Lindita Nikolla pritet në Konfresin e SHBA : Partneriteti me Shqipërinë, linjë strategjike

25 Tetor 2023, 10:22Politika TEMA

Lindita Nikolla pritet në Konfresin e SHBA : Partneriteti me

Lindita Nikolla, kryeparlamentarja e Shqipërisë ka zhvilluar një takim në Kongresin e SHBA, pikërisht në një kohë mjaft aktive për të kur po zgjidhet edhe kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve.

Megjithatë, agjenda ka qenë e plotë dhe të gjitha palët politike në SHBA, edhe pse kanë qëndrime të ndryshme për çështjet e brendshme kanë bërë të ditur se aleanca strategjike me Shqipërinë është objektiv i të githë politikës amerikane.

Me Kryetarin e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropën, Thomas Kean, Jr., Kryetarja Nikolla diskutoi mbi mbështetjen e Kongresit dhe të Kuvendit për partneritetin strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë, zgjerimin e marrëdhënieve  mes Dhomës dhe Kuvendit,  bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike.

Lidershipi në KS dhe zgjedhja si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut po rrisin prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe forcojnë partneritetin strategjik me ShBA.

Kryetarja Nikolla dhe Kryetari Kean diskutuan mbi mbështetjen e Kongresit për ndërhyrjen e komunitetit

Euro-atlantik për depërshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës, dialogun Kosovë-Serbi si e vetmja rrugë drejt paqes, Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë si një instrument për stabilitetin në Kosovë. Shqipëria është plotësisht në një linjë me ShBA dhe BE për çështjet  e mësipërme.

Gjatë takimit u diskutua mbi integrimin euroatlantik, si i vetmi destinacion i natyrshëm Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe nevojën e mbrojtjes së rajonit nga influencat joperëndimore.

Shqipëria po udhëheq me sukses Procesin e Berlinit dhe po kontribuon si një faktor stabiliteti, bashkëpunimi dhe Integrimi rajonal.

Me bashkëkryetarët e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë (Albania’s Caucus) kongresmenët Robert Aderholt dhe Jim Himes, Kryetarja Nikolla diskutoi mbi kontributin e grupeve të miqësisë për nxitjen e marrëdhënieve mes Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kuvendit dhe mbështetjen e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Fuqizimi i marrëdhënieve mes Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kuvendit do të nxisë edhe  bashkëpunimin mes institucioneve dhe rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve si faktor zhvillimi, demokratizimi, integrimi dhe sigurie në rajon.

Në takimet në Kongres Kryetarja Nikolla prezantoi edhe kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për tiu bashkuar programit të Dhomës së Përfaqësuesve “Partneriteti për Demokracinë.”

 

Lini një Përgjigje