"Nuk do të jem mburojë e asnjë politikani", Dashnor Sula kundër sulmeve të Berishës ndaj SPAK: PD s’mund të përfshihet në betejë

25 Tetor 2023, 15:20Politika TEMA

"Nuk do të jem mburojë e asnjë politikani", Dashnor

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula theksoi se ai dhe deputetët që mbështesin Gazment Bardhin nuk sulmojnë organet e drejtësisë teksa po komentonte rastin e hetimit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. 

Ai deklaron se është kundër sulmeve ndaj SPAK dhe se Partia Demokratike nuk duhet të përfshihet në këtë debat.

“Unë vazhdoj t’i mbështes organet e drejtësisë dhe nuk jam dakord me asnjë lloj emërtimi edhe në kohën kur Rama në Asamblenë e PS-së sulmoi SPAK-un. Jam kundra çdo lloj epiteti, çdo lloj gjuhe. Unë nuk do të jem mburojë e asnjë politikani në asnjë lloj rasti.

Nëse e fusim në kanalet politike, humbet sensi dhe e drejta. Mund të ketë persona të caktuar që kanë interesa të sulmojnë ndonjë politikan apo një tjetër. Kjo nuk do të thotë që e gjithë forca politike të përfshihet në këtë debat dhe në këtë luftë. Qëndrimi i Zt. Bardhi dhe i joni është që nuk i bëhemi mburojë asnjë personi.

Nëse nesër fillon një hetim për një politikan të opozitës që mund të ketë shkelur ligjin, atëherë nuk preket asnjëherë opozita dhe kështu që i bie që edhe pozita e sotme kur të jetë nesër në opozitë të mos preket", tha Sula në News24. 

Pyetjes së bërë nëse duhet ta përfshijë Partinë Demokratike, deputeti Sula ishte i qartë: Jo!

 

3 Komente

  1. s
    shekcari

    Ti deri tani ke qene nje fluger bythperdredhur dhe je vleresuar si TRAP. Ama trap trap po ndonjehere e kap

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cerriksi

      Bravo Dasho je komplet rrk,te duket vetja se je kretar i asamblese se kombeve te bashkuara.Kush te pjerth ty e mendimet e tua o rrocke

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Ne cilen PD eshte ky vulehumbur,nese eshte me kriminelin Sali pse nuk ja mban bytha ti zero emrin me goj po vjen verdall si pordha neper break. PD e vules e ka mbeshtetur SPAK per hetimin e Saliut e di ky gjeldeti Peqini kete apo jo?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje