Pas deklaratës për media të avokatit të Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka reaguar edhe GJKKO e cila thotë se ende nuk është dorëzuar një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares.
“Nuk kanë paraqitur kërkesë për përjashtim në k/sekretari, por verbalisht kanë parashtruar se do të paraqesin kërkese për përjashtim. Deri ne këto momente ende nuk është regjistruar një kërkese e tillë”,-Zyra e shtypit në GJKKO.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, tha në një deklaratë për mediat se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Ai u shpreh se kjo kërkesë është depozituar.
“Kemi depozituar një kallëzim në SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe kemi kërkuar përjashtimin e saj nga shqyrtimi i çështjes. Gjykimi është ndërprerë për t’u shqyrtuar kjo kërkesë sepse ju e dini se pas kërkesës për përjashtim gjyqtarët nuk mund të vazhdojnë më seancën e gjykimit dhe po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtim të saj.
Ne nuk vijmë këtu që të na jepen 2-3 orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Ne jemi për një proces të rregullt, për një mbrojtje efektive, kështu që ne do të presim njëherë vendimin e gjykatës dhe pastaj edhe procesin me njohjen, por do të jemi në kontakt,” – tha Gjokutaj.
Filloi edhe estrada e përhershme e drejtësisë shqiptare
Filluan shtyrjet me procedure funderrinat e Foltores antiamerikane.
Filloje ky trimi i Viçidolit ,te kerkoje qe te shtyhet sa me shume gjykimi ,or krimineli Non Grata ja e shtyve dhe dy muaj por prap ne Reç e ke vendin bashke me Zenin ,Giten ,e Albin
Ka ik per lesh sala
O Genc avokati! Respekt per tye Por Berisha fuhesh te shkonte sot ne gjykate te prishte kurthin.Por qe neser gillon ti hiqet imuniteti! Sorry patriotik! Eshte gafei juridiko-'politoko. Genc merr paret sa.me shpejte.Puna e Berishs sapoi ka mbarue! S'kupton qe ka nje plan B. Kjo ne ditet ne vijim! S'ke pare gje akoma! USA and aUK kete prisnin! Mos paraqitien ne gjykate! Shtoij disa akuzs more dhe arrest shtepiak dhe me tej..... ku dihet! 313 dhe Rec.