Shtyhet seanca në GJKKO për Berishën, mbrojtja kërkon kohë të njihet me aktet

24 Tetor 2023, 16:00Politika TEMA

Shtyhet seanca në GJKKO për Berishën, mbrojtja kërkon

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha është ndërprerë dhe raportohet se do të rinisë në orën 18:00, pasi mbrojtja e tij ka kërkuar kohë të njihet me aktet në dosje.

Vetë Berisha ka refuzuar të shkojë në GJKKO, duke e cilësuar si antikushtetuese masën e sigurisë ndaj tij, pa iu drejtuar më parë parlamentit.

Berisha gjatë një konferencë për media në orën 14:00, kur nisi dhe seanca në GJKKO tha se është i gatshëm t’i përgjigjet organeve të drejtësisë, por duke respektuar Kushtetutën mbi imunitetin e ligjvënësve.

Berisha është përfaqësuar në gjykatë nga dy avokatët Sokol Mengjezi dhe Genc Gjokutaj.

Ish-kryeministri akuzohet nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi. Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën ‘korrupsion pasiv’.

 

9 Komente

  1. e
    emigranti

    Pse nuk e marrin per zhelesh dhe ta cojne ne gjykate?

    Përgjigjjuni
    1. p
      pali

      Jo keta te dy avoketer te marresh por edhe Genc Burimin me iditin aposionant nuk te shpeton dot!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sara

        ky ka roitur fare, ka marre Mengjezin per avokat nderkohe qe seanca eshte ne darke

        Përgjigjjuni
      2. P
        Patronazhisti sufllaqexhi

        SKAP-i ben loje si të ketë humorin Berisha do s'do ok po te presim Autorizim nga kuvendi i Shqipërisë dhe per leckash ne gjykatë si çdo qytetar i thjeshtë

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sufllaqe saliut

          Me ne funde nje koment serrioze bravo

          Përgjigjjuni
        2. L
          Liria

          Sa te kete ortakun e Kushtetutes se vitit 2008, Edi Ramen, ne vendin vakant te Mbretit te Shqiperise dhe minister te Puneve te Brendshme, Bla-Bla-Blane, ish-Mbreti kryekriminel dhe kryehajdut, Sali Sheqere Vuk Berisha do te ligjeroje si bilbil nga selia e Partise Demokratike te cilen ia ka lene falas kryetari i saj zyrtar Lul Basha.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turpe

            Haaaa gjykate koti do saliu vjen nuk do saliu nuk vjen turpe turpe nuk behet drejtesi me maloke

            Përgjigjjuni
            1. M
              MEMEDHETARI

              Avokatet duhet ta dine se nuk kalon koha duke urinuar... Do te pergjigjen nje dite...

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tropojani

                Ore cuditem me Spakun , futin burg dhendrrin lene jashte krye banditin Sali qen Berishen , po kush e pirdhte Malltezin po mos ishte Saliu ne krye te qeverise saliu eshte krykrimineli ai nuk ka pyetur per ligj e kushtetute jo vetem per te vjedhur po edhe per te vrare , kush merrte gixim ta kundershtone ado pak ai te eleminonte , ata e perkedhelin Sali krimin .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje