere femije me lloj lloj racash ,te thuash rac e paster dhe e pasur me shekuj e tani po u prishet raca ,degjojne saliun dhe harojn qe i kan femijet emigrant e kan niper e mbesa me lloj lloj racash e thon pastaj pse ka racizem kunder shqiptarve ,per vete su vjen mire po behen me racist se te tjeret ,japin mendim njerez pa asnje nivel vec shaj e kundershto qeverin

              Përgjigjjuni
              1. P
                Per brunen

                Raciste eshte te marresh njerezit me dhune ne mes te detit e ti mbyllesh ne burgje ne Shqiperi per nje shtet te huaj si Italia qe ka nje kryeminister fashiste si Meloni. Vetem sepse Italia nuk do afrikane! Femijve te shqiptareve kjo ju behet cdo dite por media dhe qeveria ne Shqiperi e kane koken ne bythe dhe nuk flet kush. E di sa shqiptare jane neper burgje se kane hyr ilegalisht ne Angli? Sa te tjere kane vdekur maleve dhe detrave neper Evrope?

                Përgjigjjuni
              2. H
                Humirist

                Sondazh idjot !? Gjyshi nuk e di kunder kujt te mprehi shpaten!?Sulltanpiktori filoqylsin.zevendesun e tij,e ka ne kerkim per strehim politik!?Lulbrava e Bardhemi,nua shwiptare qe u beson see zgjudhinkete katrahure hahdutesh!?

                Përgjigjjuni
                1. s
                  serxho

                  Keto sondazhe tregojne se sa shpellare ka ky vend qe kryesohen nga Sali NON GRATA.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lexuesi gazetës

                    Rikthimi Berishës në politik, që prej dëbimit të Bashës nga selia blu.,më shumë e ka dëmtuar atë politikisht dhe familjarisht, se e ka forcuar.Sot më 16 nëntor 2023, kemi një Berish të izoluar brënda për brënda vëndit, shpallja non grata nga SHBA dhe Anglia, dhe një grindje me deputetin e Bundestagut gjatë vizitës së tijë., i bënë gropën në aspekt international., ndërsa në atë nacional ,rizgjimi i përgjegjsis nga qeveria Berisha për 21 janarin 2011 këto ditë në strasburg, e bënë atë jo crediblë në zgjedhjet legjislative të pranverës 2025, duke mos harruar që SPAK e ka në bythë, sa të ketë jetën. Shkëlqimi dhe rënia e shokut zylo.

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cesari

                      Kemi besuar vertete qe do beheshe nje reforme ne sistemin por ne te vertete eshte nje shaka e rradhes si ajo qe beri Berisha me 6 mujorshit, Rama po e ben me militantet e PS. Rama eshte nje mashtrues ordiner qe vetem shtet nuk po nderton, por vetem po pasurohet duke grabitur ate qe mbeti pa grabitur nga Berisha e Meta.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje