“Non grata” në Britani, çfarë do të ndodhë me Berishën?

28 Maj 2024, 19:38Politika TEMA
“Non grata” në Britani, çfarë do të

Do të duhet të paktën edhe katër javë të tjera kohë, për të mësuar nëse ish- kryeministri Sali Berisha do të vijojë ta ketë të pamundur hyrjen në Britaninë e Madhe apo apeli i tij në gjykatën angleze, do të jetë në favor e kështu ti hiqen “non grata” e qeverisë britanike vendosur në 19 korrik 2022.

Palët në këtë proces Sali Berisha dhe ministria e punëve të brendshme Home Office kishin pritshmëri që vendimin “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” tu dorëzohej, deri në fund të majit.

Por nga një komunikim përmes postës elektronike që gazetari i Top Channel Muhamed Veliu,  pati me SIAC, me  “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” kjo do të jetë e pamundur deri në fund të majit.

“Ka ndodhur një vonesë e vogël në përgatitjen e vendimit. Ne jemi në fazën e kontrollit dhe të finalizimit të këtij procesi i cili do të marri ndoshta edhe 3 deri në katër javë”.

Juristë të çështjeve të emigracionit në Angli me të cilët u konsultua Top Channel pohuan se të tilla çështje të kësaj natyre kur një ish kryeministër padit në gjykatë Qeverinë Angleze shikohen me një precizion, ftohtësi dhe paanësi të jashtëzakonshme nga “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit”.

Sipas tyre ka çështje në këtë komision në pritje të vendimit prej një viti për vetë kompleksitetin që mbartin.

Një javë më parë Top Channel solli dokumentin e lexuar në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” ku tregohej se përse Britania e Madhe e mori këtë vendim. Sikurse sollëm edhe detajet kundërshtuese të vendimit prej avokatëve të zotit Berisha.

Ky proces i pazakontë në SIAC është pasqyruar ditët e fundit edhe në gazetën The Times bashkë me Daily Mail, ku theksi vendoset në përpjekjet e Britanisë së Madhe përmes projektit “Crime State Nexus” në të luftuarin e politikanëve të korruptuar dhe me lidhje kriminale nga të gjitha krahët e politikës shqiptare përfshi politikanë të tjerë në Ballkan.

6 Komente

  1. B
    Bejkush

    Mëhëngëshmunë Veliu është si Artur Bibe në Greqi,që na " garantoi" se Irena Gjoka nuk kishte ekspuls nga Greqia... Legenë të shpuar!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Besoj se do nderhyje Ed Rahmani dhe u ba kjo pune. Sa keq do zhgenjehen 99% e komentuesve ne Tema e Mero nga gezimi do baj nji fletrrufe te Zeri i Popullit

      Përgjigjjuni
    2. L
      Like hajduti

      Besoj se di ta the qine n bithe terroristin berisha

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Prit gomar te bij bar. Anglia, une nuk e besoj se do merin nje vendim per t'i hequr damken e zeze non grata Sali Berishes. Anglia nuk do bjere ndesh me veten e saj dhe me vendimin amerikan.Por nje gje edhte e rendesishme,nqs Anglia do zhvilloi nje gjyq per Salin,atehere do t'i hapen petet lakrorit. Do dalin faktet qe Berisha bashke me disa demokrat pa tru thon se nuk ka asnje fakt.Aty do numerohen nje nga nje faktet dhe Berishes do t'i djegin mire bytha.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pilo Lala

          Ja bone gjyqin , o i semuri i Ramutit… lol

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zigur K

          Rruajani mire Rames..ju bastarde berrishplehra...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje