Zbulohet “KP”, kodi sekret në shkresa për t’i kaluar paratë Malltezit: Hetuesit u habitën kur morën vesh kuptimin

24 Tetor 2023, 17:22Politika TEMA
Zbulohet “KP”, kodi sekret në shkresa për t’i kaluar

Deri në vitin 2018, kompania “Homeplan”, e cila ndërtoi kullat te ish-kompleksi Psrtizani, rezultonte nën pronësinë 100% të Fatmir Bektashit. Ai nënshkruan të gjitha vendimet në emër të aksionerit dhe tërheq dividentët.

Por diku në një zyrë noterie në Tiranë, dokumente të padorëzuara në institucionet shtetërore shpërndajnë dividentë apo mbajnë shënim pagesat e dividentëve për Jamarbër Malltezin.

Dividentët shpërndahen në bazë të një kontrate noteriale të paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të cilin, Malltezi rezulton pronar i kompanisë që mori përsipër zhvillimin e pronës me 35%.

Ai njëkohësisht faturon dhjetëra mijëra euro kompaninë Homeplan për “shërbime konsulence.”

Prokuroria vëren se si në komunikimet e kapura në zyrën noteriale, termat “pagesë konsulence” dhe “divident” përdoren në mënyrë të ngatërrueshme me njëra-tjetrën.

Sipas prokurorisë, kjo “ngre dyshimin e arsyeshëm se, është bërë me qëllim marrjen nga ky shtetas, të përfitimeve të shoqërisë Homeplan, pavarësisht se nuk ka qenë ligjërisht ortak i kësaj shoqërie.”

Prokuroria vëren gjithashtu se në dokumentet e kompanisë, shuma prej mijëra apo dhjetëra mijëra eurosh i paguhen Malltezit duke e identifikuar atë vetëm me iniciale, si dhe “herë pas here edhe me fjalët “KP” ose “Kontribut Patriotik”.”

Sipas një prej dëshmitarëve të marrë në pyetje nga prokuroria, nuk ishte e qartë se pse përdorej termi “kontribut patriotik”, por ishte e dukshme se ky term përdorej edhe për pagesat ndaj Malltezit nga ana e Fatmir Bektashit.

Për arsye që nuk dihen, ortakët vendosën të bëjnë një kontratë të re në vitin 2014, të cilën e depozituan zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2018. Në kontratë, shtetasi Fatmir Bektashi i shet, me pëlqimin e bashkëshortes së tij, Malltezit 35% të aksioneve për vlerën nominale prej 35 mijë lekësh.

Prokuroria vëren anomalinë: deri në fund të vitit 2013, kompania kishte fitime të pashpërndara në shumën 362 milionë lekë. Me shumë kulla në proces ndërtimi, shitja e 35% të aksioneve të saj për 35 mijë lekë ngjan e pagjasë.

Në fakt, prokuroria dyshon se transaksioni ka shërbyer si një mënyrë për të justifikuar transferimin e parave nga kompania për te Malltezi, i cili tashmë dyshohet se ka qenë aksioner hije, ndonëse nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se ai ka investuar para në kompani.

Një fakt i tillë është pranuar në prokurori edhe nga Fatmir Bektashi, i cili tha se Malltezi ka qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë “Homeplan”, “pavarësisht se kur janë pasqyruar gjërat në Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

Për rrjedhojë, sipas dyshimeve të prokurorisë, aksionet dhe dividentët e përfituar, janë përfituar në shkëmbim të vendimeve favorizuese të shtetasit Sali Berisha, kryeministër.

15 Komente

  1. Roberto

    Po ju po ja fusni kot tani??? Po Enno Bozgon qe ka shok feminije Jamarber Malltezin nuk e degjuat qe tha se Abi eshte i ndershem?? Po Andi Bushatin,Arjan Canin apo ish ministrin e drejtesise Ylli Manjani nuk e degjuat ju??? Pse i bini ne qafe nje "trashegimtari" te rreme qe kopsiti c'do dokument ne ate kohe por ju keput kopsa rruges??? Po tani si t'ja bejme???? Hajde ngrihemi ne protesta te mbrojme te "ndershmit" e Shqiperise qe vodhen,dogjen,vrane,torturuan dhe masakruan nje popull te tere prej 30 e ca vitesh dhe akoma hiqen te ndershem dhe sajojne lloj lloj historish me shapatat e valles se Tropojes.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Po shteti Shqiptar ku ehste prekur ketu, apo ju keni hallin se eshte prekur firma e ketij ndertuesit ? Ca i ka vjedhur shtetit ne kete rast ky Malltezi , apo i ka vjedhur gopin e sateme o shkruesi i artikullit ? Se Malltezi nuk ka asnje lidhje me shtetin, apo ju nuk keni hallin e vjedhjeve qe i behen arkes se shtetit? Pse nuk flisni per vjedhjet qe i ben arkes se shtetit Kreyministri Rama qe paguan Incenratret qe nuk ekzistojne ne Tirane me 70 mije Euro ne dite, apo qe paguan me 100 mij euro ne dite per anjet nga Bangladeshi qe qendrojne ne detin e Vlores se gjasme do na prodhonin energji elektrike, por qe prodhojne azgje dhe do rijne ashtu epr 2 vjet, sipas kontrates kriminale te nenshkruar nga Kryeministri Rama ( Uff Kreyminister nje sharlatan hajdut dhe spiun i Serbise si Rama kellira, qe flet Shqip sikur e ka kapur njeri per gryke) . Pse nuk flisni per ruget me 30 milion Euro per Kilometer qe nderton hajduti Rama ??? Krijesa te pista qe shkruani vetem per genjeshtra ne menyre qe te mbuloni vjedhjet qe i ben arkes se shtetit Shqiptar ky Kryeminister armik i Shqiperise, sic eshte Rama hajduti

      Përgjigjjuni
      1. a
        am

        Këto janë akuzat që i ngre e i ul doktor berisha o ramon. Ju syleshët e partisë se punës jeni kaq qorra që s’dini të ndani telenovelat e partisë nga akuzat e shtetit juridik. Bëni akoma gjyqe popullore nga foltoret ku lideri juaj i virgjër shpërndan akuza dhe dënime si në mbledhjet e politbyros në kohë të babaqemos . E meqë ra fjala ka qënë edhe partia që bëri politikan atë zagarin tuaj. Njatjeta

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond Vlonjati

          Ik o hajvan se syleshe jeni ju te PS-se qe keni ne krye te PS-se nje hajdut si Rama qe vjedh perdite shqiptaret me cmimin e Karburantit me te lartin ne Europe. Rama vjedh perdite me Incenratoret qe nuk ekzistojne me qindra milione dollare , me tokat qe po vjedh ne Durres ku ka vjedhur Portin dhe bregdetin aty per ARabin, Rama po vjedh me ato dy anijet qe do prodhonin Energji elektrike, te cilat rijne ne detin e Vlores dhe nderkaq Rama ju paguan per dite nga 100 mije euro, apo kur brenda nje dita beri 18 vendime qeverie se i duheshin per Inceneratoret . Rama hajduti tallet me ju mor hajvane se po ju vjedh po ju grin Le pastaj qe Rama eshte nje spiuni Serbise i diskretituar edhe nga media gjermane qe e akuzoi Ramen se eshte spiun Serb,

          Përgjigjjuni
    2. Z
      Zaza

      Kodi patriotik beleris sala javen tjeter del kxh ose kodi xhihadit i zenit Fabrika boronica Armina hajde te lala

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demir

        KP eshte Kontribut Partiak. O njerez te trashe.

        Përgjigjjuni
      2. t
        tpc

        Kontribut Patriotik per kurven serbe Sali Berisha. Kjo eshte tallja me e madhe me kombin shqiptar, dhe SPAK nuk ka guxim as ta arrestoje Berishen por e lejon te fshije bythen me masat e kerkesat e SPAK per paraqitje ne gjykate.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Injoranti nuk ka brire

          Spak e ka lene te lire per nje arsye shume inteligjente, matufi plak ka filluar te flase neper TV e tij duke dhene version pas versioni, pra keto deklarata te tij publike do ju bashkengjiten provave qe ka SPAK dhe do t'ia plasin te gjithe ne fytyren e tij prej mashtruesi ne momentin e gjyqit.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kargita

          KP ka kuptimin Kari Pidhi se Abi nuk eshte as burre as grua. Thjesht burri dhe gruaja e Argites

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prostituta Kombetare Sali

            Jamarberi i ka be leket, me kredi. Luli dhe Karngrita, me perkthime. Xeni, me konsulence ligjore, Karmina, shet breke!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kaonia

              K .P është Klubi Partitani ,sa shume qe jeni lodhur ????????

              Përgjigjjuni
              1. X
                X

                KP eshte ekuivalenti I kuotizacionit te Frontit Demokratik te lagjes dikur nese ju kujtohet.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gabriel

                  Këto deduksionet e prokurisë janë shumë idiote! Ato janë marrëveshje e detyre private, s'ka punë prokuroria. Vetëm nqs njëta palë private akuzon tjetrën për masjtrim etj.,ath hyn në lojë prokuroria.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    am

                    Po mor po. Prokuroria është budallaqe , ndërsa avuketët e Berishës janë gjenii.

                    Përgjigjjuni
                  2. Q
                    Qytetar i zakonshem

                    Disa komentues bejne tifozllek , ti fusim ne burg, thone . Nuk e kuptoj perse te burgosen . Une do te thosha se sekuestrimi i pasurive eshte denim mjaftueshem i rende . Te gdhihesh i varfer dhe te punosh per buken e gojes kur ke qene i pasur dhe tallje bythen me lekun kjo do ishte super e mjafueshme qe keta ,vete tu dali vetja nga qejfi dhe te vrasin veten .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje