SHENIM: Spekulimi i Berishës me Kushtetutën dhe precedenti Ahmetaj 

25 Tetor 2023, 12:30Politika TEMA
SHENIM: Spekulimi i Berishës me Kushtetutën dhe precedenti

Për të tretën ditë radhazi, Sali Berisha po përpiqet të marrë atributet e Gjykatës dhe të vlerësojë vetë, nëse vendimi i Gjykatës Speciale për ndalimin e lëvizjes së tij jashtë shtetit është shkelje e Kushtetutës.

Berisha përpiqet t’i referohet nenit 73 të Kushtetutës, pikës 2, ku thuhet se “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit”.

Berishës as i është kontrolluar pasuria, dhe as nuk është arrestuar. Atij i është hequr pasaporta dhe kjo mbështetet nga Neni 27 i Kushtetutës, pika 2, gërma c, e cila thotë:  

c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj;

Pra është në tagrin e Prokurorisë dhe Gjykatës të vlerësojë se Berisha ka mundësi të largohet nga vendi pas marrjes i pandehur dhe t'ia kufizojë këtë liri që e ka të mbështetur në Kushtetutë, pikërisht në nenin 27 të saj.

Madje dhe dhëndri ne aeroport ju kap.

Nga ana tjetër, SPAK disa muaj më parë ka bërë kontroll banese në dy shtëpitë e pretenduara të Arben Ahmetaj.

Në njërën prej këtyre shtëpive, Arben Ahmetaj jetonte me partneren e tij dhe është logjike të konsiderohet shtëpi me imunitetin e deputetit.

Por SPAK jo vetëm që bëri kontroll banese, por dhe u vuri sekuestron atyre pasurive, por edhe Ahmetaj e humbi aneksen në gjithë shkallët e gjykatës.

Përse për Berishën qenka shkelje ligji një e drejtë e bazuar në Kushtetutë në Nenin 27, që ndërlidhet me Nenin 73 dhe që ka të bëjë vetëm me kufizimin e lëvizjes, ndërsa për Arben Ahmetaj është e ligjshme dhe kontrolli, dhe sekuestrua e banesave pa autorizim Kuvendi, dhe madje i ka humbur ankesat në tre shkallë gjykate?

Për më tepër Berisha nëse e ka këtë pretendim, të ndjekë atë rrugë që ndoqi Arben Ahmetaj dhe ta ankimojë vendimin dhe jo të fshihet në banjë sa herë i troket polica në derë.

17 Komente

  1. P
    Populli

    Sali je kokra e malokut te pabese dhe frikacak,po te jesh bure shko paraqitu ne prokurori dhe mbro veten me dinjitet nese ke.Po ti nuk ke as burreri dhe as dinjitet gjithashtu as familja jote po ngele gam gam gam televizioneve .

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajduti i Surrelit

      Ca ka per spekullim ketu o legena qe mbroni keto veglat e hajdutit Rama ne SPAK. Ne jemi shtet dhe duhet te zbatohet rregulli kur mer ne pyetje nje Depudet . Le te shkojne ne Parlement dhe brenda dites Parlamenti ku PS ka shumicen e heq Imunitetin e Berishes dhe vazhdo te nesermen me njehre me procedurat ligjore . Kjo eshte gje e thjeshte fare. Pse te mos zbatohen ligjet ndaj Depudetit, por veprohet sikur jemi ne Xhungel, sepse keshtu kerkon ta paraqesi Shqiperine spiuni i Serbise, Rama hajduti

      Përgjigjjuni
    2. N
      Noku

      Edhe 300-de mund te vrase po te jete nevoja pati deklaruar "Burri shtetit" qe tash ashte kthyer ne "Burrin e leshit"!Hundeperpjeti Berishe i cili mendoi se kerkush nuk do guxonte ta prekte duke mos perfillur kerken,harroi qe vjen nje dite dhe te numerohen nje perf nje te gjitha bemat!Satrapi Berishe e haroi qe Enveri krahas gabimeve e nxorri kete popull nga balta me uzina, fabrika,shkolla, kulture,edukim e kur erdhi fundi e nxorren edhe nga varri ,pa kuptuar se Berisha e donte per vehte ate toke !Nese Enverit i pshurrosen varrin soji Berishjan ,Berishen do ta psurosin te gjalle.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        More malok dreqi,shko ne gjykate ku te kane thirrur dhe mos beje pordhe si pordhet e gomarit. Atje po qe burr ik e perballu me drejtesine,thuaj atje ato mbrockulla qe thua para gazetarve. Krimet e tua o Sali Berisha i di i gjithe populli dhe eshte pikerisht populli deshmitar i te gjitha krimeve qe ke bere. Prandaj mos u fshih pas kushtetutes,se ajo nuk te ndalon te shkosh ne gjykate. Pis dreqi.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agim

          Dmth prokuroria ka vepruar me saktesi kirurgjikale, ndersa ish prokurori mbreme te Ylli Rakipi ishte per imunitetin e deputetit, eshte dhe ķy nen thonte ai (qe duhet te jete ai qe sjell gazeta me siper), por jo thonte ai, nuk mund te zbatohet ai nen , megjithate nqs prokuroria eshte nxituar , te shkoje ne gjykate dhe ta kundershtoje, perndryshe eshte e pakuptimte (non sens ) sjellja e tij dmth vetvetiu llogjikisht e gabuar

          Përgjigjjuni
          1. I
            Italia si moter

            Arbeni qe saliu ben krahasimin me veten e tij eshte paraqitur 3 here ne SPAK dhe ka dhene versionin e tij ,dhe kur paraqitej Ahmetaj saliu llomotiste gjith diten ne televizion qe pse spaku nuk e areston ,po tani sali paraqitu edhe ti si gjith te tjeret apo sta mban sepse ti je nje kriminel dhe e di se çfar te pret per bemat e tua ,bure muti .FRIKACAK.ti do varur ne shesh me litar ne fyt ,renkon shpirti i personave qe ke vrare .

