I ofruan 500 mijë euro, pastaj i nxinë jetën, sot ka një përgjigje për ata që thonë “gjynah Berisha se plak”

25 Tetor 2023, 09:39Politika TEMA
I ofruan 500 mijë euro, pastaj i nxinë jetën, sot ka një

Deklaratat e Paro Laçit, i cili ka qenë për një farë kohe në krye të klubit Partizani, janë shumë më të rënda se sa gjithë dëshmitë që kanë dhënë zyrtarët në SPAK.

Ai përmend shantazhet e djalit të Berishës dhe zyrtarëve të lartë të policisë kundër tij, për shkak të mosbindjes për të dorëzuar pronën.

Laçi është akuzuar dhe dënuar më pas.

Ai e akuzon familjen Berisha se i ka shkatërruar jetën pasi nuk u vu në resht për të pranuar këtë aferë.

Laçi ka dëshmuar në SPAK se ka patur “presione direkt nga Sali Berisha”.

“Edhe Malltezi edhe Shkëlzen Berisha edhe Argita edhe e shoqja na kanë bë presion, se “janë pronat tona”. Përmendnin kudo Sali Berishën në çdo ambient. Unë bëra të pamundurën por i morën me dhunë shtetërore, një mekanizëm i dhunshëm, i paparë. Mua më kanë dhënë oferta për të më mbyllur gojën, pasi refuzova filluan presionet.

Më kanë ofruar 500 mijë euro kesh dhe apartamente. Këto oferta më kanë ardhur në emër të familjes së Sali Berishës. U kam thënë se nuk mund të shkel mbi mundin. Ndërmjetësit kanë qenë Agron Kulici dhe ish drejtori i policisë së Tiranës.

Pas ofertave kanë qenë presioni. Vinin për të na përzënë me forcë nga fushat. Na përzinin. Vinin me urdhër të Berishës. Ne ziheshim me policë të pafajshëm që ata i urdhëronin”

Laçi ka një përgjigje për ta që tani pas hapjes së kauzës penale thonë që Berisha gjynaf se është i vjetër.

“Si nuk paska përgjegjësi sot Berisha. Pse duhet të na vijë keq i vjetër e gjynah?! Kujtdo që ti vijë koha le ta paguajë. Ka bërë padrejtësi të paparë” – thotë ish-drejtuesi i klubit Partizani.

6 Komente

  1. P
    PeDeja e Salehut!

    Gjynof Shqiptarët e shkreti që ka tall k... Salehu me ta. Tani ka ardhur koha të shkoj në p... të Sugarbabes!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Prona tek "Partizani" nuk ka qene prone e tij, ai aty ishte administrator dhe nuk e lejonte ta merte pronen pronari sipas ligjit. Ky Laci duhej cuar ne burg se nuk zbatonte ligjin. Te njejten gje si ky Pandi bente ne Vlore nje ballist qe ishte Drejtor i Vilave dhe nuk i jepte vilen e cila i takonte dhe ishte pron e nipit te Qazim Koculit/ Ai nipi i Qazim Koculit ishte 80 e ca vjec, dhe shkonte perdite i kerkonte pronen e tij sipas Ligjit Drejtorit te Vilave. Por Drejtori i Vilave nuk ja jepte Viles sipas ligjit . U troturua i shrekti plak redh 3 vjet , pastaj atje vajti nje Drejtor tjeter qe rastisi zemr-mire dha ja dha Viles plakut te shkrete .Por nuk i beri ndonje dner, se vila ishte e atij plakut, qe megjithse Ligjia ja kishte njohur Vilen si prone e tij, nuk ja jepnin Drejtori i Vilave. Tamam sic bente ky Drejtori Pandi me Malltezin . Dhe ju sot ne vend ta coni ne burg kete Pandi Laci per mos-zbatim ligji, ju coni ne burg Pronarin pse mori token e tij. Kjo eshte skandaloze more

      Përgjigjjuni
    2. P
      Patronazhisti sufllaqexhi

      Gallatë gazeta e Bolinos e akuzonte si trafikant droge ne Itali që fshihej me identet serb si Berisic Paro tani del dëshmitar i madh Me këto çoka Berisha do na dalë i pastër dhe bëjë lëmsh edhe nje here tjeter atë vend

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yllka

        Paro Laci në vazhdim ta sjelltë mbarë zoti. Zoti qoftë me ju. Kriminela dhe korrupsionista më të mëdhej se familja Berisha nuk ka pasur dhe nuk do të ketë më në Shqipëri. Zoti i paftë keq e më keq brez pas brezi .

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazeta

          Ore kete e gjithe Tirana si halabaket e Saliut ne urdherat e tij kane bere krime per te grabitur prona e per trafiqe droge. Edhe sot ish pronaret nuk hapin dot gojen kane frike per pronat qe jua rrembeu Saliu per nje cope buk me kercenime e deri ne vrasje. Po pse gjykatesin ish pronaret ne mes te Vlores kush e hodhi ne ere? Po keta kshu kane bere te gjithe qe nga Fevzi kerma qe ben budallain e deri tek Rakip pijaneci e me rradhe. Te gjithe hajdut pronash e grabites here me kercenime e vrasje dhe here tjeter me mashtrime e vendime gjykatash.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Krimineli Sali

            Ore njeres po ka gjynah per kriminelin qe shkaterroj kte vend kte popull, ka vrare me dhjetra mira njeres, ka shkaterruar me mijra familje, dhe une jame nje pronar I nje prone ne nje qytet dhe nuk e kam mare dhe nuk e mare dote se ma kane zene te fortet e Sali kriminelit. Prona ne Shqiperi kane mare vetem pushtetaret e P.D Sali krimineli, Jozefina Topalli, Bamir Topi, Monica Kryemadhi,Pjeter Arbnori, dhe lista eshte shume e gjate me kta plera qe kan mare ate qe su takon, dhe ne pronaret e vertet kemi mare Noc Rrokun.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje