Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po mban fjalimin në Këshillin e Sigurimit në New York, ku po zhvillohet debat i nivelit të lartë për situatën e konfliktit Izrael-Hamas.
I pranishëm është edhe Sekretari Amerikan i Shtetit dhe Ministrat e Jashtëm të Izraelit e Palestinës.
“Ngjarjet e 7 tetorit, sulmi më vdekjeprurës në historinë e Izraelit. Shqipëria mbështet Izraelin në të drejtën e tij legjitime për vetëmbrojtje. Ne besojmë se ekziston një mënyrë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e Izraelit. Duhet marrë çdo masë paraprake për të mos dëmtuar civilët. Hamasi priste që bota të kthehej kundër Izraelit, por ne nuk duhet të mashtrohemi. Shqipëria dënon çdo legjitimim apo glorifikim të sulmeve terroriste. Qëllimi i Hamasit nuk është të mbrojë palestinezët, veprimet e tyre nuk i përfaqësojnë ata. Palestinezët duhet të jenë të parët që kundërshtojnë aktet e tmerrit.
Hamasi po ua mohon atyre të tashmen, po u vjedh të ardhmen dhe ne jemi të shqetësuar nga një rritje e frikshme e ndjenjave antisemite. Nuk duhet të qëndrojmë indiferentë përballë thirrjeve që vijnë nga narrativa naziste. Duhet të reagojmë kundër të gjithë atyre që ndezin flakët e përçarjes dhe diskriminimit. Situata humanitare në Gaza është dramatike. Ne dënojmë sulmin në spitalin Al-Ahli dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë për përgjegjësit. Mirëpresim marrëveshjet për kalimin e autokolonave humanitare në Gaza. Nevojat janë shumë herë më të larta, por përpjekjet duhet të vazhdojnë. Ndihma humanitare për civilët duhet të vazhdojë pa pengesa.
Ne mirëpresim lirimin e pengjeve nëpërmjet asistencës. Duhet të shmanget përhapja e konfliktit që do të tensiononte të gjithë Lindjen e Mesme. Dënojmë sulmet e Hezbollahut mbi Izraelin, bëjmë thirrje që të përmbahen nga veprimet e paprovokuara. Retorika provokuese nuk ndihmon, të përcjellim mesazhe kujdesi dhe përgjegjësie. Izraeli ka nevojë për siguri dhe meriton siguri, palestinezët kanë nevojë dhe e meritojnë shtetin e tyre. Çështja e Palestinës nuk duhet të vazhdojë të mbetet një punë e papërfunduar. Shqipëria rithekson mbështetjen e saj për të dyja kombet, për të dyja shtetet. Shqipëria mbështet projekt-rezolutën e SHBA-ve, që trajton të gjitha çështjet përkatëse”-tha ndër të tjera Hasani në Këshillin e Sigurimit.
Vetem se Shtet Shqiptare i ben gjthcka me fjale sepse ne terren ,(e kam fjalen per ne Shqiperi e Kosove ) nuk kan asgje nen Kontrolle .Aty ku Agjentet serbo -greke poaguajn e ngren en Protesta AntiIzrael fukarenje te rrugeve sedhe ndonji Antshqptare si psh Olsi Jazexhiu ,qe snqerishte un cuditem se cfa ben Mnistri Balla ,kua ky Islkamste e Terrorist Antishqiptare dhe antiizrael si ky Cirret rrugeve madje edhe medie dhe Shteti Shqiptare ben sehirxhiun qurrashe .ne vend qe ta qisi nga qarkullimi O.J ate Bakterie Antishqiptare . Po ne Kosove ,e pat cfar kishn organzuar serbet qe te ta kthejne Opinionn Europan e Amerikan kunder Kosoves ??????? Protesta pro Hamasit dhe me thrrje allahu ekber ,nderkohe qe Shqptaret bejne sehr dhe kan nen kontroll vetem Celsat e Kashtes dhe Pordhet e Karriges ku qendrojne ulur
Ky Hasani lexon cfare i thone te tjeret, mire ben qe denon sulmet e Hamasit dhe i jep te drejte Izraelit, por per shkatrrimin e objekteve civile pallateve bizneseve dhe vrasjen e qytetareve, femijeve dhe bombardimin e spitalit ne Rripin e gazes ku u vrane me shume se 500 paciente nuk kishte ndonje rrjesht per te lexuar, se dhuna krimi dhe barbaria denohet paveresisht se nga cila ane kryehet.
Bravo po mos lejoni qe ne tirane te dalin dhe te protestojne palestinezet e leshit kto legena ne qofte se kan bythy te shkojne e ti bashkohen paqes ishin kto qe provokuan izraelin
Fillimisht nuk ka "arabi shqiptare"! Ka vetem Arabi shqipfolese. Se dyti , eshte e drejta e myslimon brother's (sunits and shiits) m'Albanistan qe te mbrojne birazeret e tyre Palestinians.