Skënder Gjinushi ka folur për zgjedhjen e tij si kryetar i Akademisë së Shkencave si dhe reformat në këtë institucion.
Por në një moment vendosi të heqë kostumin e akademikut dhe komentoi situatën aktuale politike ku e gjithë vëmendja është përqendruar tek dosja e aferës së privatizimit të ish- kompleksit Partizani, për të cilën ish kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
“Nuk jam këtu për të politizuar akademinë, por jam për të akademizuar politikën” sqaroi Gjinushi, i cili ndër vite në politikë ka mbajtur dhe postin e ish zv.kryeministrit dh e ish- kryetarit të Parlamentit.
"Po të flas si qytetar i kësaj Republike apo ish, duke i rënë shkurt fare, të njëjtat vlerësime janë bërë që në 1998.
Ngjarjet e 1996; manipulimi i madh i zgjedhjeve, kriza e 1997; grushti i shtetit 1998; çështja e Rambujesë, 1999 dhe kontrabanda e naftës e të tjera.
Të tëra këto, kishin krijuar bindjen e plotë se politikanët që bazojnë politikën e tyre mbi dhunën, anti institucionet, dhunën e korrupsionin masiv, duhe ndëshkuar. Sepse ndërtimet pa leje, kanë qenë korrupsion i organizuar dhe ligjëruar.
Të gjitha këto duhej që ky politikan të izolohej, pasi ishin të papajtueshme me demokracinë. Atëherë BE mori pozicionin për ta izoluar që në 1998, por më pas vijuan gjërat.
Nuk do të shtoja asgjë në vlerësimet e mija çfarë është thënë në 1998. Dihej që do të vërtetoheshin një ditë pasi u përpoqën t'i mbulojnë, justifikojnë ose barazojnë. Ka qenë shumë i vonuar, por nuk hyj dot në politikë të thellë për shkak të pozicionit” tha Gjinushi për Report TV.
Bravo Gjinushi. Ti mut muti ke qene por te gjitha keto dhe te tjera qendrojne 100%.
Eshte e vertete se kush eshte djalli Berisha por dhe Ti nuk je gje tjeter vec nje parazit qe ke gjetur nje strofull ne akademin e shkencave qe e ke kthyer ne nje shtojce te megafonit grekofil antikombetare..!!!
po eshte e vertete po shqiperia nuk ka gjykate ,prokurori , SPAK
Berisha nuk duhej gjykuar as për 97, as për 98 e as për 2011.....Ai, thjesht, duhej të dërgohej në ferr(duhej djegur si dogji shqipërinë) në 97', dhe sdo kishin ndodhur më pas krimet dhe korrupsioni masiv që ndodhën nën drejtimin e tij... Gjithsesi o Gjino ty nuk të lejohet të bësh komente të tilla politike.... Se ja ta zëmë se Rama për pisllëqet e veta këto 20 vitet e fundit, çdo thuash ti yll??? Saliun e ka marr në dorë gjykata, të gjith duhet të heshtin....sidomos ti si Krietar i ASHAK-ut
Kjo eshte nje shou nga spak per tu dukur se po ben namin,do te shofim se asgje nuk do i ndodhe