            Përgjigjjuni
            1. S
              Salu Neveria

              Vuaaaaa. Edhe kete e paske bere, fshihesh ne banje sa here troket dera? Po qenke bure pacavure ! Dili o perzot bemave te tua te marte mortja te marte te shpetojme dhe ne se je bere i neveritshem .

              Përgjigjjuni
              1. L
                Llaf Dibre

                Per tri dekada, nga kjo klase politike dhe nga parlamenti yne, nuk mbaj mend qofte dhe nje fraze te vetme mençurie per te mos u harruar. Çuditerisht dhe se fundmi, degjuam Bashen qe tha: "vetem deputetet dhe budallenjte te ne jane te papergjegjshem per ate çka thone e çka bejne." (Them çuditerisht se ne kete parlament jane ulur filozofe, profesore, dekane etj, dhe s'kane lene gje per tu shenuar) Tani qe po kerkohet pergjegjshmeria per ate cka thone e bejne politikanet, te papergjegjshmit endemike po kerkojne te na bejne budallenj ne, si shoqeri.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pensionisti pa qene asnjehere anetare partije.

                  Gjyshi po merrv ne qafe femijet e tij,se po i ben karshillek Shba-se si Sadam Hyseini e Kadafi,qe i vune vete ne pyshtet.Shprehjetv”:O te marre ne jemi shqiptare!?O te marre une jam Sali Berisha!@,edhe nipave e mbesave ju ka mbylle presoektiven!!

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhezo Smokthina

                    E nxori koburen SPAK nga brezi? Tani ose t'a zbrazi, ose t'a fusi në prapanicë, rrugë tjetër nuk ka. Berisha as ka njohur dhe as njeh institucione po nuk i interesoj, atij duhet t'i tregohet pa tjetër që nuk është mbi institucionet me çdo mënyrë të nevojshme. Kemi të bëjmë me një individ që gjithë jetën është mësuar të jetë mbi çdo rregull dhe ligj. Nëse nuk veprohet, SPAK ka për t'u telendisur prej tij deri në atë farë feje sa të qeshin me të qënë dhe gomarë!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Proud to be Albanian

                      O mere nuk mbulohet dielli me shoshe! leri lajthitjet e tua ...lexo shqip kushtetuten! Berisha eshte deputet dhe pike! nuk mund ti ndalohet levizja pa kaluar ne parlamet! Po perse SPAK nuk e kalon ne paralamet do te na e thuash...? Ndersa krahasimi qe ben ti me Ahmetajn eshte qesharak.... Ju shkruani" Në njërën prej këtyre shtëpive, Arben Ahmetaj jetonte me partneren e tij dhe është logjike të konsiderohet shtëpi me imunitetin e deputetit."... jo more jo shtepi quhet ajo qe e ke me hipoteke dhe jo shtepia e partneres apo e partnerit. se Ahmetaj mund te rrinte edhe ne hotel me partneren dhe sipas logjikes tende duhet qe hoteli te konsoderohet me imunitet deputeti... Mero trimi : te gjithe duam qe Zoti Berisha te denohet nese ka shkelur ligjin, POR duke zbatuar lgjin dhe jo maliqin.! Kushtetuta mbi te gjithe!!

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Coptusi i Pd non grata !

                        More a eshte ky qe na çau menderen ku e shpallen non grata qe shahu edhe ameriken , nuk gjyq pa fituar natyrisht beri vetem zhurmusin sj gjithmone ky gjarper gojehelm ..ne fund asgje , dhe plehrat qe e rethojne ,shumica me pas turp te pini kafe me to benin lehjen si udheheqesi i ture , po ata si keto dite bashkë me diha media dhe ekrane jane vene ne gare kush te shpif me shume per organet e drejtesise , Ne fund do mrrin atë te nocrrokut !

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sadiu

                          Po ai në banjë do të rrijë, është dhoma e dytë pas asaj të gjumit, është më prostat boti, krimineli që kërkon me ististim mbështetjen e partisë. Sa i pa turp ky vrasës.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dritani

                            Ndonjë hall të madh ka Tema që është e shtërnguar ta “lexojë” kësisoji Kushtetetutën! Keqardhje, pse jo edhe shetësim që gazeta dhe gazetarë të tillë vetëposhtrohen kështu. Uroj që edhe kjo gazetë të bëhet e tillë dhe ti shërbejë sa më parë atdheut dhe jo oturakut kryeministror!

                            Përgjigjjuni
                            1. j
                              joel shkodra

                              Nese Saliu u fsheh ne banje, po Ahmetaj ku shkoi?

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Svetllana

                                Une i dergova leter Putinit per te dale vullnetar si luftetare ne Ukraine, me ktheu pergjigje qe shko ne Shqiperi se Sali Berisha paguan me flori.

                                Përgjigjjuni
                                1. m
                                  mirel

                                  Nuk ka "Hajdut Surreli" apo ndojne tjeter nga 40 hajdutet e sAli Babes qe e shpeton bishen kdaver te Vicidolit, NUK KA.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje