Analisti Roland Qafoku e ka cilësuar si ngjarjen më të rëndësishme të 33 viteve të fundit gjyqin e Sali Berishës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se është hera e parë që personaliteti më i lartë politik në këto vite të ketë një përballje me drejtësinë.
“Ne kemi një histori tjetër, të Fatos Nanos, i cili bëri 4 vjet burg në vitet 93’-97’, mirëpo tashmë opinioni publik e di që jo vetëm ai ishte një proces i trilluar, por ishte një proces i mirëfilltë politik sepse ishte një luft që në start të politikës, pas rrëzimit të sistemit komunist dhe nuk mund të futet te ato pjesë normale të goditjes që bënte drejtësia,” – u shpreh Qafoku.
Kujtojmë se ish-kryeministri akuzohet nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi. Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”.
JO... nuk eshte ngjarja me rende e futjes se Saliut ne burg...por eshte ngjarja me e bukur ne keto 33 vjet...Ngjarjet me te renda jane ato qe ka bere Saliu...qe nga futja ne burg e Fatosit, 97-ta, vrasjet politike te Azemit me shoke, Gerdeci, Bulevardi etj etj...keto jane ngjarjet me te renda...ndersa burgosja e Saliut eshte ngjarja me e bukur...Pikerisht per kete dite Edi Rama mori pushtetin...sepse I premtoi popullit futjen ne burg te Saliut...dhe gjithe populli I dha voten...dmth Saliun ne burg e do I gjithe populli...nese do ishte e kunderta nuk do tja jepte populli voten Edit.